Gazrat dhe gromësira e të porsalindurve: me fotografi

Gromësira e të porsalindurve: gjërat themelore  E re
Body

Gromësira e të porsalindurve: gjërat themelore 

Të porsalindurit mund të kenë gazra nëse gëlltisin ajrin kur qajnë ose ushqehen. Ata/ato heqin qafe gazrat duke gromësirë ose duke i çliruar ato nëpërmjet rektumit.

Vendoseni një rrobë mbi supe. Vendoseni foshnjën mbi supe dhe mbajeni foshnjën me dorën tuaj në të njëjtën anë. Kur foshnja është në pozicion vertikal, fërkojeni butësisht shpinën e foshnjës me dorën tjetër.

Foshnja juaj mund të vjellë pak qumësht gjatë gromësirës. Kjo eshte normale.

Më shumë pozicione gromësire që mund të provoni

Uleni foshnjën në pozicion vertikal në prehrin tuaj. Përkuleni foshnjën përpara me barkun e foshnjës në dorën tuaj. Presioni i dorës suaj në barkun e foshnjës mund të shkaktojë gazra. Fërkojeni butësisht shpinën e foshnjës me dorën tjetër.

Vendoseni fëmijën me fytyrë poshtë në prehër ose parakrah, në mënyrë që fëmija të shikojë anash dhe të mbështetet nga gjuri ose dora juaj. Fërkojeni butësisht shpinën e foshnjës me dorën tuaj tjetër.

Disa foshnje mund të jenë të shqetësuar gjatë dhe pas ushqyerjes derisa të gromësin. Mbajtja e foshnjës tuaj për të gromësirë pjesërisht gjatë ushqyerjes mund të ndihmojë. Përdorni pozicionin që funksionon më mirë për foshnjën tuaj.

 

Pas gromësirës: të kuptuarit e sinjaleve të foshnjës suaj

Pas gromësirës, fëmija juaj do t'ju japë sinjale se çfarë të bëni më pas. Nëse foshnja është rehat, mund të jetë koha për lojëra dhe aktivitete me ju.

Nëse foshnja juaj është ende i/e mërzitur pasi ka gromësirë, problemi mund të jetë diçka tjetër përveç gazrave. A është foshnja juaj ende i/e uritur? A ka foshnja një pelenë të ndotur? A është foshnja i/e sëmurë?

 

Nëse i porsalinduri juaj shpesh është i/e shqetësuar pas ushqyerjes dhe gromësirës, ose ju jeni i/e shqetësuar për ndonjë arsye tjetër, vizitoni mjekun tuaj ose infermieren e shëndetit të fëmijës dhe familjes.