Çfarë është ndërhyrja e hershme te autizmi dhe kujt duhet t'i drejtoheni

Ndërhyrja e hershme synon të inkurajojë rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijës, si dhe të sigurojë mbështetje për fëmijën në mënyrë që ai të mund të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe të pavarur në jetën shoqërore.
Body

Kontaktoni mjekun/pediatrin tuaj për t'u përfshirë në programet e ndërhyrjes së hershme. Ekipi për ndërhyrje të hershme zakonisht përbëhet nga një: pediatër, psikologë, edukatorë specialë, logopedë, punonjës socialë, infermierë.

Ndërhyrja e hershme kryhet për fëmijët deri në moshën 5-6 vjeç, të cilët kanë vonesa në zhvillim dhe devijime zhvillimore, rekomandohet të filloni me aplikimin e këtyre ndërhyrjeve   sa më herët që të jetë e mundur. Ndërhyrja e hershme është shumë e rëndësishme për shkak të potencialit të madh zhvillimor të fëmijës në vitet e para të jetës dhe plasticitetit të trurit, i cili mundëson arritjen e zhvillimit optimal të fëmijës me vështirësi në zhvillim.

Çdo devijim zhvillimor mund të jetë kriter për përfshirjen e familjes në ndërhyrjen e hershme edhe pa diagnozë të caktuar.

Shërbimet e ndërhyrjes së hershme dhe programet për mbështetjen e familjes janë:

  • bazuar në punën në grup; 
  • kryer individualisht për çdo fëmijë dhe familje, duke u mbështetur në rutinat dhe aktivitetet e përditshme në familje dhe kopsht (kur fëmija është i përfshirë në ekip); 
  • duke u fokusuar te familja, të merren parasysh prioritetet e familjes, konteksti, rrjeti mbështetës dhe kushtet e jetesës familjare;
  • mbështetuni në pikat e forta të fëmijës dhe familjes mbi të cilat është ndërtuar dhe zbatuar plani i mbështetjes;
  • fokusuar në interesat dhe motivimin e fëmijës në konteks të aktiviteteve të përditshme;
  • bazuar në strategjitë e provuara shkencërisht për stimulimin e zhvillimit të fëmijës. 

Ndonëse bazuar në dëshmi, ndërhyrja e hershme nuk është njësoj efektive te të gjithë fëmijët me autizëm, as nuk është  njësoj efektive në faza të ndryshme të jetës.