Shenjat e hershme të autizmit dhe çfarë duhet të bëni nëse i vëreni
Shenjat e hershme shfaqen tek fëmijët deri në moshën 2 vjeç, andaj nëse i vëreni te fëmija, është e nevojshme të kërkoni ndihmën e një specialisti.
Body
Nëse fëmija:
- nuk krijon kontakt me sy;
- nuk përgjigjet kur thirret me emër;
- nuk ta kthen buzëqeshjen;
- nuk përdor ndonjë gjest demonstrues;
- nuk përdor ndonjë gjest përshëndetës;
- nuk shikon në drejtimin që ia tregoni, për shembull: jeni duke treguar aeroplanin në qiell;
- nuk tregon gjëra për të ndarë interesin e tij/saj për to me ju;
- nuk zhvillon të folurit dhe gjuhën;
- përsërit fjalët dhe frazat pa pushim (ekolalia);
- i rreshton lodrat në një mënyrë specifike / për shembull në një tel;
- interesohet vetëm për një pjesë të lodrës / për shembull vetëm për rrotat e makinës;
- ka lëvizje të pazakonta dhe të shpeshta të trupit - lëkund duart, rrotullohet, lëkundet, ecën në gishta;
- mërzitet nga ndryshimet e vogla të mjedisit;
Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma duhet të kontaktoni pediatrin e fëmijës, që mund t'ju referojë për diagnostikim të mëtejshëm në institucionet shëndetësore që merren me këto probleme zhvillimore.