Si e kuptojmë që një fëmijë është i ndikuar nga problemet e shëndetit mendor të prindit?

Sigurisht qe problemet e shëndetit mendor të prindit do ta prekin fëmijën apo adoleshentin. Mënyra se si reagojnë fëmijët dhe adoleshentët mund të jetë e ndryshme. Një pjesë e fëmijëve mund të lidhen shumë më prindërit, t’i rrijne atyre afër, të kujdesen, sidomos në momentet kur kanë vështirësitë e tyre. Ndërkohë që një pjesë tjetër mund të reagojnë në një mënyrë krejtësisht të kundërt. Pra, të bëhen hiperaktiv, të bëhen agresiv, të mos jenë tolerant, pra t’a ndryshojnë tërësisht sjelljen e tyre. Por, ka edhe një kategori e fëmijëve të cilët për shkak të ndikimit që ka problemi i shëndetit mendor i prindërve të tërhiqen komplet nga personi, pavarësisht nga nëna apo babi, dhe të kerkojnë prehje jashtë shtëpisë. 

Burimi: Prof. Ass. Dr. Mimoza Shahini

  • Video file
References and comments

Burimi: Prof. Ass. Dr. Mimoza Shahini