Siguria në internet: fëmijët 3-5 vjeç

Ekzistojnë tre lloje të rreziqeve të sigurisë së pjesemarrjes se femijes ne interenet, internetit për fëmijët parashkollorë - përmbajtja, kontakti dhe sjellja. Mënyrat praktike për ta mbajtur të sigurt fëmijën tuaj të moshës parashkollore përfshijnë një plan familjar për mediat, shfletuesit miqësorë për fëmijët, rishikimet, rrethanat e privatësisë dhe kontrollet prindërore. Është e rëndësishme të siguroheni qe femija juaj gjate perdorim te interenetit nuk mund te jete i perfshire ne permbajtjet e ndaluara sa i perket moshes dhe zhvillimit, hyni në internet me fëmijën tuaj, krijoni një model që do të ndiqet për përdorim të sigurt të internetit, dhe mësoni fëmijën tuaj rreth përmbajtjes së mirë dhe të keqe në internet.
Body

Pse është e rëndësishme siguria gjate pjesemarrjes se femijes në internet?

Parashkollorëve u pëlqen të hyjnë në internet për të shikuar video ose për të luajtur lojëra. Ata/ato mund ta bëjnë këtë duke përdorur kompjuterë, telefona celularë, tableta, televizorë dhe pajisje tjera.

Ka rreziqe sigurie për fëmijët e moshës parashkollore në internet, edhe pse fëmijët e moshës parashkollore zakonisht nuk do të ekspozohen ndaj aq shumë rreziqeve sa fëmijët më të rritur, sepse ata/ato kanë më pak gjasa të përdorin internetin në mënyrë të pavarur.

Kur merrni disa masa praktike për sigurinë në internet, e mbroni fëmijën nga përmbajtjet dhe aktivitetet e rrezikshme ose të papërshtatshme. Në këtë mënyrë fëmija juaj arrin të nxjerrë sa më shumë nga përvoja në internet përmes potencialit të tij/saj për të mësuar, eksploruar, duke u bërë kreativ dhe duke u lidhur me familjen dhe miqtë.

Rreziqet e sigurisë së internetit për parashkollorët

Ekzistojnë tre lloje kryesore të rreziqeve të sigurisë në internet për fëmijët:

  • Rreziqet e përmbajtjes: këto rreziqe përfshijnë përmbajtje që mund t’i bezdisin, t’i neveritin fëmijët ose t’i bëjnë të mos ndihen rehat. Shembuj të këtillë janë pornografia, dhuna, imazhet e mizorisë ndaj kafshëve ose programet dedikuar për fëmijët më të mëdhenj te cilat ne menyren e perfshirjes se femijes mund te ndikojne drejperdrejt ne cenimin e mireqenies dhe zhvillimit social te femijes. 
  • Rreziqet e kontaktit: këto rreziqe i përfshijnë fëmijët që vijnë në kontakt me njerëz që nuk i njohin. Për shembull, një fëmijë mund të përdorë një aplikacion komunikimi dhe të flasë me një të panjohur.
  • Rreziqet e sjelljes: këto rreziqe i përfshijnë fëmijët që veprojnë në mënyra që mund t’i lëndojnë të tjerët. Për shembull, një fëmijë mund ta shkatërrojë një lojë, të cilën e ka krijuar shoku ose vëllai/motra e tij. Kryerja e blerjeve në aplikacione interneti në mënyrë aksidentale është një rrezik tjetër i sjelljes.

Mbrojtja e fëmijës nga rreziqet e sigurisë në internet: këshilla

Ju luani një rol kyç në zvogëlimin e rreziqeve, në të cilat fëmija juaj është i ekspozuar në internet. Ka shumë gjëra praktike që mund të bëni për ta ndihmuar fëmijën tuaj të moshës parashkollore, që të jetë i/e sigurt derisa është në internet.

Ja disa ide:

  • Përdorni mediat digjitale dhe internetin me fëmijën tuaj ose sigurohuni që të jeni afër dhe të vetëdijshëm për atë që fëmija juaj po bën në internet. Në këtë mënyrë ju mund të veproni shpejt nëse fëmija juaj është i/e shqetësuar ose i/e mërzitur nga diçka që ka parë.
  • Krijoni një plan të medias familjare. Plani juaj mund të mbulojë gjëra të tilla si hapësira pa pajisje digjitale në shtëpinë tuaj, rregullat e sigurisë në internet si mosdhënia e informacioneve personale, si dhe programet, lojërat dhe aplikacionet që janë në rregull për fëmijën tuaj për t’i përdorur.
  • Përdorni shfletues miqësor për fëmijë si Kiddle, ose ofruesit e përmbajtjeve si ABC Kids, CBeebies, YouTube Kids ose KIDOZ.
  • Kontrolloni se lojërat, faqet e internetit dhe programet televizive janë të përshtatshme për fëmijën tuaj. Për shembull, mund t'i shikoni vlerësimet në Common Sense Media.
  • Sigurohuni që vëllezërit e motrat më të mëdhenj t’i ndjekin rregullat tuaja të sigurisë në internet kur të hyjnë në internet me fëmijën tuaj të moshës parashkollore. Rregullat mund të përfshijnë vetëm shikimin e programeve të përshtatshme për moshën.
  • Krijoni një folder me faqeshënues për aplikacionet ose faqet e preferuara të fëmijës suaj në mënyrë që ai t'i gjejë lehtësisht. Mund ta konfiguroni folderin dhe faqeshënuesit në të gjitha pajisjet që përdor fëmija juaj.
  • Kontrolloni konfigurimet e privatësisë, përdorni kontrollet prindërore, bllokoni blerjet në aplikacione dhe çaktivizoni opsionet e pagesës me një klikim dhe shërbimet e vendndodhjes në pajisjet tuaja.
  • Zbuloni se si të bëni ankesa në lidhje me përmbajtje ofenduese në internet.

Ndërsa fëmija juaj rritet dhe bëhet më i/e sigurt dhe fillon të përdorë internetin në mënyrë të pavarur, do t'ju duhet të rishikoni strategjitë tuaja. Artikulli ynë mbi sigurinë në internet për fëmijët e moshës 6-8 vjeç ka këshilla për këtë gjë.

Mësimi i sjelljes së sigurt dhe të përgjegjshme në internet

Mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë si t’i përdorë mediat digjitale dhe internetin në mënyrë të sigurt, të përgjegjshme dhe të kënaqshme. Nëse e mësoni fëmijën tuaj se si t’i menaxhojë rreziqet e sigurisë në internet dhe përvojat shqetësuese për veten e tij, atëherë ai/ajo do të ndërtojë rezistencë digjitale. Kjo është aftësia për t’u marrë dhe për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo rreziku që has në internet.

Këtë mund ta bëni:

  • duke u futur në internet së bashku me fëmijën tënd
  • duke qenë një model i mirë
  • duke i mësuar fëmijës për përmbajtjen e mirë dhe të keqe
  • duke i mësuar fëmijës për blerjet e aplikacioneve.

Futja në internet së bashku me fëmijën

Fëmija juaj do të përfitojë më shumë nga të qenit në internet, në qoftë se ju jeni duke shikuar ose duke luajtur me të. Mundeni:

  • ta bëni, duke e nxitur t’ua tregojë faqet e internetit që janë argëtuese apo interesante
  • t’i kërkoni atij/asaj t’u tregojë se si të luani në aplikacionin ose lojën, që ai/ajo e luan
  • të bisedoni për videot që i shikon.

Nëse mendoni se aplikacioni ose videoja nuk është e përshtatshme, mund të thoni: “Kjo është pak për më të rritur. Le të gjejmë diçka tjetër.” Pastaj ndihmoje fëmijën të gjejë diçka më të përshtatshme.

Të jesh një model i mirë

Fëmija juaj mëson nga ju. Kjo do të thotë se ju mund ta modeloni përdorimin e sigurt dhe të shëndetshëm të internetit, duke përdorë mediat digjitale në mënyrën se si dëshironi që fëmija juaj ta përdorë atë tani dhe në të ardhmen. Për shembull, pajisjet që lidhen me internet mund të mos i merrni në dhomat e gjumit.

Është gjithashtu një ide e mirë të zbuloni se si gjyshërit dhe njerëzit e tjerë në jetën e fëmijës suaj përdorin internetin dhe të përpiqeni të bini dakord për një qasje të përbashkët.

Mësoni fëmijës për përmbajtjen e mirë dhe të keqe

Ju mund t’i shpjegoni fëmijës tuaj se në internet ka përmbajtje të mirë dhe të keqe, duke përfshirë përmbajtjet që nuk janë në vërteta. Nxiteni fëmijën të flasë me ju nëse sheh diçka shqetësuese, të frikshme ose brengosëse. Për shembull, mund të thoni: “Disa video në internet mund të jenë shqetësuese ose të frikshme. Më thuaj nëse sheh diçka që të frikëson apo të bën të palumtur.”

Mësoni fëmijën për blerjet brenda aplikacioneve

Shumë lojëra dhe aplikacione kanë opsione për blerje si kostumet e personazheve dhe për kalim në nivelet e reja. Mund t’ia bëni me dije fëmijës tuaj për këto duke thënë diçka: “Njerëzit e përdorin internetin për të fituar para dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ua japim paratë tona gabimisht. Nëse diçka del në ekran mos e kliko. Eja dhe më trego.”

Është në rregull nëse rregullat tuaja janë të ndryshme nga ato të familjeve të tjera. Nëse i keni menduar mirë dhe jeni të kënaqur me mënyrën se si po funksionojnë, atëherë jeni duke i ndihmuar fëmijës tuaj që të jetë i/e sigurt në internet.