Informacione për ndihmën e parë

Kur je në një situatë që duhet t’i japësh ndihmën e parë një fëmije të dëmtuar, së pari mendo sa ke dijeni për dhënien e ndihmës së parë, nëse je personi i duhur apo është më mirë t’ua lësh profesionistëve, që të mos e përkeqësosh dëmtimin. Ndërkohë që kërkoni ndihmën e shërbimeve profesionale, mbajini kokën lart dhe komunikoni me fëmijën e plagosur, sigurojeni atë se ndihma po vjen dhe se ju jeni atje për të.
Body

Disa nga procedurat e rekomanduara në dhënien e ndihmës së parë kërkojnë zbatimin e njohurive dhe aftësive të veçanta mjekësore (të tilla si reanimimi kardiopulmonar, manovra Heimlich, etj.).

Përdorimi i informacioneve të përmbajtura në përshkrimin e procedurave të rekomanduara nuk mund të jetë parakusht i mjaftueshëm për zbatimin e suksesshëm të disa prej tyre. Në këtë mënyrë, këshillohet që të gjithë prindërit ose kujdestarët të stërviten praktikisht për të vepruar siç duhet në situatat ku shëndeti ose jeta e fëmijës është e rrezikuar, me qëllim që ta përvetësojnë teknikën e duhur dhe sekuencën e duhur të hapave që duhen ndërmarrë kur kontrollohen shenjat vitale, kryerjen e reanimacionit kardiopulmonar dhe thirrjen e ambulancës, si dhe aftësitë, njohuritë dhe parimet tjera të nevojshme të ndihmës së shpejtë.

Meqë mosha e fëmijës ndikon në disa teknika të ndihmës së shpejtë që duhen zbatuar, është shumë e rëndësishme që prindërit dhe kujdestarët të stërviten praktikisht.

Për më shumë informacione mbi trajnimin e ndihmës së shpejtë, ju mund të kontaktoni Kryqin e Kuq ose shërbimet mjekësore emergjente në zonën tuaj.

 

.