Kafshimi dhe gërvishtja nga macja
Kryesisht kur macet kafshojnë, ato shkaktojnë gërvishtjet ose plagë me vrimë. Pas kafshimit ose gërvishtjes nga macet, ekziston mundësia e zhvillimit të infeksioneve të ndryshme, gjë që i bën këto lëndime mjekësore të rëndësishme.
Body
Si t’i parandaloni kafshimet dhe gërvishtjet nga macet?
- Shpjegojuni fëmijëve se si të sillen me macet në mënyrë të sigurt. Theksoni se ato nuk duhet të shqetësohen ose të ngacmohen, sidomos kur ushqehen ose kujdesen për kotelet (macet e vogla); para së gjithash parandaloni trajtimin dhe lojën agresive të fëmijëve me macet, pasi kjo mund të bëjë që macja ta kafshojë ose gërvisht fëmijën. Mësojeni fëmijën tuaj të mos përpiqet t’i përkëdhelë macet endacake ose të panjohura.
Çfarë duhet të bëni nëse një mace e ka kafshuar ose gërvishtur fëmijën tuaj?
- Shpëlajeni plagën me ujë dhe sapun sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse ka gjakderdhje, ajo duhet të ndalet.
- Nëse një mace shtëpie kafshon fëmijën, pyesni pronarin e maces për informacionet e mëposhtme: emrin, adresën dhe numrin e telefonit të pronarit, vërtetimin e vaksinimit kundër tërbimit dhe informacione për veterinerin që e ka vaksinuar dhe trajtuar më parë macen.
- Nëse një mace endacake e kafshon fëmijën, atëherë kontaktoni shërbimin komunal të kujdesit për kafshët në vendin tuaj, ekipi i të cilit do të dalë në terren dhe do të përcaktojë statusin e vaksinimit të kafshës.
- Sigurohuni që të shihni një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi trajtimi i një kafshimi ose gërvishtjeje të maceve mund të kërkojë terapi shtesë, vaksinë tetanusi ose tërbimi.