Lojërat lëvizore aktive: aktivitete për fëmijët 1-6 vjeç

Lojërat lëvizore karakterizohen nga përdorimi i trupit në mënyrë dinamike, si për shembull ngjitja, mundja, rrotullimi dhe madje edhe lojërat me ndërveprim fizik. Këto lojëra janë argëtuese dhe i mundësojnë fëmijëve një stërvitje fizike të mirë. Kjo iu lejon atyre t’i praktikojnë aftësitë fizike dhe sociale. Gjithçka që ju nevojitet është një hapësirë e përshtatshme dhe e sigurt ku fëmija juaj mund t'i shijojë lojërat lëvizore.
Body

Lojërat lëvizore dhe me ndërveprime fizike: pse janë të mira për fëmijët!

Lojërat lëvizore aktive mund të ndodhin kur fëmijët ngjiten mbi njëri-tjetrin, luftojnë, rrotullohen dhe madje bëjnë sikur luftojnë.

Shumica e fëmijëve i duan lojërat me ndërveprime fizike dhe "dyluftime", pasi ju mundëson atyre:

  • të testojnë dhe praktikojnë aftësitë fizike dhe sociale.
  • të eksplorojnë pozicionin e tyre në hapësirë.
  • të ndërmarrin disa rreziqe të sigurta.
  • të mësojnë për trupat e tyre, që të mësojnë sa janë të fortë janë.

Gjithashtu, këto lojëra janë argëtuese - dhe një stërvitje shumë e mirë!

Ajo që ju nevojitet për lojërat lëvizore aktive është thjesht një hapësirë e mjaftueshme dhe e sigurt që fëmija juaj të mund t'i shijojë lojërat në liri të plotë.

Loja lëvizore aktive kërkon zakonisht energji mjaft të lartë, kështu që është më mirë të jeni në një vend ku asgjë nuk mund të thyhet.

Këto lojëra mund të jenë edhe më argëtuese nëse bëhen në një ambient të hapur - për shembull, në një kopësht ose shesh lojërash, në plazh, ose në një trampolinë të madhe.

Fëmija juaj gjithashtu mund të luajë lojëra të vështira në ambient të mbyllur - për shembull, në divan ose qilim. Thjesht duhet t'i mundësoni ruajtjen e sigurisë dhe të mos lejoni që gjërat të dalin jashtë kontrollit.

Si ta shijoni lojën lëvizore aktive!

Ka shumë mënyra për ju dhe fëmijën tuaj për të shijuar lojën lëvizore aktive. Këtu janë dhënë disa ide:

  • Luaj lojëra me ndjekje. Kjo mund të jetë një lojë emocionuese, me shpejtësi të lartë me fëmijën tuaj gjashtë vjeçar në park. Ose mund të bëhet duke e ndjekur fëmijën tuaj në korridor për një përqafim.
  • Mundje. Shtrihuni në tokë dhe shikoni nëse fëmija juaj mund t’ju rrëzojë ose t’ju ndalojë të ngriheni. Fëmijët shpesh kënaqen duke testuar forcën e tyre në këtë mënyrë. Ju mund të keni nevojë të aktroni pak dhe të pretendoni se fëmija juaj është më i/e fortë se ju.
  • Bëni një luftë me gudulisje në shtrat. Vetëm kini kujdes që të mos përplaseni me mobilje të tjera.
  • Bëni hungërima si një kafshë ose një përbindësh dhe pretendoni se po e 'ndiqni' fëmijën tuaj. Lojërat pak të frikshme mund të jenë argëtuese, për aq kohë sa fëmija juaj ndihet i/e sigurt.
  • Dilni jashtë për një shëtitje duke e mbajtur fëmijën në shpinë, ose luani lojëra të kapjes së duarve, rrotullimit dhe vallëzimit. Bari i butë është i mirë, në rast se bie fëmija.

Ndonjëherë fëmijët mund të lëndohen duke luajtur lojëra aktive lëvizore, veçanërisht kur ata luajnë mundje me njëri-tjetrin. Mund t’ju ndihmojë nëse vendosen disa rregulla - për shembull, “Pa kafshime, pa gërvishtje, pa tërheqje të flokëve. Nëse dikush thotë “ndal”, ju duhet të ndaleni”.

Është e rëndësishme të kuptoni se si ndihet fëmija juaj. Është mirë nëse loja e vrazhdë është pak emocionuese, por fëmija juaj ende duhet të ndihet i/e sigurt. Çelësi është të siguroheni që të gjithë të argëtohen.

Përshtatje e lojërave për fëmijët e moshave të ndryshme

Ju mund ta përshtatni lojën tuaj për situatën tuaj dhe moshën e fëmijës suaj.

Për shembull, thjesht jini më të butë me fëmijën tuaj më të vogël. Kërcimi në gjurin tuaj ose ngritja e lehtë në ajër si një aeroplan mund të jetë mjaft më e ashpër për fëmijën tuaj.

Fëmija juaj më i madh ndoshta luan ashpër me miqtë e tij/saj, dhe atij/asaj mund t’i duhet të kujtohet që të ndalojë nëse loja nuk është më argëtuese për të gjithë.