Çfarë është ndërhyrja e hershme?

Ndërhyrja e hershme synon të inkurajojë rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijës, si dhe të sigurojë mbështetje për fëmijën në mënyrë që ai/ajo të mund të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe të pavarur në jetën shoqërore.
Body

Kontaktoni mjekun tuaj/pediatrin për përfshirje në programet e ndërhyrjes së hershme. Ekipi për ndërhyrje të hershme zakonisht përbëhet nga pediatër, psikologë, edukatorë specialë, logopedë, punonjës socialë, infermierë.  

Ndërhyrja e hershme kryhet për fëmijët deri në moshën 5-6 vjeç, të cilët kanë vonesa zhvillimore dhe devijime zhvillimore, por është mirë të filloni me të sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërhyrja e hershme është shumë e rëndësishme për shkak të potencialit të madh zhvillimor të fëmijës në vitet e para të jetës dhe plasticitetit të trurit, gjë që mundëson arritjen e zhvillimit optimal të një fëmije me vështirësi zhvillimore. 

Çdo devijim zhvillimor mund të jetë një kriter për përfshirjen e një familje në ndërhyrjen e hershme edhe pa një diagnozë të caktuar. 

Shërbimet e ndërhyrjes së hershme dhe programet mbështetëse familjare janë: 

  • bazuar në punën në grup;

  • kryer individualisht për çdo fëmijë dhe familje individuale, duke u mbështetur në rutinat dhe aktivitetet e përditshme në familje dhe kopësht;

  • fokusuar në familje, duke marrë parasysh prioritetet familjare, kontekstin, rrjetin mbështetës dhe kushtet e jetesës familjare;

  • mbështetur në pikat e forta të fëmijës dhe familjes në të cilën është ndërtuar dhe zbatuar plani i mbështetjes;

  • fokusuar në interesat e fëmijës dhe motivimin në kontekstin e aktiviteteve të përditshme; 

  • bazuar në strategjitë e provuara shkencërisht për stimulimin e zhvillimit të fëmijës.