Shenjat e hershme të autizmit dhe çfarë të bëni nëse i vëreni ato

Shenjat e hershme shfaqen tek fëmijët deri në moshën 2 vjeç, prandaj nëse i vëreni te fëmija, është e nevojshme të kërkoni ndihmën e një specialisti.
Body

Nëse fëmija: 

  • nuk krijon kontakt me sy 
  • nuk përgjigjet kur thirret me emër 
  • nuk ta kthen buzeqeshjen 
  • nuk përdor një gjest demonstrues 
  • nuk përdor një gjest përshëndetës 
  • nuk shikon në drejtimin që i tregoni atij/asaj si për shembull kur jeni duke treguar aeroplanin në qiell 
  • nuk tregon gjëra për të ndarë interesin e tij/saj për to me ju 
  • nuk zhvillon të folurit dhe gjuhën 
  • përsërit fjalët dhe frazat pa pushim (ekolali) 
  • i rreshton lodrat në një mënyrë specifike si për shembull në një linjë.
  • interesohet vetëm për një pjesë të lodrës, si për shembull vetëm në rrotat e makinës
  • ka lëvizje të pazakonta dhe të shpeshta të trupit - lëkund duart, rrotullohet, lëkundet dhe ecën në gishta.
  • mërzitet nga ndryshimet e vogla në mjedis.

Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, duhet të kontaktoni mjekun/pediatrin e fëmijës, i cili ka mundësinë t’ju drejtojë për diagnostikim të mëtejshëm në profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe atij mendor.