Vonesat në zhvillimin e aftësive gjuhësore tek fëmijët
Disa informacione rreth vonesave gjuhësore në moshën fëminore?
Quhet vonesë gjuhësore kur një fëmijë ka vështirësi në kuptimin dhe/ose përdorimin e gjuhës së folur. Këto vështirësi janë të pazakonta për moshën e fëmijës.
Vështirësitë mund të jenë të lidhura me:
- thënien e fjalëve të para ose duke mësuar fjalët
- bashkimi i fjalëve për të bërë fjali
- ndërtimi i fjalorit
- të kuptuarit e fjalëve ose fjalive.
Disa vonesa të gjuhës shoqërohen me pathollogji të tilla si çrregullimi i spektrit të autizmit, sindroma Down ose shurdhim dhe dëmtim i dëgjimit, por shumë prej tyre ndodhin pa ndonjë shkak të caktuar.
Vonesa e gjuhës, çrregullimi i të folurit apo çrregullimi i zhvillimit të gjuhës?
Një vonesë gjuhësore është e ndryshme nga një çrregullim i të folurit ose çrregullimi i zhvillimit të gjuhës.
Çrregullimi i të folurit ndodh kur fëmijët kanë vështirësi në shqiptimin e tingujve dhe fjalëve. Kjo mund ta bëjë fjalën e tyre të vështirë për t'u kuptuar. Fëmijët me çrregullime të të folurit mund të kenë aftësi gjuhësore të mira dhe kjo do të thotë që ata i kuptojnë mirë fjalët dhe fjalitë dhe mund të formojnë fjali në mënyrën e duhur.
Nëse një fëmijë ka një vonesë gjuhësore që nuk po përmirësohet atëherë kjo mund të jetë një shenjë e një çrregullimi të zhvillimit të gjuhës. Fëmijët me çrregullime të zhvillimit të gjuhës kanë vështirësi në të kuptuarit dhe/ose të folurit. Këto vështirësi ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.
Fëmijët me çrregullime të të folurit nuk kanë domosdoshmërisht vonesë gjuhësore ose çrregullime të zhvillimit të gjuhës dhe jo të gjithë fëmijët që kanë vonesë gjuhësore kanë probleme me të folurin.
Fëmijët e rritur në familje dygjuhëshe mund të fillojnë të mësojnë gjuhët e tyre më ngadalë sesa fëmijët që flasin vetëm një gjuhë. Kjo nuk konsiderohet vonesë gjuhësore. Fëmijët dygjuhësh të moshës shkollore mund të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë anglisht po aq mirë sa bashkëmoshatarët e tyre.
Kur të kërkoni ndihmë për vonesën e gjuhës tek fëmija juaj
Fëmijët e zhvillojnë gjuhën me ritme të ndryshme. Pra, krahasimi i fëmijës tuaj me fëmijë të tjerë të së njëjtës moshë mund të mos ju ndihmojë të dini nëse fëmija juaj ka një vonesë gjuhësore.
Është mirë të kërkoni këshilla profesionale nëse shihni ndonjë nga shenjat e mëposhtme tek fëmija juaj në mosha të ndryshme.
Deri në 12 muaj
Fëmija juaj nuk po përpiqet të komunikojë me ju duke përdorur tinguj, gjeste dhe/ose fjalë, veçanërisht kur ka nevojë për ndihmë ose dëshiron diçka.
Deri në moshën 2 vjeçare
Fëmija juaj:
- nuk po thotë rreth 50 fjalë të ndryshme.
- nuk është duke kombinuar dy ose më shumë fjalë së bashku - për shembull, "Më shumë pije", "Mami lart".
- nuk prodhon fjalë në mënyrë spontane - domethënë, fëmija juaj kopjon vetëm fjalë ose fraza nga të tjerët.
- nuk duket se i kupton udhëzimet ose pyetjet e thjeshta - për shembull, 'Merr këpucët', 'Do një pije?' ose 'Ku është babi?'
Në dy vjet, rreth një në pesë fëmijë shfaq shenja të vonesës gjuhësore. Këta fëmijë quhen ndonjëherë 'fëmijë që flasin vonë'. Shumë prej tyre do të arrijnë të flasin mirë teksa rriten. Por disa fëmijë do të vazhdojnë të kenë probleme me gjuhën.
Në moshën rreth 3 vjeçare
Fëmija juaj:
- nuk bën kombinimin e fjalëve në fraza ose fjali më të gjata - për shembull, "Më ndihmo mami" ose "Dua më shumë pije".
- duket se nuk i kupton udhëzimet ose pyetjet më të gjata - për shembull, 'Merr këpucët dhe vendosi në kuti' ose 'Çfarë do të hani për drekë sot?'
- ka pak ose aspak interes për librat.
- nuk bën pyetje.
Rreth moshës 4-5 vjeç e lart
Disa fëmijë kanë ende vështirësi me gjuhën deri në kohën kur fillojnë sistemin parashkollor ose shkollor. Nëse këto vështirësi nuk mund të shpjegohen me pathollogji të tjera si çrregullimi i spektrit të autizmit ose humbja e dëgjimit, atëherë mund të jetë çrregullim i zhvillimit të gjuhës.
Fëmijët me çrregullime të zhvillimit të gjuhës:
- luftojnë për të mësuar fjalë të reja dhe për të bërë biseda.
- përdorin fjali të shkurtra, të thjeshta dhe shpesh lënë jashtë fjalët e rëndësishme në fjali.
- i përgjigjen vetëm një pjese të një udhëzimi.
- luftojnë për të përdorur kohët e sakta të foljeve në një fjali si e kaluara, e tashmja ose të ardhmen në mënyrën e duhur - për shembull, ata thonë 'kapërcej' në vend të 'kapërceva' kur flasin për aktivitetet që kanë bërë tashmë.
- e kanë të vështirë të përdorin fjalët e duhura kur flasin.
- mund të mos kuptojnë kuptimin e fjalëve, fjalive ose tregimeve.
Në çdo moshë
Fëmija juaj:
- është diagnostikuar me një humbje dëgjimi, vonesë zhvillimi ose sindromë në të cilën gjuha mund të ndikohet - për shembull, ASD dhe sindroma Down, ose sindroma të tjera si Fragile X
- ndalon së bëri gjërat që bënte dikur - për shembull, ai/ajo ndalon së foluri.
Fëmijët që kanë vështirësi me gjuhën kanë nevojë për ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju jeni 'vlerësuesi' më i mirë i zhvillimit gjuhësor të fëmijës suaj. Nëse jeni të shqetësuar, besojini instinkteve tuaja dhe flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm, infermieren, mësuesin e fëmijës tuaj ose një patolog të të folurit. Nëse ky profesionist nuk është i shqetësuar për fëmijën tuaj, por ju jeni ende i shqetësuar, kërkoni një mendim tjetër.
Ku të kërkoni ndihmë për vonesën e gjuhës
Nëse mendoni se fëmija juaj ka probleme me gjuhën, bisedoni me një profesionist - për shembull:
- mësuesit ose edukatorët në qendrën tuaj të kujdesit për fëmijët, parashkollor ose shkollë.
- një patolog i të folurit - logoped.
- një audiolog.
- një mjek i familjes ose pediatër.
- një infermiere.
- një psikolog.
Nëse mendoni se problemi kryesor i fëmijës suaj është të kuptuarit dhe përdorimi i gjuhës, mund të dëshironi të vizitoni një logoped. Patologët e të folurit mund të përdorin teste gjuhësore për të vlerësuar se si fëmija juaj përdor fjalët dhe u përgjigjet kërkesave, komandave ose pyetjeve.
Nëse mendoni se fëmija juaj mund të ketë vështirësi në dëgjim ose dëmtim të dëgjimit, është më mirë të kontrolloni dëgjimin e fëmijës tuaj nga një audiolog. Humbja e dëgjimit mund të ndërhyjë në zhvillimin gjuhësor dhe komunikimin e fëmijës suaj.
Mbështetje për fëmijët me vonesë gjuhësore
Nëse fëmija juaj diagnostikohet me vonesë gjuhësore, profesionisti shëndetësor me të cilin po punoni mund të rekomandojë programe në grup që ndërtojnë aftësitë gjuhësore të fëmijës tuaj. Profesionisti mund ta ndihmojë gjithashtu fëmijën tuaj që të zhvillojë mënyra të tjera për të komunikuar, si përdorimi i tabelave me figura ose librave.
Profesionisti mund t'ju japë strategji që mund t'i përdorni në shtëpi për të ndihmuar fëmijën tuaj që të komunikojë. Kjo mund të ndihmojë që t'i jepni fëmijës tuaj shumë kohë për të filluar një bisedë. Ju gjithashtu mund ta ndihmoni fëmijën tuaj duke iu përgjigjur dhe zgjeruar përpjekjet e tij/saj për të komunikuar, qoftë me fjalë, veprime apo tinguj.
Shkaqet e vonesës së gjuhës
Ne nuk e dimë se çfarë e shkakton vonesën e gjuhës në shumicën e rasteve. Por ne e dimë se ka të ngjarë të ketë një komponent gjenetik ose biologjik dhe kjo do të thotë që vonesa gjuhësore mund të ndodhë në familje.
Vonesa gjuhësore ka më shumë gjasa që tu ndodhë:
- djemve.
- fëmijëve që kanë një anëtar të ngushtë të familjes me një histori të një vonese gjuhësore ose çrregullime të komunikimit.
- fëmijët që kanë një çrregullim zhvillimi ose sindromë si çrregullimi i spektrit të autizmit ose sindroma Down.
- fëmijët me probleme të vazhdueshme të dëgjimit dhe infeksione të veshit.