Zhvillimi i gjuhës: mosha 1-2 vjeçare

Zhvillimi i gjuhës te fëmijët e moshës 1-2 vjeç është i mahnitshëm. Fëmija yt do të fillojë të kuptojë se çfarë i thua. Dhe deri në fund të vitit, mund të kuptosh edhe disa nga ato që të thotë! Ja disa nga gjërat që mund të presësh në këtë moshë.
Body

Fjalori dhe zhvillimi i gjuhës tek fëmijët 1-2 vjeç

Në moshën 1-2 vjeçare, fëmija do të mësojë të përdorë e të kuptojë më shumë fjalë dhe më shumë lloje fjalësh. Në fillim ai do të kuptojë më shumë kryesisht emrat – për shembull, ''qeni'', ''autobusi'' dhe ''kolltuku''. Gjithashtu ai do të kuptojë disa folje – për shembull, ''ha'' dhe ''vrapo''. Mbiemrat vijnë më pas – për shembull, ''i madh'' dhe ''blu''.

Të kuptuarit dhe zhvillimi i gjuhës tek fëmijët 1-2 vjeçarë

Rreth moshës 12 muajshe, fëmija juaj do të kuptojë emrat e gjërave që ka pranë. Për shembull, ai do t'i kuptojë fjalët për:

  • objekte të zakonshme si ''kupa'' ose ''kukulla''
  • pjesë të trupit si ''barku'' ose ''gishti''
  • rroba si ''çorape'' ose ''kapele''

Por fëmija juaj mund të përdorë edhe të njëjtën fjalë për të folur për gjëra të ndryshme. Për shembull, ai mund t'i quajë të gjitha kafshët ''qen''.

Rreth moshës 15 muajshe fëmija juaj do t'i tregojë me gisht gjërat që janë më larg dhe do t'ju kërkojë t'i tregoni si quhen.

Rreth moshës 18 muajshe fëmija do t'i referohet vetes me emër. Disa muaj më vonë, ai do të fillojë të kuptojë dhe të përdorë ''unë'' për t'iu referuar vetes. Kjo ndodh kur ai fillon të kuptojë se ai është një person i ndarë me idetë e tij.

Gjatë këtij viti, fëmija juaj do të kuptojë:

  • disa shprehje të njohura si ''më jep një puthje''
  • udhëzime të thjeshta si ''mos e bëj atë''
  • shpjegime shumë, shumë të thjeshta.

Fëmija juaj do të fillojë të jetë në gjendje të identifikojë pjesët e trupit të tij dhe të tregojë objektet kur ja kërkoni – p.sh ''Më trego kamionin''.

Përdorimi i fjalëve dhe i fjalive

Zhvillimi i gjuhës përfshin mësimin e përdorimit të fjalëve dhe fjalive.

Rreth moshës 12 muajshe fëmija fillon të përdorë fjalë për të komunikuar me ty. Llomotitja e tij do të fillojë të kthehet në fjalë të vërteta. Gjithashtu, fëmijës mund t'i pëlqejë të thotë vazhdimisht të njëjtën fjalë.

Fëmija juaj do të fillojë të bashkojë dy fjalë ndërsa i afrohet moshës 2 vjecare – p.sh ''makina mamit'', ''unë shkoj'' ose ''këmba e çorapeve''. Në këto fjali me dy fjalë do të mungojnë fjalët si ''kjo'' dhe ''është''. Ai do të përdorë vetëm disa fjalë përshkruese në këtë moshë – për shembull, ''e madhe'', ''e kuqe'' ose ''me diell''. Kombinimet e fjalëve të tij do të përbëhen kryesisht nga emrat dhe disa folje (''qeni han'', ''makina shkon'').

Shqiptimi

Fëmija juaj do të përdorë një sërë tingujsh të të folurit,, por është normale që ai t'i shqiptojë fjalët ndryshe nga mënyra se si i thonë të rriturit. Për shembull, ai mund të thotë ''dita'' në vend të ''drita'', ose mund të lërë jashtë fiilimin dhe fundin e fjalëve, si thotë ''mac'' në vend të ''mace''.

Shqiptimi i fëmijës shpesh do të jetë i vështirë për t'u kuptuar. Por në kohën kur fëmija është dy vjeçe, dikush që nuk e njeh mirë duhet të jetë në gjendje të kuptojë rreth gjysmën e asaj që thotë.

Biseda dhe komunikimi

Të mësosh të bisedosh është pjesë e zhvillimit të gjuhës.

Fëmijës mund ti tërheqë vëmendjen diçka duke thënë në zhargon ''Ç'është kjo?'' ose duke treguar me gisht. Dhe ai e di se nëse i tregon diçka dhe i thua ''Shiko'', po i tregon diçka.

Fëmija do t'u përgjigjet pyetjeve të thjeshta dhe do të kuptojë edhe ndryshimin e tonit tënd kur bën një pyetje ose bën një deklaratë. Dhe ajo do ta kuptojë se çfarë do të thotë kur thua ''jo'' ose ''mos''.

Fëmija juaj do të përpiqet ta bëjë më të lehtë që ta kuptoni atë duke kombinuar fjalë, gjeste dhe tinguj dhe duke ndryshuar tonin e zërit të tij.

Gjithashtu, fëmija do të kënaqet duke imituar veprimet e njerëzve që e rrethojnë dhe do të fillojë të kuptojë se si të tërheqë vëmendjen nga të tjerët duke ''bërë shfaqje''.

Fëmijët rriten dhe zhvillohen me ritme të ndryshme. Disa fëmijë që duken të ngadalshëm për të filluar të flasin, shpesh arrijnë të flasin normalisht deri në pak vjet. Informacioni në këtë artikull ofrohet vetëm si udhërrëfyes. Ju e njihni më mirë fëmijën tuaj, kështu që nëse jeni të shqetësuar për zhvillimin e të folurit të fëmijës tuaj, flisni me mjekun tuaj, pediatrin ose infermieren.