Mësimi dhe zhvillimi kreativ i fëmijëve të vegjël: ide dhe aktivitete

Inkurajoni kreativitetin duke ndjekur shembullin e fëmijës tuaj, duke siguruar kohë dhe hapësirë për lojë dhe duke e lavdëruar fëmijën tuaj. Ju mund të përdorni sende shtëpiake, objekte të ricikluara dhe materiale natyrore për të nxitur lojën kreative të fëmijës tuaj. Loja kreative mund të jetë pjesë e aktiviteteve të përditshme - për shembull, këndoni derisa e lani atë.
Body
Inkurajimi i lojës kreative të fëmijës tuaj

Për të vegjlit, loja kreative ka të bëjë me krijimin, imagjinatën dhe shprehjen e tyre. Nuk ka të drejtë dhe të gabuar në mënyrën sesi fëmijët e vegjël krijojnë dhe i përgjigjen artit.

Duke u tërhequr një hap prapa nga loja e fëmijës suaj, ju mund të inkurajoni vogëlushin tuaj që ta eksplorojë botën e tij në mënyrën e tij. Kjo është e rëndësishme për mësimin dhe zhvillimin e ti/saj.

Ju gjithashtu mund të inkurajoni lojën kreative të vogëlushit tuaj, duke i dhënë fëmijës tuaj shumë kohë të lirë për lojë kreative. Disa ditë fëmija juaj mund të ketë nevojë për pesë minuta kohë. Ditët e tjera mund të jetë gjithë mëngjesi, duke kaluar nga një aktivitet në tjetrin. Kur fëmija juaj ka kohë të mjaftueshme, ajo mund të dalë me shumë ide kreative.

Sigurohuni që t’i jepni fëmijës tuaj shumë lavdërime, për çfarëdo përfundimi kreativ. Kjo e ndihmon atë të ndihet mirë me veten dhe e inkurajon që të vazhdojë të krijojë.

Aktivitete kreative: arti vizual dhe vepra artizanale

Fëmija juaj mund të përdorë objekte të përditshme dhe sende të ricikluara për art dhe artizanate. Këtu janë dhënë disa ide për të bërë fëmijën tuaj të fillojë:

  • Përdorni rrotulla të zbrazëta letre të kuzhinës ose shishe të vogla plastike për të bërë një person ose kafshë kukull. Fëmija juaj mund ta dekorojë me shënues, afishe, letra të copëtuara, pëlhurë dhe copa të tjera kreative.

  • Përdorni materiale natyrore. Për shembull, shkoni në një shëtitje në natyrë për t’i mbledhur gjethet e rëna. Fëmija juaj mund t’i përdorë këto për të vizatuar, ngjitur në letër ose zhytur në bojë.

  • Gjeni një kuti kartoni shumë të madhe dhe lëreni fëmijën tuaj ta dekorojë duke përdorur ngjyra dhe dekorime të tjera. Mund të jetë një shtëpi, varkë, shpellë e kështu me radhë. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj t’i presë “dritaret” ose “dyert”.

  • Bëni dylbi duke ngjitur së bashku dy rrotulla bosh të tualetit. Ngjitni në një rrip në të dyja anët. Atëherë fëmija juaj mund ta eksplorojë kopshtin me dylbitë e saj të reja.

  • Vendosni kapakë të vegjël plastikë, rruaza të mëdha prej druri ose tuba makaronash në fije për të bërë stoli. Ky mund të jetë një aktivitet i mirë për fëmijët e vegjël.

Mbani një kuti burimesh me objekte dhe materiale të riciklueshme për lodra të bëra në shtëpi dhe lojëra kreative - për shembull, ngjyra, ngjitëse, enë të zbrazëta ushqimi, pjata letre, kapakë shishe, copa letre ambalazhi, kuti kartoni vezësh dhe shirita. Vetëm sigurohuni që të gjithë artikujt të jenë të sigurt; është shumë e rëndësishme që të gjitha sendet për foshnjën tuaj të mos jenë rreziqe për mbytje ose asfiksim. Rruazat e vogla dhe qeset e plastikut janë të rrezikshme për fëmijët e vegjël. Mbani ato jashtë qasjes së fëmijëve.

Aktivitete kreative: lëvizja dhe vallëzimi

Këto ide krijuese të lojës mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të shprehet përmes lëvizjes dhe vallëzimit:

  • Lëshoni muzikë që do ta nxisë fëmijën tuaj të lëvizë. Mund të provoni stile të ndryshme të muzikës ose muzikë nga kultura të tjera.
  • Bashkohuni me vogëlushin tuaj për një “ngrohje”. Për shembull, ju mund të zvarriteni, të rrokulliseni, të kërceni, të kaloni ose të rrotulloheni së bashku. Gradualisht bëni një hap prapa dhe lëreni fëmijën tuaj ta udhëheqë vallëzimin.
  • Jepini fëmijës suaj disa mjete për vallëzim. Këto mund të jenë shirita në shkopinj, një lugë dhe një kuti për goditje, një kitarë lodër, një rrake-take ose një kukull të bërë në shtëpi - çfarëdo që e bën fëmijën tuaj të kënaqet.
Idetë e lojës dramatike

Fëmijët e vegjël e duan lojën dramatike. Ju mund të përdorni pajisje të thjeshta si rroba të vjetra, çanta, kukulla, lodra, kova dhe topa për ta ndihmuar fëmijën tuaj të fillojë. Fëmija juaj mund:

  • ta përkëdhel “foshnjën” për ta vënë në gjumë
  • t’ia ndërrojë “pelenat” lodrës
  • të vishet si nënë, baba, mësues, mjek ose shofer kamioni
  • t’i paketojë disa çanta për të bërë pazar, për të shkuar në kampe ose për të punuar
  • ta ngasë një tren imagjinar
  • ta lajë një makinë ose lodër të preferuar.
Muzikë dhe lojë me tinguj

Mund ta bëni lojën me muzikën si pjesë të rutinave të tjera. Ju gjithashtu mund të kombinoni muzikën, dramën dhe vallëzimin.

Këtu janë dhënë disa ide për të filluar:

  • Këndoni vjersha të thjeshta për çerdhe ose këngë të sajuara pa kuptim, ndërsa i ndërroni pelenat, kujdeseni për fëmijët në banjë, apo udhëtoni në makinë etj.
  • Inkurajoni fëmijën tuaj të këndojë së bashku me ju, por mos prisni që ai/ajo të këndojë sipas melodisë ose ta ndjekë ritmin. Ju mund ta këndoni rreshtin e parë të një rime dhe të bëni pauzë për ta lënë fëmijën tuaj ta këndojë pjesën tjetër.
  • Lëreni fëmijën tuaj të luajë, të bëjë zhurmë dhe të krijojë muzikë me instrumente të bëra vetë dhe të blera. Emërtoni instrumentet që përdorni dhe flisni për dallimet në tinguj dhe mënyrën se si luhen.
  • Provoni rima dhe këngë tradicionale të çerdheve që përfshijnë veprime të thjeshta, të përsëritura, ritmike.
  • Bëni një daulle nga një enë plastike dhe një lugë druri, ose vendosni orizin në një shishe plastike të mbyllur mirë për të bërë një shkundës. Lëshoni pak muzikë dhe kërceni ose tundeni shpejt ose ngadalë që të përputhet me muzikën.