Biseda dhe loja: për fëmijët e vegjël

Që foshnje, fëmija juaj fillon të zotërojë gjuhën. Ju mund t’i inkurajoni aftësitë e të folurit të foshnjes me idetë e përditshme të lojës - duke dëgjuar fëmijën tuaj, duke biseduar së bashku, duke kënduar dhe duke treguar histori.
Body

Rreth të folurit e fëmijëve të vegjël

Gjuha e foshnjes suaj do të fillojë të “shpërthejë” së shpejti, edhe sepse fëmija juaj ka mësuar rreth fjalëve, tingujve dhe bisedave që nga lindja.

Ju mund të vazhdoni ta inkurajoni foshnjen duke kënduar, duke recituar vjersha për fëmijë, duke folur, duke lexuar dhe treguar rrëfime.

Çfarë duhet të prisni: të folurit e foshnjave

Fëmija juaj ndoshta do të fillojë:

  • të flasë në fjali të sakta nga mosha 24-30 muajsh.
  • të kuptojë më lehtë personat e huaj nga mosha 26-36 muaj.
  • t’i përdorë përemrat (unë, ti, mua, ne, ata) dhe disa forma të shumësit nga mosha 26-36 muajsh.
  • të kuptojë shumicën e asaj që thonë të rriturit diku rreth mohës tre vjeçare.

ditëlindjen e dytë, fëmija juaj kënaqet duke emërtuar gjërat e përditshme, si “ujë” dhe ‘qen”. Ai/ajo gjithashtu do të jetë në gjendje ta kuptojë dhe ndjekë një kërkesë të thjeshtë, si “Më sill librin tënd” ose të përshëndes me dorë.

Deri në moshën tre vjeçare, fëmija juaj ndoshta do të kalojë në fjali të thjeshta, si “Ku shkoi qeni?” Nga tani, personat e huaj do të jenë në gjendje të kuptojnë shumicën e asaj që thotë fëmija juaj, edhe pse ai/ajo ende do ta ketë vështirë t’i shprehë disa fjalë qartë.

Biseda mund të jetë edhe frustruese për fëmijët e vegjël - ata/ato mund të kenë aq shumë për t’ju thënë, por nuk mund t’i nxjerrin fjalët. Nëse ju i kushtoni kohë fëmijës suaj, ai/ajo do ta arrijë qëllimin. Të provuarit dhe bërja e gabimeve janë pjesë të rëndësishme e të mësuarit.

Fëmijët e vegjël i përgjigjen më së miri inkurajimit dhe interesit, në vend që të korrigjoni mund të argëtoheni, prandaj përpiquni të shmangni shumë shpesh korrigjimin e gabimeve të foshnjes suaj.

Mësimi i të folurit është një aftësi komplekse. Kur e ndihmoni fëmijën tuaj që të shprehë veten, përpiquni të përqendroheni në argëtimin që keni së bashku, në vend se ta shihni atë si një mundësi për të mësuar.

Disa ide loje për të inkurajuar të folurit e foshnjes

Nga sa më shumë fjalë që e ekspozoni fëmijën tuaj, aq më shumë fjalë do të mësojë ai/ajo. Këtu janë dhënë disa ide të lojës për ta inkurajuar të folurit e foshnjes:

  • Lexoni me fëmijën tuaj.
  • Flisni për gjërat e zakonshme që bëni çdo ditë - për shembull, “Unë jam duke i varur këto rroba për t'u tharë jashtë sepse është një ditë e bukur”.
  • Përgjigjuni dhe flisni për interesat e fëmijës suaj. Për shembull, nëse fëmija juaj pretendon se po nget një makinë, pyeteni se ku po shkon.
  • Recitoni vjersha dhe këndoni këngë. Luani me rima, tregime dhe këngë në makinë.
  • Kopjoni përpjekjet e fëmijës suaj me fjalë për të inkurajuar bisedë të dyanshme. Gjithashtu ndërtoni komunikimin mbi fjalët themelore - për shembull, kur fëmija juaj thotë “tren”, mund të thuash, “Po, është një tren  i madh dhe i kuq”.
  • Kur fëmija juaj është “duke folur”, tregoni se jeni duke dëgjuar, duke qeshur dhe duke e shikuar atë. Gjithashtu lavdëroni përpjekjet e fëmijës suaj për të folur.
  • Lini kohë pasi të flisni për t’i dhënë fëmijës suaj një shans për t’iu përgjigjur. Ai/ajo mund të mos i ketë gjithmonë fjalët e duhura, por ende do të përpiqet të përgjigjet. Kjo i ndihmon fëmijët të mësojnë rreth bisedës.
  • Tregoni dhe emërtoni pjesët e trupit, ose bëjeni këtë në një lojë - për shembull, “Ku është goja?”

Koha para ekranit dhe të folurit e foshnjes

Koha para ekranit nuk rekomandohet për fëmijët nën 18 muajsh, përveç video-bisedave. Pas 18 muajve, fëmija juaj mund të kalojë kohë para ekranit, por është më mirë që ju të shikoni ose të luani me fëmijën tuaj.

Periudha të gjata të kohës së kaluar para ekranit kanë qenë të lidhur me një sërë çështjesh shëndetësore te fëmijët e vegjël dhe ato në moshën parashkollore, si dhe zhvillimin e ngadalshëm të aftësive gjuhësore, kujtesës afatshkurtër dhe aftësive më të varfëra sociale.

Shqetësimet rreth të folurit të foshnjes

Nëse në moshën 18 muajsh foshnja juaj nuk murmurit shpesh, nuk përdor fjalë kuptimplota ose nuk duket se ju dëgjon juve apo të tjerët kur flasin, është ide e mirë që ta vizitoni tek një mjek, pediatër apo infermier/e. Ju gjithashtu mund të dëshironi të shihni një specialist/e ose të bisedoni me kujdestarin e fëmijës suaj ose edukatoren në kopësht, nëse nuk mund ta kuptoni të folurit e fëmijës tuaj deri në moshën tre vjeçare, ose nëse ai/ajo ende nuk flet shumë në këtë moshë.