Lodrat dhe lojërat për fëmijë!

Lodra dhe lojëra për fëmijë - si e dini se çfarë është më e mira? Gjetja e lodrave, me të cilat fëmija juaj do të kënaqet dhe të mësojë, ka të bëjë me të kuptuarin se cilat ide lojërash i përshtaten asaj moshe. Lodrat nuk kanë nevojë të jenë të shtrenjta. Disa nga lodrat më të mira kushtojë pak ose asgjë.
Body

Rreth lodrave dhe lojërave për fëmijët

Ju jeni lodra më interesante dhe më e rëndësishme për fëmijën tuaj - veçanërisht nëse fëmija juaj është i porsalindur, foshnjë, fëmijë i vogël ose fëmijë i moshës parashkollore.

Përgatitja e kohës për të luajtur me fëmijën tuaj çdo ditë e ndihmon mësimin dhe zhvillimin e tij/saj, ndërsa loja i ndërton marrëdhëniet midis jush dhe fëmijës suaj.

Prindërit dhe kujdestarët duhet të jenë të vetëdijshëm për implikimet gjinore të lodrave dhe lojërave, që ata zgjedhin për fëmijët e tyre. Për shembull, vajzat shpesh inkurajohen të luajnë me kukulla ndërsa djemtë inkurajohen të luajnë jashtë - kjo inicion socializimin e stereotipeve gjinore dhe roleve që tradicionalisht pritet t’i luajnë në shoqëri si të rritur. Në vend të kësaj, prindërit dhe kujdestarët duhet të synojnë të zhvillojnë një gamë holistike të aftësive socio-njohëse dhe krijuese për fëmijët e të gjitha gjinive dhe të sigurojnë që koha e barabartë e lojës të ndahet për fëmijët e të gjitha gjinive.

Këtu janë dhënë më shumë ide për zgjedhjen e lodrave dhe lojërave, që i përshtaten fëmijës suaj ashtu siç ai/ajo rritet dhe zhvillohet.

Lodrat dhe lojërat për të sapolindurit

Ju jeni lodra më e mirë për të porsalindurin tuaj. Të sapolindurit duan që të shikojnë fytyrën tuaj, të dëgjojnë zërin tuaj dhe thjesht të qëndrojnë me ju. Të dy kujdestarët meshkuj dhe femra duhet të inkurajohen të kalojnë kohë duke luajtur dhe duke u lidhur me të sapolindurit.

Loja e të sapolindurit është e thjeshtë. Ashtu siç foshnja juaj rritet, ajo/ai do të kënaqet duke dëgjuar një lodër muzikore me erë ose duke mësuar që të arrijë një rrake.

Lodrat me ngjyra të kundërta si të kuqe, të zezë dhe të bardhë janë më interesante për të sapolindurit. Fëmija juaj gjithashtu do të kënaqet me lodra me fytyra ose me modele. Në këtë moshë, gjërat duhet të vendosen mjaft afër me foshnjën tuaj, për t’i parë ato qartazi.

Të sapolindurit gjithashtu kënaqen me këndimin tuaj - këngë nga kultura apo tradita familjare, ose çdo gjë tjetër! 

Nëse fëmija juaj duket i/e lodhur ose i/e mbingarkuar kur jeni duke luajtur së bashku, është koha për të bërë një pushim.

Lodra dhe lojëra për foshnjat dhe fëmijët e vegjël

Foshnja ose fëmijët tuaj më të vegjël ndoshta do të kënaqen duke luajtur me lodra që shtyhen, topa të buta, arusha të buta, kartonë ose libra me pëlhurë që nuk mund të shqyhen dhe lodra makina. Ju mund të bëni blloqe të lehta nga kuti të vogla ose ambalazhet e plastikës së pastruar me kapak. Tiganët dhe tenxheret janë gjithashtu argëtim për përplasje. Vetëm se duhet të jeni të kujdesshëm për të pasur kujdes nga cepat e mprehtë dhe rreziqet e tjera.

Materialet kreative janë gjithashtu të mira - ju mund t’i jepni fëmijës tuaj shënjues, ngjyra dhe letër. Katalogët e lirë dhe revistat e vjetra mund të shqyhen dhe të shkruhen. Imaginoni lojë me kukulla të thjeshta të prodhuara dhe të veshura në shtëpi. Plastelina e bërë në shtëpi mund të përdoret si një mjet i rëndësishëm loje. Mbikëqyrni fëmijën gjatë lojës, sepse në këtë moshë fëmijët ende i vënë gjërat në gojë.

Leximi me foshnjat dhe leximi me fëmijët e vegjël është një nga gjërat më të këndshme dhe më të rëndësishme që mund të bëni. Provoni libra me ilustrime të ndritshme dhe rimë argëtuese, ose krijoni rimën tuaj.

Loja në natyrë - për shembull, në gropën e rërës me një kovë dhe lopatë, ose duke rrotulluar një top - gjithashtu do të jetë shumë argëtuese për fëmijën tuaj.

Fëmijët duan të luajnë me ujë. Në banjë, fëmija juaj do të kënaqet duke luajtur me çdo gjë - anije, peshk lodër, libra plastike dhe forma me ngjyra. Nëse keni hapësirë, në një pishinë për fëmijë mund të vendosni lodra popullore gjatë motit të ngrohtë, ku fëmijët mund të luajnë dhe ndërveprjnë. Siguria është mbi të gjitha: Ruajtja e kontaktit të vazhdueshëm vizual dhe mbajtja e fëmijës tuaj brenda fushëpamjes tuaj në çdo kohë.

Fëmijët në këtë moshë fillojnë të bëjnë lidhje midis identiteteve gjinore dhe karakteristikave specifike, dhe me çfarë e lidhin socializimin gjinor. Prandaj, prindërit dhe kujdestarët inkurajohen të jenë të vetëdijshëm për implikimet gjinore të lodrave, librave dhe materialeve kreative për fëmijët e tyre. Prindërit dhe kujdestarët duhet të shmangin materialet që inkurajojnë stereotipet gjinore, në vend të tyre duhet të përdorin lodra, lojëra dhe libra neutrale gjinore ose të larmishme dhe fuqizuese, si dhe t’i inkurajojnë fëmijët të luajnë me lodra dhe lojëra tradicionalisht të lidhura me gjininë e kundërt. Gjithashtu, inkurajohet që të angazhoheni me fëmijët në një sërë aktivitetesh.

Lodra dhe lojëra për fëmijët në moshën parashkollore

Fëmija juaj i moshës parashkollore ka të ngjarë të kënaqet me çdo gjë që mund të përdoret për të pretenduar, si një kuti për lodrat, telefon të vjetër celular ose rroba të veshjes. Imagjinata e fëmijës suaj mund t’i kthejë kutitë e kartonit në shumë gjëra, duke përfshirë një kuti letre, makinë ose varka. Ju e shihni se ju nuk keni nevojë të shpenzoni para për t’i ndihmuar fëmijët të luajnë dhe të mësojnë!

Ju mund të bëni instrumente muzikore me objekte shtëpiake - për shembull, kavanoza plastike të mbushura me oriz ose makarona mund të përdoren si shkundës. Birilat e pathyeshëm, të kthyer me kokë poshtë bëhen bateri ku fëmija juaj me një lugë druri mund të bëjë zhurmë në të.

Aktivitetet me lojëra të qeta janë të mira për ju dhe fëmijën tuaj. Provoni aktivitetet e artit si ngjyrat, shkumësat, lapsat ose prerja dhe ngjitja. Librat dhe tregimet, lojërat e thjeshta me dërrasë ose lodra ndërtimi janë të mira edhe për këto moshë.

Lodrat në natyrë do ta mbajnë fëmijën tuaj në moshën parashkollore të angazhuar dhe aktiv/e. Topat ngjallin kënaqësi përmes hedhjes, goditjes ose gjuajtjes. Nëse terrenet e lojërave janë në dispozicion, fëmija juaj i moshës parashkollore do të kënaqet duke u luhatur dhe duke u ngjitur.  Kopshti juaj mund të ofrojë argëtim me kuti për t’u zvarritur në të ose një rrjedhë pengesash të prodhuara në shtëpi - ose vetëm duke drejtuar dhe kërcënuar!

Deri në moshën tre vjeçare fëmijët zhvillojnë një ndjenjë të identitetit gjinor. Përderisa shumë fëmijë e fillojnë shkollën në këtë moshë, kjo është një moshë e rëndësishme për ta promovuar socializimin pozitiv gjinor përmes lodrave, lojërave, dhe aktiviteteve të luajnë dhe synojnë ta zhvillojnë një gamë të gjerë të aftësive socio-kognitive (njohëse). Prindërit dhe kujdestarët inkurajohen të jenë të vetëdijshëm për implikimet gjinore të lodrave, librave të lojërave dhe materialeve kreative për fëmijët e tyre. Prindërit dhe kujdestarët duhet t’i shmangin materialet që i inkurajojnë stereotipet gjinore, në vend tyre duhet të përdorin lodra, lojëra dhe libra neutrale gjinore ose të larmishme dhe fuqizuese, si dhe t’i inkurajojnë fëmijët të luajnë me lodra dhe lojëra tradicionalisht të lidhura me gjininë e kundërt. Për më tepër, prindërit dhe kujdestarët duhet të shmangin lodrat dhe lojëra të dhunshme ose seksualizuese, duke përfshirë lojërat digjitale, si dhe t’i inkurajojnë fëmijët ta shndërrojnë zemërimin ose frustrimin në zgjidhje të problemeve, komunikimin pozitiv dhe aktivitetin fizik.