Lëvizja dhe loja: fëmijët e moshës parashkollore
Lojërat në moshën parashkollore: pse është e rëndësishme për lëvizjen dhe zhvillimin fizikLoja është njëra nga mënyrat kryesore si fëmijët mësojnë, zhvillohen dhe rriten. Loja është e mirë për të gjitha fushat e zhvillimit të fëmijës suaj të moshës parashkollore, duke përfshirë zhvillimin e aftësive fizike ose motorike të tij/saj. Loja me fëmijën tuaj të moshës parashkollore për çdo ditë, bën që t’i forcohen muskujt dhe kockat dhe i jep atij/asaj mundësi për t’i praktikuar aftësitë fizike. Është gjithashtu e mirë për besimin e foshnjës suaj, pasi ai/ajo i teston aftësitë dhe zbulon se mund të ngjitet më lart, të vrapojë më shpejt dhe të kërcejë më larg gjatë gjithë kohës. Loja e fëmijës suaj në moshën parashkollore përmes shumë aktiviteteve fizike gjatë ditës, është e mirë për shëndetin dhe mirëqenien e tij/saj të përgjithshme. Fëmijët e moshës parashkollore kanë nevojë për një orë loje aktive për çdo ditë. Në fakt, kjo lojë mund të lëviz nga vrapimi dhe hedhja në aktivitete më të qeta si ndihma me detyrat e përditshme shtëpiake dhe shkuarja për shëtitje. Çfarë duhet të presësh: fëmijët parashkollorë dhe lëvizjaFëmijët e kësaj moshe përgjithësisht kënaqen të jenë aktivë, edhe pse fëmijët e ndryshëm preferojnë lloje të ndryshme të lojës dhe aktivitetit fizik. Në moshën 3-4 vjeçare, fëmija juaj i moshës parashkollore ndoshta do:
Në moshën pesë vjeçare, fëmija juaj në moshën parashkollore është më i koordinuar dhe më i fortë. Ju mund të vëreni se fëmija juaj mund:
Në këtë moshë, fëmija juaj i moshës parashkollore mund të dëshirojë të luajë lojëra të organizuara me rregulla të thjeshta me fëmijët e tjerë, por ata ende do të kenë vështirësi t’i mbajnë mend rregullat. Gungat e vogla dhe rëniet janë të zakonshme ashtu siç fëmija juaj i zhvillon më tej aftësitë fizike. Kjo është një pjesë normale e mënyrës se si fëmijët mësojnë dhe zhvillohen. Nëse fëmija juaj nuk duket i interesuar të bashkëveprojë me fëmijët e tjerë ose e shmangë lojën fizikisht aktive, është ide e mirë të bisedoni me ofruesin tuaj shëndetësor për zhvillimin e fëmijës suaj. Parashkollorët me aftësi të kufizuara fizike do t’i kenë piketat zhvillimore të ndryshme në disa fusha të zhvillimit dhe të aftësive motorike. Ofruesi juaj shëndetësor dhe profesionistë të tjerë do t’ju ndihmojnë ta përkrahni progresin e fëmijës suaj. Ide loje për ta nxitur fëmijën tuaj të moshës parashkollore që të lëvizëKëtu janë dhënë disa ide të lojës për t’i zhvilluar aftësitë e lëvizjes së fëmijëve parashkollorë — dhe për t’ju ndihmuar të argëtoheni së bashku!
Aktivitetet e qeta dhe të buta janë po aq të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës tuaj të moshës parashkollore, sa janë edhe lojërat e zëshme ose energjike. Të dy mënyrat inkurajojnë lëvizje më të mëdha. Për shembull, fëmijët parashkollorë mund të praktikojnë koordinimin e lëvizjeve të vogla të gishtërinjve të tyre përmes aktiviteteve të lojës si:
Fëmijët mësojnë t’i shikojnë prindërit e tyre. Pra, nëse doni që fëmija juaj të jetë aktiv, është mirë që ju të jeni aktiv gjithashtu. |