Zhvillimi i gjuhës: te fëmijët 3-4 vjeç
Fjalori dhe zhvillimi i gjuhës te fëmijët e moshës 3-4 vjeçFëmijët mësojnë shumë fjalë të reja duke ju dëgjuar ju dhe të rriturit e tjerë dhe duke ndjekur kontekstin e bisedës. Ata gjithashtu mësojnë nga përvoja të reja dhe nga dëgjimi i tregimeve të lexuara me zë të lartë. Por ende vazhdojnë të flasin më pak fjalë sesa mund të kuptojnë. Fëmija juaj do të mësojë dhe përdorë:
Ai/ajo mund të jetë në gjendje të emërojë emocione bazë si “i/e lumtur”, “i/e mërzitur” dhe “i/e zemëruar”. Në katër vite, fëmija juaj mund të dijë një ose më shumë ngjyra dhe disa koncepte të kundërta si “më të gjata” dhe “të mëdha”. Fjalitë dhe gramatika në zhvillimin e gjuhësFëmija juaj mund të fillojë të përdorë fjali më komplekse që përfshijnë fjalë si “sepse”, “kështu”, “nëse” dhe “kur” - për shembull, “Nuk më pëlqen kjo sepse është e keqe”. Fëmija do t`ju tregojë se i kupton rregullat themelore të gjuhës. Dhe shpesh do t’i zbatojë këto rregulla në mënyrë rigoroze në të gjitha shembujt, duke mos kuptuar se sa shpesh gjuha i thyen rregullat e veta. Për shembull, “Ai shkon” në vend të “Ai shkoi” ose “ka shumë dele” në vend të “kishte shumë dele”. Deri në këtë moshë, fëmija juaj mund të përdorë “unë”, “ti” dhe “mua” në mënyrë korrekte. Por mund të ngatërrojë përdorimin e formës mohuese. Për shembull, nëse thoni, “Nuk dëshiron të shkosh në park?”, ai/ajo mund të përgjigjet duke thënë: “Nuk dua të shkoj”. Zhvillimi i bisedësNë këtë moshë, fëmijët mund të tregojnë tregime që i përmbahen një teme dhe përgjithësisht kanë një fillim dhe fund. Shpesh do të ketë nevojë për shumë nxitje për ta mbajtur tregimin në vazhdim. Për shembull, nëse doni të dëgjoni fundin e tregimit, mund t’ju duhet të pyesni, “Dhe çfarë bëri macja më pas?” Fëmija juaj mund të arsyetojë, të parashikojë gjëra dhe të fillojë të shprehë ndjeshmëri. Ai/ajo gjithashtu do të përdorë shumë pyetje si “çfarë”, “pse”, “ku”, “kush” dhe “si” për të mësuar më shumë rreth botës së tij/saj - kështu që përpiquni të jeni të duruar! Ndërsa i afrohet moshës katër vjeçare, fëmija mund të fillojë biseda duke përdorur pyetje si “A e di se çfarë?” Ai/ajo do të flasë për të gjitha llojet e temave të ndryshme dhe pyetjet e tij/saj mund të jenë më abstrakte dhe komplekse. Për shembull, “Nëse vazhdon të bjerë shi, a do të na duhet të ndërtojmë një varkë për të shkuar në shtëpinë e gjyshes?” Në moshën katërvjeçare, shumica e të rriturve do ta kuptojnë fëmijën tuaj, edhe nëse nuk i shpreh disa fjalë në mënyrën e duhur. Mund të ketë ende vështirësi në shqiptimin e fjalëve që përfshijnë tingujt “l”, “th” ose “r”. Kuptimi dhe zhvillimi i gjuhësKur fëmija juaj nuk e kupton atë që thoni, ai/ajo mund t’ju kërkojë t’i shpjegoni ose t’ju pyesë se çfarë do të thotë specifikisht një fjalë. Fëmija do t’i kuptojë udhëzimet që kanë më shumë se dy hapa, për aq kohë sa ato janë në lidhje me gjëra të njohura - për shembull, “Fike televizorin, vishi pizhamet e tua dhe shko në shtrat” ose “Kur unë të hap portën, kape dorën time, më pas do të ecim në anë të rrugës”. Gjithashtu, fëmija do t’i kuptojë pyetjet në pjesën më të madhe të kohës, sidomos nëse ato kanë të bëjnë me diçka që po ndodh në moment, ose që ai/ajo mund ta shohë vetë. Ata do t’i kuptojnë shpjegimet paksa më të komplikuara, për aq kohë sa mund t’i shohin vetë rezultatet. Për shembull, ai/ajo do ta kuptojë një shpjegim si “Kur dielli ndriçon mbi objektet/sendet, i bën ato të nxehta. Preke sa i ngrohtë është uji në tasin e qenit, pasi ka qenë i ekspozuar ne diell". Në moshën katër vjeçare, fëmijët arrijnë të kuptojnë dhe të përdorin fjalë për të shprehur emocione si “lumturinë”, “mërzinë”, “zemërimin” ose “habinë”. Loja, komunikimi dhe zhvillimi gjuhësorDeri tani, fëmija juaj do të jetë në gjendje të bëjë disa negociata të thjeshta me fëmijët e tjerë. Për shembull, ai/ajo ka aftësinë për të biseduar se kush mund të luajë i/e pari/a me një lodër. Rreth moshës katër vjeçare, fëmija mund të shpjegojë pse ai/ajo dëshiron të marrë një objekt/send nga një fëmijë tjetër - për shembull, “A mund ta kem lapsin e gjelbër? Unë dua të ngjyros barin”. Dhe në këtë moshë, fëmija juaj do të fillojë ta përdorë gjuhën për të luajtur disa role. Për shembull, ajo mund të pretendojë të jetë “mami” dhe të kopjojë tonin dhe fjalët e nënës së saj. Fëmijët rriten dhe zhvillohen me ritme të ndryshme. Informacioni në këtë artikull ofrohet vetëm si udhëzues. Nëse zhvillimi i gjuhës së fëmijës suaj duket jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe jeni shumë të shqetësuar, bisedoni me mjekun, pediatrin ose infermierin/en tuaj. Ju gjithashtu mund të flisni me një mjek specialist/terapist. Nëse profesionisti juaj shëndetësor nuk shikon asgjë shqetësuese tek fëmija juaj, por ju ende jeni të shqetësuar, atëherë është në rregull të merrni një mendim tjetër.
|