Pas largimit të tymit të duhanit!
Grimcat e krijuara nga djegia e duhanit qëndrojnë për një kohë të gjatë në garderobë, në sipërfaqet e mobiljeve, perdeve, tapetëve, në automjete etj. Këto grimca përzihen lehtë dhe shpejt me mikrobe/ndotje të tjera që gjenden në ambientet e mbyllura dhe krijojnë një përzierje shumë të dëmshme. Ekspozimi ndaj produkteve të duhanit në këtë mënyrë është praktikisht i pashmangshëm - substancat e dëmshme futen thjesht duke prekur sipërfaqet e kontaminuara (ndotura), si dhe duke thithur ajrin në dhomat ku ndodh depozitimi. Bishtat e cigareve janë një problem i veçantë - përveçse janë një nga ndotësit më të mëdhenj të mjedisit, ato janë një kërcënim serioz i menjëhershëm për shëndetin e njeriut. Në fakt, një përqindje e konsiderueshme e nikotinës dhe substancave të tjera të dëmshme qëndron në bishtat e cigareve dhe ato mund të çlirohen edhe disa ditë pasi cigarja është fikur. Foshnjet dhe fëmijët e vegjël janë në rrezik të veçantë pasi:
Përveç kësaj, numri i frymëmarrjeve në minutë është më i lartë te fëmijët sesa te të rriturit, kështu që sasia e substancave të dëmshme të absorbuara nga fëmija është më e lartë dhe ndikimi ndaj shëndetit është më drastik! Shkencëtarët vijojnë të studiojnë dëmet që lidhen me këtë lloj ekspozimi ndaj duhanit. Ndërsa prisni njohuri të reja, e vetmja zgjidhje e besueshme është të zgjidhni ambiente pa duhan për veten dhe foshnjën tuaj, si dhe të krijoni ambiente të tilla!
|