Pse është e rëndësishme aleanca prindërore për kujdesin ndaj fëmijëve?
Aleanca prindërore është një mjet i fuqishëm që një familje duhet të kujdeset mirë për fëmijën e tyre. Kjo i bashkon të dy prindërit rreth një qëllimi të përbashkët - kujdesi për fëmijën dhe mirëqenia e fëmijës dhe familjes. Edhe pse duket sikur ndodh spontanisht, në fakt zhvillimi i një aleance cilësore prindërore, i paraprin një numri të konsiderueshëm hapash.
Body
Pse është e rëndësishme aleanca prindërore për kujdesin ndaj fëmijëve?
Ndërtimi i një aleance prindërore fillon në shtatzëni, kur një çift kërkon mënyra për t’i ndarë përvojat dhe ndjenjat që lidhen me zhvillimin e foshnjës para lindjes, si dhe shqetësimet dhe pritshmëritë nga vetja si prindër të ardhshëm.
Aleanca prindërore cilësore është e rëndësishme për familjen tuaj. Ajo mund të sigurojë:
- menaxhimin e përbashkët të familjes, rutinat e reja të kujdesit për fëmijët dhe rutinat e ndryshuara që ndërlidhen me funksionimin e përditshëm. Prindërit që kanë një aleancë të fortë prindërore përpiqen të përfshihen në kujdesin e përditshëm të fëmijëve dhe menaxhimin e shtëpisë në një mënyrë që ata e konsiderojnë të drejtë, duke diskutuar se çfarë dhe se si mund ta bëjnë.
- kujdesi për shëndetin mendor dhe emocionet e të dy prindërve. Prindërit që kanë një aleancë të fortë prindërore përpiqen të flasin për ndjenjat e tyre, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me rolet e reja dhe kujdesin për fëmijën. Ata kanë një shans më të mirë për t’i njohur ndjenjat afatgjata të mungesës së fuqisë, mërzitjes, mbingarkimit me detyra të reja dhe të reagojnë në kohën e duhur, duke e ruajtur kështu shëndetin e tyre mendor, si dhe kushtet cilësore të jetesës për fëmijën.
- duke folur për fëmijën dhe mbështetjen në zhvillimin tuaj si baba ose nënë. Asnjë prind nuk i ka patur aftësitë prindërore thjesht duke marrë rolin e nënës apo të babait. Aleanca prindërore është mbështetja më e afërt dhe më intensive që mund të keni në zhvillimin e stilit të prindërimit për fëmijën tuaj, marrëdhënien me fëmijën dhe përvojën tuaj të të qenit prind.
- përfshirja e të dy prindërve në kujdesin për fëmijën. Një aleancë e fortë prindërore do të thotë të kuptosh rëndësinë e një marrëdhënie cilësore midis të dy prindërve për zhvillimin e fëmijës. Për më tepër, një aleancë e fortë prindërore bazohet në idenë se të dy prindërit janë njësoj të aftë në të gjitha aspektet e kujdesit për fëmijën e tyre dhe se, për t’u bërë të aftë, atyre u duhet kohë për ta njohur fëmijën e tyre dhe për të krijuar një marrëdhënie me të. Kjo është arsyeja pse aleanca prindërore cilësore do të kërkojë mënyra për të siguruar kohë të veçantë me fëmijën nga të dy prindërit.
Hulumtimet tregojnë se një aleancë e fortë prindërore e mbron martesën kundër efekteve të mundshme negative të ndryshimeve në intimitet, që vijnë përmes prindërimit.
Është e rëndësishme ta keni parasysh se krijimi i një aleance të fortë prindërore është detyra juaj e përbashkët. Në ndjekje të kësaj detyre, ju mund të përballeni me shumë sfida:
- familja juaj e origjinës ose mjedisi juaj, mund ta konsiderojnë nënën si një prind më të aftë dhe mund të zhvillojnë pritshmëri të tilla tek ju. Kjo, në fakt, krijon presion dhe stres të madh për të dy prindërit. Në fakt, kjo bindje është hedhur poshtë nga shkenca – pasi të dy prindërit kanë mundësi të barabarta për të zhvilluar kujdes cilësor për fëmijën.
- mund të dëgjoni shpesh mesazhin, sipas së cilit pritet që nëna të dijë dhe të jetë në gjendje të bëjë më shumë në organizimin e përditshëm, në kujdesin ndaj fëmijëve, dhe se informacioni dhe njohuritë rreth prindërimit u transmetohen kryesisht nënave. Ndonjëherë, nën ndikimin e mesazheve të tilla nga reklamat, dhe shpesh edhe nga profesionistët, familjet “bien në grackë” dhe ia caktojnë nënës detyrën e menaxhimit të kujdesit të fëmijëve dhe shtëpisë dhe babait rolin “ndihmës”. Juve mund t’ju krijohet përshtypja se ndarja e roleve duhet të jetë e tillë kur babai punon, nëna është në shtëpi dhe kujdeset për fëmijën? Mirëpo është e rëndësishme të merret vendimi së bashku se kush do të bëjë çfarë, duke vlerësuar ndjenjat dhe nevojat e njëri-tjetrit, si dhe duke siguruar mundësi që të dy prindërit ta njohin fëmijën dhe të mësojnë si të kujdesen për të.