Si mund të ndihmojnë fëmijët e tjerë motrën/vëllain e tyre me çrregullim të spektrit të autizimit!?
Prindërimi i vëllezërve dhe motrave të fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmitPasja e një fëmije me çrregullim të spektrit të autizmit (ÇSA) mund të vështirësojë gjetjen e kohës për nevojat e fëmijëve tuaj të tjerë. Ndonjëherë mund të ndiheni fajtor ose të shqetësuar për mënyrën se si jeni duke vepruar. Mirëpo mos u bëni shumë të ashpër me veten tuaj - ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëni çdo ditë për t’u kujdesur për fëmijët tuaj të tjerë. Si t’ua shpjegoni çrregullimin e spektrit të autizmit motrave dhe vëllezërve të tjerë?Është ide e mirë që të filloni t’ua shpjegoni çrregullimin e spektrit të autizmit (ÇSA) fëmijëve tuaj me zhvillim normal sapo të kenë aftësinë e duhur për ta kuptuar atë, ose kur arrijnë të vëzhgojnë se vëllai/motra e tyre po sillet ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kjo i ndihmon fëmijët të përshtaten me aftësinë e kufizuar të vëllezërve/motrave të tyre, dhe shmang idetë e gabuara rreth ÇSA-së. Ashtu siç rriten fëmijët dhe bëhen më të aftë për të kuptuar, ju do ta vëreni se ata kanë nevojë për më shumë informacione dhe do të bëjnë pyetje më të komplikuara në lidhje me ÇSA-në. Si të shpjegoni çrregullimin e spektrit të autizmit?
Çfarë dinë fëmijët për ÇSA-në? Edhe kur fëmijët dinë pak për ÇSA-në në përgjithësi, ata shpesh nuk dinë shumë për mënyrën se si ÇSA-ja ndikon te vëllezërit dhe motrat e tyre në veçanti. Fëmijët e moshave të ndryshme e kuptojnë ÇSA-në në mënyra të ndryshme. Një pesëvjeçar mund ta shohë ÇSA-në si arsyen pse një vëlla nuk mund të shkruajë. Një 17-vjeçar ka më shumë gjasa ta shohë ÇSA-në si pengesë për një vëlla/motër që të ketë një jetë normale. Fëmijët ndonjëherë kanë ide të gabuara për çrregullimin e vëllezërve/motrave të tyre. Ata mund të mendojnë se ÇSA-ja është diçka që ju mund ta “merrni” si një ftohje. Fëmijët më të vegjël mund të mendojnë se janë ata që j'ua kanë shkaktuar ÇSA-në vëllezërve/motrave të tyre nëpërmjet sjelljeve të këqija apo mendimeve. Ju mund t’i ndihmoni ata rreth këtyre mendimeve duke folur me ta dhe duke j'ua shpjeguar gjërat. Efektet e çrregullimeve të spektrit të autizmit te vëllezërit/motrat Në përgjithësi vëllezërit dhe motrat e fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit (ÇSA) përshtaten mirë. Shpesh, vëllezërit dhe motrat e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë më të kujdesshëm, të mëshirshëm, të pavarur dhe tolerantë. Mirëpo fëmijët tuaj të tjerë zakonisht mund të përjetojnë një sërë ndjenjash të vështira ose negative. Për shembull, në kohë të ndryshme ata mund të ndjehen:
Ndihma ndaj vëllezërve dhe motrave të fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit Ashtu si fëmija juaj me ÇSA, fëmijët tuaj të tjerë kanë nevojë për vëmendjen tuaj. Këtu janë dhënë disa mënyra se si fëmijëve tuaj mund t’ju jepni ngrohtësinë e përditshme dhe vëmendjen pozitive, t'i ndihmoni ata të ndihen të veçantë dhe të inkurajojnë marrëdhënie pozitive midis të gjithë fëmijëve. Ndarja e kohës së posaçme për fëmijët e tjerë
Ju mund të mendoni se është e padrejtë të kaloni më shumë kohë me fëmijën tuaj me ÇSA sesa fëmijët tuaj të tjerë. Por gjëja e rëndësishme është që fëmijët tuaj të tjerë të ndjehen të veçantë gjatë kohës së tyre me ju, edhe nëse është vetëm për disa minuta në ditë, qoftë kur i merrni nga shkolla ose në kohën e gjumit. Nëse fëmijët tuaj të tjerë mendojnë se ata janë gjithashtu të veçantë për ju, ata do arrijnë që të kuptojnë situatën gjithnjë e më shumë, ndërsa rriten. Ata do të kenë më pak gjasa të ndihen të pakënaqur ndaj vëllezërve/motrave të tyre. Inkurajimi i marrëdhënieve më të afërta Një mënyrë për t’i inkurajuar marrëdhëniet më të ngushta mes fëmijëve tuaj është të kërkoni mënyra që ata të gjithë të mund të luajnë, të argëtohen dhe të ndërveprojnë së bashku. Për shembull, shumë fëmijë të vegjël me ÇSA e duan shumë lojën me flluska dhe me trena - këto janë aktivitete që vëllezërit dhe motrat e tyre mund t’i gëzojnë gjithashtu. Përpjekja për të qenë të drejtë. Është e rëndësishme që fëmijët tuaj të ndiejnë se të gjithë janë trajtuar në mënyrë të drejtë:
Mund të jetë joshëse të injoroni sjellje si goditja apo hedhjen e gjërave nga fëmija juaj me ÇSA, ngaqë ai/ajo “nuk kupton”, ose është “tepër e vështirë”. Mirëpo vëllezërit dhe motrat e fëmijës suaj mund ta shohin këtë si të padrejtë, dhe të ndjehen të pakënaqur ose të mërzitur. Vendosja e roleve dhe përgjegjësive familjare Fëmijët tuaj me zhvillim tipik mund të kryejnë detyra shtëpiake dhe punë, siç janë përgatitja e shtretërve të tyre, larja e enëve, palosja e rrobave e kështu me radhë. Fëmija juaj me ÇSA mund të marrë më shumë përgjegjësi ndërsa rritet. Për shembull, ai/ajo mund të jetë në gjendje të marrë dhe të vendosë vetë mbulesën e tavolinës për darkë. Mund të jetë joshëse të mbështeteni te fëmijët tuaj të tjerë ose të prisni që ata të marrin përgjegjësi shtesë. Është e rëndësishme që të jeni të drejtë dhe të mbani mend se fëmijët tuaj të tjerë kanë nevojë për kohë dhe hapësirë për të qenë fëmijë. Menaxhimi i ndjenjave negative Këtu janë dhënë disa mënyra për t’i ndihmuar ata, kur përballen me këto ndjenja:
Inkurajimi i një rrjeti mbështetës jashtë familjes suaj Ndonjëherë, fëmijët tuaj të tjerë mund të ndihen të tronditur nga jeta familjare, veçanërisht nëse kanë një vëlla me vështirësi të rënda në sjellje. Miqësitë jashtë familjes mund t’i ndihmojnë fëmijët tuaj të mendojnë se janë më shumë se vetëm vëllezërit dhe motrat e një fëmije me çrregullim të spektrit të autizmit (ÇSA). Përfshirja në një grup mbështetës mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë se nuk janë vetëm dhe të kuptojnë se ajo që ndiejnë është normale. Këshillimi mund të jetë gjithashtu një ide e mirë, nëse fëmijët kanë vështirësi me përballimin e situatës. Grupet mbështetëse
|