Si të rrisim prodhimin e qumështit

Arsyeja më e zakonshme për prodhimin e pamjaftueshëm të qumështit është zbrazja e dobët e gjirit për shkak të pozicionimit jo korrekt, vendosjes dhe kapjes së gabuar të gjirit, vakte me gji shumë të shkurtra ose të rralla, ushqyerja me gji sipas një orari të përcaktuar, në vend të ushqyerjes me gji sipas nevojave të foshnjës.
Body

Zbrazja e gjoksit dhe prodhimi i qumështit janë të ndërlidhura. Nëse gjiri nuk zbrazet mjaftueshëm, prodhimi i qumështit do të ulet. Kur një foshnjë thith me efektshmëri, zakonisht do të ketë mjaftueshëm qumësht. Nëse fëmija nuk thith mjaftueshëm në gji për shkak se ai/ajo ka lindur parakohe, me peshë të ulët ose është i sëmurë, do të mungojë stimulimi i gjirit. Faktorët psikologjikë, dhimbja, stresi, mungesa e mbështetjes nga partneri dhe familja kanë një ndikim të barabartë me problemet mjekësore ose "teknike" të ushqyerjes me gji.

Si të rrisim prodhimin e qumështit

Përmirësoni teknikën e ushqyerjes me gji.

  • Vendosja e mirë dhe kapja e gjoksit e lejojnë foshnjën të thithë me efektshmëri dhe të marrë më shumë qumësht.
  • Në këtë mënyrë, gjiri stimulohet për të prodhuar më shumë qumësht dhe për të plotësuar nevojat e foshnjës.
  • Disa fëmijë lulëzojnë mirë edhe kur kapja e gjirit nuk është optimale, sepse në fillim nëna prodhon shumë qumësht. Nëse foshnja nuk e stimulon mjaftueshëm gjirin, prodhimi i qumështit mund të ulet në muajt e ardhshëm. Foshnja juaj pastaj do të bëhet e shqetësuar kur është në gji, mund të refuzojë plotësisht të thithë, ose vaktet mund të jenë shumë të shkurtra, sepse rrjedhja e qumështit nuk i plotëson nevojat e tij/saj.
  • Për të parandaluar këtë, përpiquni të përmirësoni vendosjen e foshnjës tuaj dhe kapjen në gji që në fillim.

Ndihmojeni foshnjën tuaj duke shtrydhur qumështin.

Kjo mund të përmirësojë rrjedhjen e qumështit dhe ta ndihmojë foshnjën të thithë më gjatë. Nëse foshnja juaj bie shpejt në gjumë në gji, pozicioni i mirë në gji i ndjekur nga shtrydhja e gjirit do të stimulojë rrjedhjen e qumështit. Foshnja do të fillojë të thithë dhe të zgjohet kur i vjen qumështi. Shtype gjoksin midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, sa më larg thithkës që të jetë e mundur; presioni duhet të jetë mjaftueshëm i fortë, por jo i dhimbshëm. Shtypni ndërsa foshnja të jetë duke thithur gjirin, pushoni kur fëmija është duke pushuar. Nëse foshnja juaj thith me forcë dhe në mënyrë aktive, nuk ka nevojë ta shtrydhni qumështin.

Ushqejeni beben shpesh dhe mirë

  • Rrisni frekuencën e vakteve të ushqyerjes me gji në 8-12, dhe më shumë nëse është e nevojshme; mos harroni të jepni gji gjatë natës;
  • Mos vendosni orare, mos përcaktoni strikt kohëzgjatjen e vakteve dhe hapësirat me tyre, lëreni foshnjën ta  vendosë vetë.
  • Sigurohu që fëmija të jetë në një pozicion të mirë.
  • Mos prisni që gjinjtë të "mbushen" që fëmija të vendoset në gji. Ka gjithmonë qumësht për foshnjën, edhe kur duken bosh. Për më tepër, nëse foshnja thith më shpesh, jo vetëm që sasia e qumështit do të rritet brenda pak ditësh, por edhe foshnja do të marrë më shumë peshë, sepse ai/ajo do të marrë më shumë nga qumështi i fundvaktit, i cili është më i ushqyeshëm dhe i pasur me yndyrna.
  • Ushqyerja me gji duhet të jetë jo vetëm më e shpeshtë, por edhe më e efektshme. Një foshnjë që nuk është e gjallë dhe nuk thith në mënyrë efikase, por fle me thithkë në gojën e tij/saj, duhet të inkurajohet nëpërmjet kontaktit lëkurë-lëkurë, të zhvishet (në një dhomë të ngrohtë, sigurisht), ose të mbahet në një mbajtëse kangur gjatë gjithë kohës, edhe kur ushqehet me gji.
  • Shtimi i çdo çaji ose formule mund të prishë marrëdhënien e ofertës-kërkesës në prodhimin e qumwështit të gjirit.
  • Zbraze gjoksin pas një ushqyerjeje me gji. Në disa gjidhënie, foshnja pi gjithçka dhe dëshiron më shumë, në disa jo. Kjo ndodh në raste specifike kur foshnja është nervoze për diçka, kur dhëmbët e tij/saj shpërthejnë, kur nëna ndryshon deodorantin e saj apo dicka tjetër e ngjashme. Pasi foshnja nuk dëshiron më të thithë gji, edhe pas stimulimit (kontaktit lëkurë-lëkurë, mbajtjes gjithë kohës pranë), zbrazni gjirin pas ushqyerjes me gji duke e shtrydhur edhe 2 minuta pasi të ketë dalë pika e fundit e qumështit.
  • Pi shumë lëngje. Jo shumë, por mjaftueshëm: rreth një gotë gjatë një vakti ushqyerjeje me gji.
  • Pusho. Kjo është veçanërisht e mundur nëse ju jeni duke ushqyer shpesh me gji, kështu që jeni të detyruara të uleni ose të shtriheni shpesh me foshnjën. Përveç ushqyerjes me gji, do të ishte mirë të gjeje diçka që të qetëson mendërisht, të paktën për disa minuta në ditë.
  • Ndiq disa nga këto këshilla dhe prit një ose dy ditë. Kjo mund të duket si një kohë shumë e gjatë, por pasi metodat bazohen në përvojën e shumë nënave të tjera dhe njohuritë më të fundit shkencore, nuk ka arsye pse ju nuk duhet të besoni në suksesin tuaj. Qetësohu, kënaqu kur je me foshnjën dhe beso në veten tënde.

Kriza e ushqyerjes me gji ose kriza e laktacionit                 

Ka situata kur mund të duket se nevojat e foshnjës tejkalojnë atë që ju mund të ofroni. Kjo ndodh veçanërisht pasdite/mbrëmje ose për disa ditë gjatë shpëthimeve të zhvillimit të foshnjës, pra fazave të rritjes së nevojave të ushqyerjes. Këto janë faza normale, që i kalojnë të gjitha foshnjat (disa më shpejt, disa më vonë, me intensitet të ndryshëm), zakonisht në moshën 2-3 javëshe, 6 javëshe ose rreth 3 muajsh. Shmang gabimin e futjes së shtesave ose të heqjes dorë nga ushqyerja me gji! Periudhat e këtyre nevojave të shtuara janë stresuese si për ty, ashtu edhe për foshnjën, por ato kalojnë shpejt.

Nëse nëna ndjen se gjoksi i saj është bosh ose vëren se ato janë më të vogla se në ditët dhe javët e mëparshme, kjo nuk do të thotë se nuk ka qumësht!

Mendo edhe për veten:

  • A ha vakte të rregullta dhe pi lëngje të mjaftueshme?
  • A ia del ta drejtpeshosh kujdesin ndaj foshnjës me përgjegjësitë e tjera?
  • A ia del të qetësohesh dhe të pushosh gjatë ditës?

Nëse keni pyetje, dilema apo dyshime rreth ushqyerjes me gji, kontaktoni me infermieren/maminë dhe mjeken e konsultorit të fëmijës apo qendrës shëndetësore që mbulon zonën tuaj. Ato do t'ju japin ndihmë dhe këshilla profesionale dhe do t'ju ndihmojnë të qetësoheni.