Stimulimi i tepërt: foshnja dhe fëmija
Çfarë është stimulimi i tepërt? Stimulimi i tepërt ndodh kur një fëmijë është i mbingarkuar nga më shumë përvoja, ndjesi, zhurmë dhe aktivitete që në fakt mund të përballojë. Për shembull, një foshnjë e sapolindur mund të ndihet jo rehat pas një feste ku ka qenë i përkëdhelur nga shumë të rritur. Edhe një fëmijë i moshës parashkollore mund të jetë i zemëruar pas një ngjarje të madhe si një festë ditëlindje. Fëmijët e mbingarkuar lodhen dhe ndihen të sforcuar. Kur ndodh kjo, ata kanë nevojë për kohë të qetë dhe për një mjedis të njohur e të rehatshëm. Shenjat e stimulimit të tepërt Nëse i sapolinduri ose foshnja juaj është stimuluar tepër, ai/ajo mund:
Nëse fëmija juaj i vogël ose i moshës parashkollore është mbistimuluar ai/ajo mund:
Disa nga shenjat e veçanta që tregon fëmija kur ndihet i/e mbistimuluar: Balanca midis kohës me aktivitete dhe kohës së qetë Në pesë vitet e para të jetës, truri i fëmijës zhvillohet gjithnjë e më shpejt se në çdo kohë tjetër të jetës së tij. Përvojat e hershme të fëmijës tuaj – gjërat që ai sheh, dëgjon, prek, nuhat dhe shijon – e stimulojnë trurin e tij, duke krijuar miliona lidhje nervore. Kjo do të thotë se fëmija juaj ka nevojë për një mjedis nxitës me shumë aktivitete të ndryshme që i japin atij/asaj shumë mënyra për të luajtur dhe mësuar, dhe shumë shanse për ta praktikuar atë që po mëson. Por kjo nuk do të thotë se çdo ditë duhet ta kaloni gjithë ditën duke i varur lodrat para foshnjës apo të nxisni fëmijën të shkojë nga shkolla në aktivitete jashtëshkollore. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël kanë nevojë edhe për kohë të qetë në rrethana të parashikueshme dhe të njohura. Fëmija do të përfitojë nga zbavitja e qetë me veten, duke eksploruar mjedisin sipas mënyrës dhe ritmit të tij vetjak. Kjo kohë i lejon fëmijës të mësojë si të angazhohet, si të punojë kur ka nevojë për kohë të qetë dhe të gjejë gjëra për të bërë në atë kohë për t’u ndier më mirë. Foshnjat: trajtimi i stimulimit të tepërt Kur të shihni se foshnja juaj është e mbingarkuar, çojeni atë në një vend ku ajo mund të qetësohet – për shembull, në krevatin e saj. Nëse jeni jashtë me foshnjën tuaj, ju mund ta vendosni atë në karrocë dhe ta mbuloni me një mbështjellëse të lehtë ose batanije. Mbështjellja e të sapolindurve dhe e foshnjave mund t’i ndihmojë të qetësohen, sepse zvogëlon ndjesitë fizike. Gjithashtu, foshnjës suaj mund t’i duket qetësuese kur e vendosni pranë trupit tuaj, të mbështjellë me një pëlhurë mbajtëse ose diçka të ngjashme, derisa i bëni punët e përditshme. Fëmijët e vegjël dhe fëmijët e moshës parashkollore: trajtimi i stimulimit të tepërt Ja disa ide për të ndihmuar fëmijën tuaj që të mos stimulohet më shumë seç duhet:
Nëse sheh probleme me sjelljen, sepse fëmija yt është tepër i stimuluar ose i stresuar, është pothuajse gjithmonë e dobishme t’i ndërpresësh ato duke ndryshuar mjedisin. Fëmijët e moshës shkollore: si të merremi me mbistimulimin Në këtë moshë, fëmijët mund të fillojnë të qetësohen. Ja disa ide për të ndihmuar:
Fëmija juaj ka nevojë për kohë të mjaftueshme gjatë javës për t’i bërë detyrat e shtëpisë, për të kaluar kohë me familjen, për t’u shoqëruar me miqtë ose dhe për të qëndruar vetëm. Gjetja e sasisë së duhur të stimulimit Nuk ka asnjë përgjigje “të drejtë” se cila përmasë stimulimi është i tepërt, sepse çdo fëmijë është i ndryshëm. Fëmijë të ndryshëm mund të përballojnë shumë emocione të ndryshme. Disa fëmijë e përballojnë më mirë se të tjerët mjedisin stimulues. Le të jetë fëmija yt udhërrëfyesi dhe mos harro se ekuilbri është gjëja më e mirë. Për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, është një ide e mirë t’i japësh fëmijës pak kohë çdo ditë për t'a kaluar qetësisht, duke luajtur ose duke pushuar, përveç kohës së gjumit. Ka të ngjarë që fëmija në moshën shkollore të përfitojë më shumë nga një ose dy aktivitete jashtëshkollore për të cilat është vërtet i/e interesuar. Sporti, muzika dhe klubet e tjera mund të jenë një mënyrë fantastike për të zhvilluar aftësi, për të bërë miq të rinj dhe për t’i ndjekur interesat. Por një kohë e tepërt që kalon në aktivitete të organizuara pas shkollës mund të nënkuptojë që fëmija të humbasë kohën për t’u shplodhur dhe për t’u zbavitur. Aftësia për ta angazhuar veten është një aftësi e rëndësishme jetësore. Duke e inkurajuar, ju e ndihmoni fëmijën tuaj në udhëtimin e vet për t’u bërë një i rritur i pavarur. |