Vaksina kundër sëmundjes Streptococcus Pneumoniae
Tek fëmijët nën moshën dy vjeç aplikohen vetëm vaksinat e konjuguara që përmbajnë 10 ose 13 serotipi të bakterit janë efektive dhe përdoren për të mbrojtur fëmijën kundër sëmundjeve te mushkrive të shkaktuara nga Streptococcus pneumoniae (pneumokoku).
Body
Disa informacione rreth vaksinës:
- Vaksina përmban polisaharide të serotipave: 1, 4, 5, 6B, 7F, 9V, 14, 18C, 19F, 23F (tek vaksina 13 valente permban më shumë: 3, 6A dhe 19A), transportues të proteinave dhe fosfat alumini si ndihmës (përmirësues i reagimit imunitar). Vaksina nuk përmban material të gjallë infektiv.
- Sipas kalendarit aktual të imunizimit, fëmija juaj do ti aplikohen tre doza të kësaj vaksine në 2 muaj, 4 muaj dhe 12 muaj e parë të jetës.
- Nëse fëmija juaj është në rrezik të veçantë për tu prekur nga sëmundja pneumokoksike (sëmundje kronike të mushkërive, zemrës dhe enëve të gjakut, veshkave, mëlçisë, shpretkës jofunksionale, transplantimit të indeve dhe organeve, malinje, ka kryer implant koklear, etj.), fëmija mund të ketë nevojë për një dozë shtesë të vaksinës të konjuguar dhe gjithashtu vaksinimin me vaksinën Pneumo 23 (që përmban polisaharide nga 23 serotipe të baktereve), pas moshës 2 vjeç.
- Vaksina bëhet me injeksion në muskulin e kofshës tek foshnjat dhe në pjesën e sipërme të krahut tek fëmijët më të rritur (më të mëdhenj se 3 vjeç).
- Mund të jepet në të njëjtën kohë me vaksinat e tjera (difteria, tetanozi, kolla e mirë, poliomieliti, hepatiti B, vaksina MMR, etj.) por duhet të injektohet në një vend tjetër.
- Nëse fëmija juaj ka një infeksion akut të shoqëruar nga një temperaturë e lartë, vaksinimi duhet të shtyhet deri në shërim të plotë.
- Vaksina nuk u aplikohet fëmijëve që kanë pasur një reagim anafilaktik (alergjik) ndaj substancës aktive të vaksinës ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të vaksinës.