Zakonet e përsëritura të fëmijëve!
Cilat janë zakonet fizike të përsëritura?Zakoni është sjellja që fëmija juaj e bën në mënyrë të vazhduar, pothuajse pa e pasur mendjen fare. Shpesh, zakonet e fëmijëve mund t’ju shqetësojnë ose t'ju irritojnë, por zakonisht ato nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar. Zakonisht, zakonet e fëmijëve përfshijnë prekjen ose pickimin e pjesëve të fytyrës ose të trupit të tyre. Ndonjëherë, fëmijët janë të vetëdijshëm për zakonet e tyre, herë të tjera jo. Disa zakone që bëhen nga fëmijët janë:
Pse fillojnë këto zakone?Fëmijët i bëjnë, sepse këto veprime të përsëritura i ndihmojnë të ndihen më mirë. Për shembull, gjatë kohës që fëmijët e vegjël e lënë fazën e foshnjërisë, zakonet si thithja e gishtit të madh mund të jetë një mënyrë për të qetësuar ankthin. Mirëpo, ndonjëherë, zakonet fillojnë sepse fëmijët ndjehen të pa stimuluar nga mjedisi përreth. Shënim: disa fëmijë të vegjël duket se qetësojnë veten me anë të disa sjelljeve të përsëritura, por që ndodhin më rrallë te fëmijët e tjerë. Këto sjellje mund të përfshijnë lëkundjen e trupit, ose rrotullimin e kokës. Shumica e fëmijëve i ndalojnë këto sjellje në moshën 5-vjeçare. Disa sjellje mund të duken si një zakon, por kanë një arsye mjekësore. Për shembull, nëse një fëmijë papritmas fillon ta tërheqë ose ta godasë veshin dhe është gjithashtu nervoz, kjo mund të ndodhë, sepse ai/ajo mund të ketë një infeksion të veshit ose është duke i dalë një dhëmb i ri. Heqja me butësi e zakonevePjesa më e madhe e zakoneve largohen vetvetiu. Por, nëse zakoni që ka e pengon fëmijën në aktivitetet e përditshme, duke e bërë fëmijën të ndrojtur apo i shkakton probleme në shoqëri, atëherë ju mund të ndërmerrni veprime për ta ndërprerë këtë zakon. Për shembull, thithja e gishtit të madh ose e gishtërinjve të tjerë është normale. Por fëmija juaj mund t'i thithë gishtat gjatë gjithë kohës. Nëse thithja e gishtave ndikon në procesin e të folurit, të të ushqyerit ose sjell ngacmime të fëmijës nga bashkëmoshatarët, atëherë, mund të jetë koha për ta braktisur butësisht këtë zakon. Disa këshilla për t’i braktisur zakonet
Kur të kërkoni ndihmë për zakonetRreth moshës 3-vjeçare, thithja e gishtit të madh ose thithja e gishtërinjve në përgjithësi mund të bëhen problem për zhvillimin e dhëmbëve të fëmijëve. Nëse fëmija juaj është ende duke thithur gishtat për më shumë se tre vjet, flisni me një specialist të shëndetit se si t'ia hiqni këtë zakon. Gjithashtu, nëse mendoni se një stres ose ankth i ri në jetën e familjes suaj mund të shkaktojë shfaqjen dhe përsëritjen e një zakoni, sjelljeje apo të një veprimi, ndoshta mund të flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor për këto arsye. Zakonet e përsëritura te fëmijët me problematika të zhvillimitFëmijët me problematika të zhvillimit (për shembull, një fëmijë me spektrin e autizmit) mund të kenë zakone më të shumta ose më intensive, sesa fëmijët me zhvillim normal. Një psikolog/e ose specialist tjetër zhvillimi mund t’ju ndihmojë nëse keni nevojë për më shumë informacione. Zakon apo tik?Tiket nuk janë zakone. Ato janë spazma të muskujve që shkaktojnë lëvizje të mprehta që janë jashtë kontrollit të fëmijës. Shembujt përfshijnë pulitjen e shpeshtë të syve, dridhjet e fytyrës dhe lëvizjet e krahëve ose shpatullave. Ndonjëherë tiket shkaktohen edhe për shkak të sindromës Tourette. Një fëmijë mund të jetë në gjendje të ndalojë një tik për një kohë të shkurtër, por tiku do të kthehet sërish kur fëmija të kryejë aktivitete të tjera. Nëse mendoni se një tik është shqetësues për fëmijën tuaj, është më mirë të kërkoni ndihmë nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. |