Zhvillimi i lidhjes së fortë emocionale me fëmijën (mosha 3-6 muaj)

Në moshën 3-6 muaj, foshnjat gjithnjë e më shumë përpiqen të flasin në mënyrë aktive me njerëzit rreth tyre, por gjithashtu gjithnjë e më shumë duhet t’i ndajnë interesat e tyre dhe gatishmërinë për të komunikuar me të tjerët - për t’u përfshirë me të tjerët në bisedë.
Body

Kur ju buzëqesh, fëmija dëshiron që ju t’ia ktheni buzëqeshjen. Kur gugat, në fakt dëshiron që ju t’i përgjigjeni dhe të merrni pjesë në këtë bisedë. Kur ia njihni dhe u përgjigjeni këtyre nevojave, foshnja ndihet e sigurt: zbulon që kuptohet nga ju, se është e aftë ta thotë atë që ka nevojë dhe se është e rëndësishme për ju. Kështu foshnja e forcon lidhjen e tij/saj emocionale me ju dhe bëhet gjithnjë e më e gatshme për ta eksploruar botën që e rrethon dhe për t’i përmirësuar aftësitë e tij/saj.

Ja se çfarë mund të bëni për të forcuar lidhjen emocionale midis jush në këtë moshë:

  • vendoseni fëmijën në prehër, në mënyrë që të shikoni sytë e njëri-tjetrit. Flisni butësisht me të, vështrojeni butësisht dhe me buzëqeshje. Mbani kontaktin me sy - pamja në sytë tuaj duhet të jetë e butë dhe e qeshur. Përgjigjuni reagimeve të foshnjës me një buzëqeshje dhe fjalë;
  • tregojini fëmijës për atë që po bëni gjatë kryerjes së gjërave të zakonshme rreth shtëpisë. Tingujt e zërit tuaj do ta qetësojnë fëmijën;
  • kur fëmija përpiqet të “bisedojë” - duke bërë tinguj të ndryshëm - tregoni se po e dëgjoni atë. Buzëqeshni, tundni kokën, hapni sytë. Bëni pyetje, flisni, tregojini një surprizë. Përgjigja juaj do ta nxisë foshnjën të flasë më tej;
  • kur fëmija është i/e mërzitur, ndihmojeni atë të qetësohet. Përqafojeni fëmijën, flisni me të butësisht, vendosni muzikë të qetë dhe shplodhëse.