Stimulimi i zhvillimit nëpërmjet rutinës së përditshme: foshnjat e porsalindura

“Sfida më e madhe që hasin prindërit kur vijnë në shtëpi me një foshnjë të sapolindur, është të mësohen me rutina të reja që funksionojnë në familje, veçanërisht kur vjen fëmija i parë. Rutinat e përditshme: ndërrimi, ushqyerja, mbajtja, janë disa mundësi për të stimuluar zhvillimin psiko-motorik”.
Body
Sa herë gjatë ditës i kryeni rutinat e përditshmërisë?

Një të sapolindur ju e ushqeni çdo 2-3 orë, i ndërroni pelenat të paktën 3 herë në ditë, i ndërroni gushoren për shkak të të vjellave, e mbani për të gromësirë ose për ta qetësuar kur qan. Për secilën nga këto aktivitete, ju kaloni minimalisht 5 minuta. Kështu, koha që kalon në kontakt me fëmijën mund të arrijë deri në 4 orë.

Çfarë informacioni shkëmbeni me një të porsalindur nëpërmjet rutinës së përditshme?

Nuhatja

  • fëmija e ndjen dhe mëson erën e lëkurës dhe të qumështit të nënës,
  • qetësimi, rehatimi.

Kontakti lëkurë më lëkurë

  • presioni trupor që e qetëson fëmijën,
  • rregullimi i temperaturës së trupit,
  • relaksim, hapje e grushteve,
  • qetësimi i ritmit të frymëmarrjes,
  • gjumë më i qetë,
  • zhvillim më i mirë për sa i përket shtimit në peshë.

Ndryshimi

  • kontakti me sy, ndjekja me sy e personit që i jep vëmendje,
  • dëgjimi i të folurit, që i drejtohet atij/asaj në një ton më fëminor dhe me një zë të qetë,
  • ndryshimi i pozicionit të trupit.

Mbajtja në krahë

  • presion të thellë qetësues, stimulim i sistemit të prekjes,
  • familjarizimi me rrotullimet e trupit të personit që e mban në krahë, ndihmon në qetësimin e fëmijës dhe të stimulimit të sistemit vestibular.
  • ndjekja e lëvizjes së syve nëpërmjet lëvizjes së trupit; përfshirja e sistemit vizual,
  • të folurit e personit shkakton dridhje në trup që ai/ajo i ka dëgjuar në bark, stimulim i sistemit të dëgjimit.

Larja\Banja

  • lëvizje dhe eksplorim më të lirë të skemave motorike,
  • uji në të cilin fëmija qëndron, ushtron presion unik në lëkurë, duke e qetësuar atë,
  • kontakti me sy dhe ndjekja e syve,
  • lëvizja e duarve mbi trupin e fëmijës gjatë larjes, nënkupton mësimin rreth skemës së trupit, rehatinë për shkak të presionit të thellë qetësues.

Shpesh nuk mendojmë për rëndësinë e informacioneve që merr fëmija nëpërmjet aktiviteteve të përditshme, falë të gjitha shqisave. Përpiquni t’i kryeni të gjitha aktivitetet përreth fëmijës me qetësi dhe ngadalë. Jepini kohë fëmijës për t’u organizuar, kuptuar dhe përgatitur për aktivitetin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, ju ndërtoni besimin, i cili i jep mundësinë më të mirë fëmijës për të mësuar më tej dhe për të lulëzuar.