Lidhja me fëmijën e porsalindur

Një lidhje e fortë emocionale me ju do të jetë çelësi për gadishmërinë dhe guximin e fëmijës suaj për të eksploruar, mësuar dhe kuptuar botën përreth tij/saj. Kjo marrëdhënie zhvillohet që në momentin e parë të jetesës së prindërve së bashku me fëmijët.
Body

Lidhja juaj e fortë emocionale me fëmijën e porsalindur është e bazuar, mbi të gjitha, në mënyrën se si e kaloni kohën së bashku dhe shkallën në të cilën e shihni botën sipas këndvështrimit të tyre - kështu ju i kuptoni nevojat e tij/saj dhe i përgjigjeni vazhdimisht me gadishmëri dhe ngrohtësi. Kryesisht lidhja me fëmijën e porsalindur mbështetet  në njohjen e tij/saj. Për këtë arsye, hapat e parë në zhvillimin e foshnjës i dedikohen krijimit të një lidhje të fortë emocionale midis jush.

Çdo ditë gjeni kohë për të ndenjur vetëm për vetëm me fëmijën tuaj

Kujdesi për një fëmijë të porsalindur, rikuperimi dhe krijimi i rutinave të reja mund të jetë vërtet e lodhshme. Për këtë arsye është e rëndësishme tí dedikoni vetes dhe foshnjës tuaj një kohë të veçantë, ndërsa nuk jeni duke menduar për punët e shtëpisë ose të tjera përgjegjësi, por jeni plotësisht të përkushtuar për t'u njohur dhe "duke folur" me foshnjën tuaj. Qëndroni afër foshnjës në mënyrë që ai/ajo t'ju shohë, të dëgjojë dhe t'ju prekë me lëvizjet e tij/saj të rastësishme. Flisni me një zë të butë, prekeni atë dhe përpiquni të mbani kontaktin me sy për aq kohë sa fëmija juaj mundet. Vëmendja juaj do ta bëjë atë të ndjehet mirë, të mësohet të pushojë me ju, të ndajë momente me ju, dhe të lidhet më shumë me ju. 

Prekni butësisht, përkëdhelni dhe  përqafoni foshnjën tuaj

  • Foshnjat reagojnë shpejt dhe janë shumë të ndjeshme. Bëjeni këtë shpesh, gjatë larjes, ndryshimit të pelenës, të ushqyerit, si dhe gjatë kohës tuaj së veçantë që kaloni së bashku.

Përgjigjuni foshnjës tuaj kur qan

  • Me zërin tuaj dhe duke e mbajtur atë në krahë, me lëvizjet e trupit, duke e shtrënguar atë pas jush. Kështu ai/ajo mëson të presë mbrojtje dhe kujdes nga ju. Për të, është burimi kryesor për të ndjerë siguri.

Mbajeni pranë vetes fëmijën tuaj

  • Ndërsa fëmija juaj është i porsalindur, mbajeni pranë vetes suaj sa herë të jetë e mundur. Për foshnjat, në ditët e para të jetës, kontakti trup me trup është veçanërisht i rëndësishëm. 
  • Foshnja nuk do të "mësohet" që të mbahet në krahë apo të llastohet prej kësaj. Kërkimet kanë treguar, pa dyshim, se prekja dhe kontakti fizik me bebet në ditët e tyre të para të jetës, është burimi më i mirë i sigurisë dhe mësimit, njëkohësisht është dhe një mundësi e mirë për të krijuar lidhjen foshnje-prind. 

Kujdesuni që fëmija juaj i porsalindur të jetë fizikisht i sigurt me ju

  • Mbajeni me kujdes kokën dhe qafën e tij/saj; kushtojini vëmendje mënyrës se si e ndryshon pozicionin dhe cilat janë pozicionet më të mira për të, në mënyrë që të siguroni mundësinë e lëvizjes, shikimit dhe të folurit.

Flisni me fëmijën tuaj që nga dita e parë

  • Mbani zërin tuaj të ulët, të qetë dhe të butë. Nuk ka nevojë të flisni siç flasin foshnjat; flisni me fjalë të qarta, por të buta. Flisni për çdo gjë, përshkruani atë që po bëni, tregojini atij/asaj përralla, flisni çfarë t'ju vijë në mendje. Në ditët e para, kjo do të sigurojë që foshnja të njihet me zërin tuaj, e cila do të jetë baza për zhvillimin e të tyre të të folurit.

Ndërsa flisni ose këndoni, shiheni foshnjën në sy

  • Buzëqeshni dhe bëni ndryshime të qarta të shprehive të fytyrës në përputhje me atë që po flisni dhe mënyrën si e thoni. Ndryshoni tonalitetin dhe volumin e zërit tuaj ndërsa flisni. Kjo do të mbajë vëmendjen e foshnjës të përqendruar.