Vetë-rregullimi përfshin aftësitë për:
- njohjen dhe rregullimin e ndjenjave të ngazëllimit dhe frustrimit
- qetësim pas një ngjarjeje interesante ose shqetësuese
- fokus në detyrë
- zhvendosje e fokusit në një detyrë tjetër
- kontrollin e impulseve dhe prolongimin e nevojave
- mësimin e sjelljeve që janë të dobishme në bashkëveprimin me njerëzit e tjerë.
Aftësitë e vetë-rregullimit janë të rëndësishme:
- për të mësuar (për shembull duke u përqendruar te mësuesi dhe detyra),
- për menaxhimin e marrëdhënieve me të tjerët (për shembull, shoqërimi mbështetet në aftësinë e përfshirjes në lojëra dhe aktivitete të përbashkëta, pritja e radhës, shprehja e ndjenjave në një mënyrë të pranueshme),
- për sjelljen në mënyrë të pranueshme (kontrollimi i impulseve tona dhe shtyrja e disa nevojave),
- për të qenë më të pavarur (marrja e vendimeve dhe menaxhimi i sjelljes sonë),
- për përballimin me sukses të stresit dhe emocioneve të forta negative.
Vetë-rregullimi zhvillohet që në ditët e para: foshnjat thithin gishtat e madh për t’u qetësuar, ose e largojnë shikimin nga ju kur kanë nevojë për pushim nga biseda me ju, por kjo zhvillohet më intensivisht pas vitit të dytë të jetës dhe më tej, deri në moshën madhore. Në këtë mënyrë, fëmijët deri në moshën 3 vjeçare tashmë mund ta prolongojnë shkurtimisht nevojën për ushqim, por ata ende e rrëmbejnë me lehtësi një lodër që u pëlqen në shesh lojërash, ose manifestojnë zemërim kur shprehin pakënaqësi dhe zhgënjim.
Fëmijët e moshës 3-6 vjeç do të jenë gjithnjë e më të aftë për të luajtur së bashku me bashkëmoshatarët e tyre - ata do të jenë më shumë në gjendje t’i balancojnë dëshirat dhe idetë e tyre me ato të të tjerëve. Gjithashtu, ata janë më të gatshëm të ndjekin disa rregulla të sjelljes - p.sh. për të folur më zë të ulët në kinema. Në të njëjtën kohë, ata ende e kanë të vështirë të përqendrohen plotësisht në detyrën e tyre, ose t’i menaxhojnë ndjenjat e forta si zemërimi ose xhelozia. Pasi ta fillojnë shkollën, ata bëhen gjithnjë e më të aftë për ta kuptuar perspektivën e të tjerëve dhe për ta argumentuar mendimin e tyre; ata bëhen më të mirë në shprehjen e mosmarrëveshjes pa u grindur.
Vetë-rregullimi zhvillohet në marrëdhënie të ngrohta, mbështetëse dhe stimuluese; prandaj:
- bisedoni me fëmijën se si ndihet dhe analizoni sjelljen që ndërlidhet me ndjenjat (p.sh. pse u zemërua dhe si sillej atëherë, çfarë tjetër mund të kishte bërë)
- kur një fëmijë lufton me një emocion të fortë (zakonisht frikë ose zemërim), ndihmojeni që ta emërtojë ndjenjën. Është në favor, nëse kjo bisedë zhvillohet kur fëmija qetësohet.
- ndihmoni fëmijën tuaj të gjejë një mënyrë të mirë për t’u qetësuar dhe ofroni ta ndihmoni të qetësohet kur ai lufton me ndjenja të forta
- jepni shembull fëmijës, emërtoni atë që bëni kur jeni të mërzitur ose të frustruar nga diçka
- përdorni vëmendje pozitive dhe gjithmonë lavdëroni dhe theksoni suksesin e fëmijës për vetë-rregullim (ke pritur shumë mirë në radhë, më pëlqeu kur e kërkove një lodër dhe pritje që ai ta përfundonte radhën e tij në lojë...)
- përpiquni t’i përshtatni pritjet tuaja me aftësitë e fëmijës; në këtë mënyrë, ju ndihmoni fëmijën të bëhet i aftë për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet
- jini shumë të durueshëm, është shumë e vështirë për fëmijët e vegjël të kuptojnë dhe të përballojnë një vërshim emocionesh.
Kur të shqetësoheni?
Disa sjellje që kanë të bëjnë me vetë-rregullimin mund t’ju kërkojnë të konsultoheni me një profesionist. Sigurohuni ta bëni këtë nëse:
- fëmija juaj ka zemërim dhe e ka të vështirë t’i përballojë ndjenjat e forta më shpesh sesa fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë
- sa më i vjetër të jetë ai/ajo, aq më e vështirë është për fëmijën tuaj t’i përballojë ndjenjat e forta
- kur mbingarkoheni nga emocione të forta, sjelljet e fëmijës suaj e rrezikojnë atë ose të tjerët
- ju nuk mund të gjeni një strategji të mirë për të ndihmuar fëmijën tuaj ta menaxhojë sjelljen dhe reagimet e tij/saj
- fëmija juaj bëhet shumë i tërhequr dhe tregon më pak aftësi shoqërore në krahasim me bashkëmoshatarët e tij/saj.
|