Gjuha e trupit të foshnjës prematurë

Foshnjat e lindura parakohe kanë gjuhë të ndryshme të trupit nga foshnjat e lindura në term. Shenjat e stresit te foshnjat prematurë përfshijnë frymëmarrjen e shpejtë, dridhjet dhe ndryshimet e ngjyrës së lëkurës. Shenjat e çlodhjes përfshijnë qetësim dhe frymëmarrje të ngadalshme.
Body

Disa informacione për të kuptuar gjuhën e trupit të foshnjave të lindura parakohe

Foshnjat prematurë (të lindura para kohe)  kanë gjuhë të ndryshme të trupit krahasuar me foshnjat e lindura në term. Kjo ndodh sepse foshnjat prematurë janë më pak të pjekura, më të vogla, më të ndjeshme ndaj prekjes dhe zhurmës dhe jo aq të forta.

Për shembull, një foshnjë e lindur premature mund të dallohet nëpërmjet ritmit të frymëmarrjes, ngjyrës së lëkurës dhe në dridhjet e trupit. Shpesh këto gjëra mund të ndryshojnë shpejt, por të japin një ide se si ndihen prematurët.

Gjithashtu, gjuha e trupit të një foshnje të lindur premature  24 javëshe do të jetë e ndryshme nga ajo e një foshnjeje të lindur në javën e 34-të. Për shembull, foshnjat e lindura shumë para kohe mund të mos e bëjnë kontaktin sy me sy krahasuar me një foshnjë të lind afër termit.

Gjuha dhe përgjigjet e trupit të foshnjës prematurë do të ndryshojnë ndërsa ajo rritet dhe bëhet më e fortë. Ju do të shikoni gjithnjë e më shumë  se si po ndihet foshnja juaj. Për shembull, foshnjat prematurë nuk qajnë aq shumë sa foshnjat e lindura në term, por do të vini re se foshnja juaj qan më shumë ndërsa ajo rritet. Ajo gjithashtu mund të fillojë të bëjë kontaktin sy me sy.

Ndërsa fëmija juaj rritet edhe ju do të shihni më shumë shenja të qarta. Për shembull, një foshnjë e lindur shumë prematurë mund t'i hapë sytë vetëm herë pas here. Por një foshnjë prematur më e rritur i mban gradualisht sytë gjithnjë e më shumë të hapura dhe qëndron më shumë zgjuar.  Ajo mund të jetë në gjumë të thellë, në gjumë të lehtë, e përgjumur, zgjuar dhe me sytë hapur, zgjuar dhe e ngathët ose duke qarë.

Gjithmonë prisni të papriturat – prematurët mund të mos përgjigjen në të njëjtën mënyrë nga një ditë në tjetrën. Kjo gjë mund të të ndihmojë që të dish se çdo ditë do ta njohësh më shumë fëmijën tënd dhe do të përmirësohesh në leximin e shenjave dhe sinjaleve që të jep foshnja.

Koha më e mirë për të bashkëvepruar me foshnjën premature është kur ajo është e zgjuar dhe vigjilente. Ka shumë të ngjarë që foshnja të jetë e qetë dhe e relaksuar. Është më e lehtë të lidhesh me foshnjën  kur ajo është zgjuar, vigjilente dhe e relaksuar.

Gjuha e trupit që tregon se foshnja prematur nuk po ndihet rehat

Kur foshnjat prematurë nuk janë rehat, mund ta tregojnë këtë me gjuhën e trupit.

Foshnja premature mund:

  • të zgjohet ose të rrijë zgjuar dhe të jetë e mërzitur
  • të ndryshojë nga të qenit me sy hapur në të qenët e përgjumur, ose të  fillojë të qajë sapo të jetë më e  rritur  dhe më e fortë
  • të ketë shikim të shqetësuar në fytyrë ose të ketë ballin të rrudhur - ndonjëherë të quajtur ''vetulla të fryra''
  • të bëjë lëvizje nervoze ose të vrullshme  të krahëve dhe këmbëve, të mbulojë  fytyrën me duart e veta, ose të grushtojë gishtat e duarve. 
  • të marrë frymë më shpejt, ose të ketë një ritëm më të shpejtë të zemrës
  • të ndryshojë ngjyrën e lëkurës në të zbehtë, të kuqe, lara-lara ose blu
  • të ketë të vjella, të ketë lemmzë, të teshtijë ose të ketë jargë

Nëse i sheh këto shenja ndërsa po merresh me fëmijën, mbuloje, mbaje të qetë dhe mos bëj asgjë për  momentin. Kjo duhet ta ndihmojë atë që të qetësohet.

Nëse foshnja juaj është në inkubator, fol me infermieren dhe shihni nëse mund të punoni së bashku për të ndryshuar mjedisin e foshnjës, në mënyrë që ajo të jetë më rehat. Për shembull, mund të të duhet të rregullosh zhurmën, dritën ose pozicionin e foshnjës.

Artikulli ynë për ta ndihmuar foshnjën prematurë që të ndihet më e qetë ka më shumë këshilla për të lehtësuar gjendjen e parehatisë së foshnjës.

Shenjat që tregojnë se foshnja prematur është e qetë

Ju  jeni në gjendje të thoni nëse foshnja juaj prematur është e qetë  vetëm nga fakti që ajo nuk po tregon asnjë nga shenjat e parehatisë.

Nëse foshnja juaj prematur po ndihet mirë, mund të shihni se ai/ajo:

  • ka frymëmarrje të rregullt dhe të relaksuar
  • ka një trup të pozicionuar normalisht dhe jo të përdredhur
  • lëviz në një mënyrë më pak të vrullshme dhe më të butë
  • është vigjilente dhe madje mund të dëshirojë të të shikojë ty ose diçka tjetër.

Foshnja juaj mund të jetë shumë e interesuar për të parë diçka (shpesh një fytyrë), dhe trupi i saj do të jetë  i qetë dhe frymëmarrja e saj e ngadaltë. Kjo është mënyra e prematurit për të treguar se ai/ajo është i/e interesuar.

Ndërsa fëmija juaj prematur rritet, ai do të jetë në gjendje të qëndrojë zgjuar dhe të angazhohet për periudha të shkurtra. Kjo është koha për të luajtur me foshnjën premature, duke folur, duke u përkulur, duke kënduar ose duke vendosur kontaktin sy me sy. Është një ide e mirë për të balancuar këtë lloj loje aktive me aktivitete të qeta si mbajtja me butësi në krah dhe lëvizjet e ngadalshme.