Mosha e korrigjuar: sa vjeç është foshnja e parakohshme?

Pikat kyçe፦ Mosha e korrigjuar është mosha kronologjike e foshnjës suaj të parakohshme minus numrin i javëve ose muajve që ka lindur parakohe. - Mosha e korrigjuar mund të jetë e dobishme nëse po përpiqeni të kuptoni nëse zhvillimi i foshnjës tuaj të parakohshme po shkon në një mënyrë të zakonshme. - Nëse jeni të shqetësuar për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj, konsultohuni me mjekun tuaj.
Body

Mosha e korrigjuar: çfarë është?

Mosha e korrigjuar ose mosha e rregulluar është mosha kronologjike e foshnjës suaj të parakohshme minus numrin i javëve ose muajve që ka lindur parakohe.

Për shembull, një fëmijë njëvjeçar që ka lindur tre muaj para kohe do të kishte një moshë të korrigjuar prej nëntë muajsh.

Pse mosha e korrigjuar është e rëndësishme

Mosha e korrigjuar mund të jetë e dobishme nëse po përpiqeni të kuptoni nëse zhvillimi i foshnjës tuaj të parakohshme po shkon në një mënyrë të zakonshme. Për shembull, nëse dikush e vëren që fëmija juaj është gjashtë muajsh, por nuk po mundet të ngritet ende, mund t'i shpjegoni që ka lindur tre muaj para kohe. Nëse e shikoni moshën e korrigjuar, foshnja i ka vetëm tre muaj, dhe i bën gjërat që një foshnje tre muajshe i bën zakonisht.

Mosha e korrigjuar është e rendësishme veçanërisht gjatë viteve të hershe të fëmijës, sepse mund të shpjegojë gjëra që duken si vonesa në zhvillim në këto vite.

Nëse i organizoni festë fëmijës për ditëlindjen e parë, duhet ta organizoni saktësisht një vit nga momenti i lindjes së fëmijës, pavarësisht nga mosha e korrigjuar.

Si mosha e korrigjuar ndikon në fusha të ndryshme të rritjes dhe zhvillimit

Të gjithë fëmijët kanë ndryshime në rritje dhe zhvillim, pavarësisht nëse ato ishin lindje të parakohshme ose të rregullta.

Të kesh lindje të parakohshme mund të ndikojë ndryshe në çdo aspekt të rritjes dhe zhvillimit. Disa fusha mund të mos preken fare, kurse disa mund të preken shumë. Përdorimi i moshës së korrigjuar të rritjes së fëmijës suaj është shumë i rëndësishëm.

Kujt t'i tregoni për moshën e korrigjuar të fëmijës tuaj

Është ide e mirë t'u tregoni mësuesve kujdestarë të fëmijës, mësuesve të parashkollorit, profesionistëve shëndetësor dhe kujdo që kujdeset ose punon me fëmijën tuaj për faktin që fëmija ka lindur para kohe. Gjithashtu edhe për ta është e dobishme ta dinë se sa janë ka lindur fëmija para kohe.

Nëse jeni të shqetësuar për problemet në të mësuar ose zhvillimit pasi fëmija juaj të fillojë shkollën, do të jetë e dobishme për mësuesit e shkollës të dinë se fëmija juaj ka lindur para kohe.

Nuk ka ndonjë moshë të caktuar kur ta ndaloni korrigjimin e moshës së fëmijës së lindur para kohe. Por shumica e profesionistëve shëndetësor korrigjimin të paktën derisa fëmija juaj të jetë dy vjeç.

Si ndikon mosha e korrigjuar në lojën dhe ndërveprimet e fëmijës suaj

Ju mund të vini re se foshnjat e tjera të së njëjtës moshë kronologjike mund të bëjnë më shumë se fëmija juaj i lindur para kohe. Por nëse mendoni në aspektin e moshës së korrigjuar, mund ta kuptoni që fëmija juaj mund të bëjë aq sa fëmijët e moshës së tij/saj.

Sikurse të gjithë fëmijët, edhe fëmija juaj i lindur para kohe do të mësojë shumë duke pasur shumë gjëra të ndryshme për të luajtur, bërë dhe parë - për shembull, duke i lexuar dikush diçka, duke dalë në park dhe duke luajtur me fëmijë të tjerë.

Të gjitha këto përvoja të ndryshme stimuluese ndihmojnë trurin e fëmijës suaj të zhvillohet.

Mosha e korrigjuar dhe fillimi i kujdesit për fëmijën, në parashkollor ose shkollë

Fëmija juaj mund të fillojë parashkollorin dhe shkollën bazuar në moshën e tij/saj kronologjike, jo në moshën e korrigjuar.

Por megjithatë disa muaj në këtë moshë mund të bëjnë dallimin në atë që një fëmijë mund të bëjë dhe çfarë pritet të bëjë, sidomos në parashkollor. Disa prindër të fëmijëve të lindur para kohe vendosin të shtyjnë shkollën për një vit, nëse mosha e korrigjuar e fëmijës është pak nën moshën e regjistrimit në shkollë. Kjo mund t'i japë fëmijës tuaj kohë shtesë për të arritur rritjen dhe për të zhvilluar aftësitë sociale që i nevojiten për parashkollor dhe shkollë.

Nëse fëmija juaj vlerësohet të ketë ngecje në zhvillim, mund të kërkoni që rezultatet e testit të bëhen edhe në moshën e korrigjuar edhe në atë kronologjike të fëmijës suaj.

Kur duhet bërë imunizimi

Foshnjet me lindje të parakohshme në përgjithësi marrin të njëjtat imunizime në të njëjtën moshë kronologjike sikurse fëmijët me lindje të rregullt. Foshnjat e lindura para kohe duhet të mbrohen me imunizim sepse kanë më shumë gjasa të marrin infeksione të caktuara.

Nëse foshnja juaj ka lindur shumë para kohe, ai/ajo mund të merr imunizimin e parë ndërsa është ende në spital. Gjithashtu fëmija mund të ketë nevojë për dozë shtesë të disa vaksinave kur të rritet.

Është më mirë të flisni me mjekun ose pediatrin e fëmijës tuaj për nevojat e imunizimit.