Kontrolli rutinor shëndetësor: në 3.5-4 muaj
Kontrolli rutinor është një mundësi për t'i kushtuar vëmendje më të madhe rritjes, zhvillimit dhe shëndetit të fëmijës tuaj, si dhe për të administruar vaksinat e planifikuara për moshën, të gjitha me një qëllim për të mbështetur dhe avancuar shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës tuaj. Në rast se ka ndonjë problem të zhvillimit, vizitat rutinë do të ndihmojë në identifikimin e tyre dhe ndërhyrjen në kohë
Body
Fëmija juaj ka përparuar shumë shpejt dhe ka arritur një gjendje në të cilën ai mund të kontrollojë lëvizjet e pjesëve të caktuara të trupit të tij, ai po mëson intensivisht për veten dhe njerëzit përreth tij. Atij sigurisht i pëlqen të luan me ju dhe duart e tij.
Përgatitja për vizitën
- Shkruani gjëra të rëndësishme që keni vërejtur tek fëmija juaj në ndërkohë, siç janë: të qeshurit ose edhe të nënqeshurit kur flisni me të; kapja e lodrës që ia keni vendosur në duar; monitorimi i lëvizjes tuaj nëpër dhomë, etj. Nëse keni pyetje ose dilema, shtojini ato në listë.
Përmbajtja e kontrollit rutinor shëndetësor
- Monitorimi i rritjes: pesha e trupit, gjatësia e trupit dhe perimetri i kokës janë parametra të rëndësishëm të rritjes së një fëmije dhe ndihmojnë në vlerësimin nëse një fëmijë përparon me ritmin e pritur.
- Intervistë njoftuese dhe këshillim: Të ushqyerit është një nga temat kryesore gjatë bisedës me mjekun ose infermieren. Ata do t'ju pyesin se si po e ushqeni fëmijën tuaj, nëse fëmija duket i kënaqur dhe i ngopur pas vaktit. Sa shpesh zgjoheni natën? Nëse fëmija nuk ushqehet me gji, çfarë qumështi përdorni.
- Ata do t'ju pyesin nëse keni vazhduar t'i jepni 400 IU të vitaminës D3. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite mund të rekomandohen suplementet e hekurit
- Mënyra e shëndetshme e jetës: Ekipi do të flasë me ju në lidhje me parandalimin e ekspozimit ndaj tymit të duhanit, parandalimin e ekspozimit të hershëm ndaj mediave, mos vendosjen e fëmijës në shtrat me shishe, veçanërisht shishe që përmban formulë ose pije të ëmbël, ekspozimin e sigurt në rrezet e diellit dhe si të transportoni fëmijën tuaj në mënyrë të sigurt në automjet.
- Mënyra e përballimit nga familja: Mund të diskutoni çështje të tilla si mënyra e përballimit me xhelozinë e vëllait ose motrës dhe çështjet e kthimit në punë.
Ekzaminimi mjekësor dhe vlerësimi i zhvillimit
- Mjeku do të kryejë kontrollin e fëmijës sipas rregullit tashmë të krijuar.
- Ai do t'i kushtojë vëmendje nëse fëmija e ka kontrollin e kokës dhe si po e mban trupin e tij në pozicione të caktuara. Mjeku ose infermierja do të përpiqen të vlerësojnë nëse fëmija përdor të dyja duart në mënyrë të barabartë dhe nëse mund të kapë lodrat; do të vëzhgojë shprehjet e fytyrës, lëvizjet e trupit, si reagon ai ndaj lëvizjes tuaj nëpër dhomë dhe ndaj tingujve të ndryshëm të papritur. Ata do t'ju pyesin nëse fëmija lëshon tinguj.
- Përgatituni të merrni pjesë aktive në bisedë dhe të kërkoni sqarime për ndonjë dyshim ose përgjigje të pyetjeve që ju shqetësojnë.
Vaksinimi
- Mjeku/infermierja juaj do të kontrollojë nëse fëmija juaj ka marrë vaksinat e parapara deri më tani, sipas planit aktual të imunizimit
- Ata do t'ju pyesin se si reaguan ndaj vaksinave që morën gjatë vizitës së fundit.
- Nëse gjendja shëndetësore e fëmijës është normale dhe ka reaguar ndaj dozës së fundit të vaksinës në mënyrën e pritur, ai do të marrë dy vaksina edhe këtë herë. Ai do të marrë një dozë tjetër të vaksinës së kombinuar kundër difterisë, tetanozit, kollës së mirë, polios dhe Hemophilus influenza b në pjesën e sipërme të njërës këmbë dhe një dozë tjetër të vaksinës kundër sëmundjes së shkaktuar nga bakteri Streptococcus pneumonia në pjesën tjetër të sipërme të këmbës.
- Ndoshta do të këshilloheni që në rast se ka skuqje në vendin e injektimit, lageni me ujë për të lehtësuar reaksionin lokal.
Mendimi përfundmitar
- Në fund të vizitës, pediatri do të ndajë mendimin e tij/saj mbi gjendjen shëndetësore dhe zhvillimin e fëmijës suaj dhe do të japë rekomandimet përfundimtare.
- Mund të merrni disa materiale me shkrim të përshtatshme për moshën e fëmijës dhe njoftimin për vizitën tjetër.
Pas vizitës
- Shkruani informacione dhe rekomandime të reja që keni marrë gjatë vizitës.
Kontrollet shëndetësore rutinore janë të rëndësishme për fëmijën tuaj sepse ata marrin mbështetjen e nevojshme për rritje dhe zhvillim, por edhe për ju sepse fitoni aftësi dhe besim më të madh në përmbushjen e rolit prindëror.