Pas pastrimit të tymit

Tymi i ngelë (i mbetur) i duhanit (tymi terciar) - ekspozimi ndaj grimcave të nikotinës dhe kimikateve të tjera të dëmshme nga duhani, të cilat vazhdojnë shumë kohë pas pirjes së duhanit, për shkak të depozitimit të tyre në sipërfaqe të ndryshme.
Body

Grimcat e krijuara nga djegia e duhanit qëndrojnë për një kohë të gjatë në gardërobë, në sipërfaqet e mobilieve, perdeve, qilimave, në automjete etj. Këto grimca përzihen lehtë dhe shpejt me ndotës të tjerë brenda dhe krijojnë një përzierje shumë të dëmshme.

Ekspozimi ndaj produkteve të duhanit në këtë mënyrë është praktikisht i pashmangshëm - substancat e dëmshme futen thjesht duke prekur sipërfaqet e ndotura, si dhe duke e thithur ajrin në dhomat ku ndodhi depozitimi.

Bishtat e cigareve janë një problem i veçantë - përveç të qenit një nga ndotësit më të mëdhenj të mjedisit, ato janë një kërcënim serioz i menjëhershëm për shëndetin e njeriut. Në fakt, një përqindje e konsiderueshme e nikotinës dhe substancave tjera të dëmshme qëndron në bishtat e cigareve dhe ato mund të çlirohen edhe disa ditë pas fikjes së cigares.

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë në rrezik të veçantë:

  • nuk janë në gjendje ta shmangin çdo lloj ekspozimi
  • qëndrojnë brenda më gjatë
  • tentojnë të prekin çdo gjë dhe ta vënë atë në gojën e tyre

Përveç kësaj, numri i frymëmarrjeve në minutë është më i lartë te fëmijët sesa te të rriturit, kështu që sasia e substancave të dëmshme të absorbuara nga fëmija është më e lartë dhe ndikimi ndaj shëndetit është më drastik!

Shkencëtarët ende po i studiojnë dëmet që lidhen me këtë lloj ekspozimi ndaj duhanit. Derisa prisni njohuri të reja, e vetmja zgjidhje e besueshme është të zgjedhni ambiente pa duhan për veten dhe të vegjët tuaj, si dhe të krijoni ambiente të tilla!

  • Ndaloni pirjen e duhanit plotësisht në hapësirat ku jeni “përgjegjës”, në shtëpinë dhe makinën tuaj!
  • Nëse megjithatë vendosni ta lejoni pirjen e duhanit në hapësirën ku banoni ju dhe ku banon fëmija juaj (gjë që definitivisht NUK e rekomandojmë!):
    • Përpiqu të përcaktosh një dhomë të posaçme dhe fizikisht të ndarë, në të cilën fëmija yt nuk qëndron kurrë!
    • Zbrazni rregullisht shpuzoren!
    • Pastroni rregullisht të gjitha sipërfaqet që janë në dispozicion dhe lani rrobat!
    • Shpesh ajroseni vendin ku rrini ju dhe fëmija.
  • Për të dalë me fëmijët, zgjidhni restorantet, kafenetë dhe dhomat e lojërave, ku pirja e duhanit është krejtësisht e ndaluar!