Shtat shkurtër

"Një fëmijë ka shtat të shkurtër (gjatësia e tij/saj është e vogël për moshën deri në 2 vjet) nëse vlerat e gjatësisë së tij/saj janë nën -2 DS në krahasim me vlerat mesatare për fëmijët e shëndetshëm të së njëjtës moshë dhe të së njëjtës gjini."
Body

Prindërit janë shumë të interesuar të dijnë nëse gjatësia e fëmijës është në raport me moshën e tyre.

Nëse ju duket se fëmija juaj është më i/e shkurtër se bashkëmoshatarët e tij/saj, ju do ta matni atë më shpesh vetë, dhe padyshim që do të konsultoheni me një pediatër.

  • Si pjesë e ekzaminimeve të rregullta parandaluese në klinikën pediatrike, e gjithë gjatësia e trupit të fëmijëve matet dhe regjistrohet në grafikun e rritjes, i cili tregon qartë sesi vlera e matur te fëmija krahasohet me vlerat për fëmijë të shëndetshëm të së njëjtës moshë dhe të së njëjtës gjini.
  • Në vendin tonë përdoren grafikët e rritjes; ata përfaqësojnë standardet e rritjes të vendosura bazuar në hulumtime shkencore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kur themi se një fëmijë është i shkurtër në raport me moshën e tij/saj?.

  • Për fëmijët nën moshën 2 vjeçare, gjatësia e trupit matet në pozicion të shtrirë, dhe nga mosha dy vjeçare, gjatësia e trupit matet në pozicion në këmbë.
  • Kufiri midis shtatit normal dhe të shkurtër nuk është i mprehtë sepse bazohet në një kriter të vendosur në mënyrë arbitrare.
  • Një fëmijë, gjatësia trupore e të cilit është 2 SD nën mesataren për fëmijë të shëndetshëm të së njëjtës moshë dhe të së njëjtës gjini, ka shtat të shkurtër sipas këtyre standardeve.
  • Nëse gjatësia e trupit të fëmijës është në intervalin ndërmjet -2 dhe -3 DS, fëmija konsiderohet se ka ngecje mesatare, dhe nëse është nën -3 DS - ka ngecje serioze.
  • Në këtë drejtim, fëmijët më të rritur se 4 vjeç me gjatësi normale në kundërshtim me gjatësinë e prindërve ose me një normë të ulët rritjeje, nën 4.5 cm në vit, gjithashtu mund të konsiderohen se kanë çrregullim të rritjes.

Shkaqet e të qenit shtatshkurtër

  • Shumica e fëmijëve në vendet e zhvilluara kanë një formë fiziologjike të shtatshkurtërsisë të quajtur "shtatshkurtër normal" sepse nuk ka shenja të tjera të çrregullimeve shëndetësore, dhe gjatësia e fëmijës është në përputhje me lartësinë dhe modelin e rritjes së prindërve ose të të afërmve të tjerë të ngushtë (gjatësi mesatare në familje).
  • Në një numër të vogël të fëmijëve, shkaqet janë: çrregullime gjenetike, çrregullime të sekretimit të hormoneve, si dhe sëmundje të ndryshme kronike të zorrëve, veshkave, zemrës, mushkërive; terapi me dozë të lartë kortikosteroide. 
  • Në vendet e pazhvilluara në botë, kequshqyerja, për shkak të marrjes së pamjaftueshme të ushqimit përsa i përket sasisë dhe përmbajtjes së duhur dhe/ose infeksioneve të shpeshta, është shkaku kryesor i gjatësisë nën mesatare.

Bazuar në matjet, ekzaminimin e fëmijës, marrjen e historisë, veçanërisht të dhënat mbi gjatësinë e prindërve dhe të afërmve të ngushtë, pediatri do të vlerësojë nëse do të japë rekomandime specifike dhe nëse do të vazhdojë të monitorojë rritjen e fëmijës ose nëse do të ndërmarrë ekzaminime më të hollësishme.

  • Gjatë eksplorimit të shkaqeve të shtatshkurtërsisë, përveç kërkimit të shenjave të tjera të dëmtimeve shëndetësore, është e rëndësishme që mjeku/mjekja të ketë qasje në shifrat e gjatësisë së fëmijës për të paktën 2 vitet paraprake.

Monitorimi i rregullt i gjatësisë së fëmijës është një mënyrë për të zbuluar herët shtatshkurtësinë dhe për të marrë masat e duhura për të përmirësuar prognozën në lidhje me mundësinë e arritjes së gjatësisë së pritur të trupit.