Sjellja e të sapolindurve: një vështrim i përgjithshëm
Të kuptuarit e sjelljes së foshnjës së sapolindur Përqafimi, fjetja, të ushqyerit, qarja - kjo është e tëra që ka të bëjë me sjellja e të sapolindurve në muajt e parë. Edhe pse foshnja juaj mund t’ju japë një kontakt me sy, të qarit është ndoshta gjëja kryesore që do ta vini re për sjelljen e tij. Për shembull, ai do të qajë nëse është i uritur, jo i qetë, i lagur ose i parehatshëm. Foshnjat lindin me temperamente shumë të ndryshme. Disa janë të relaksuar dhe të qetë, ndërsa të tjerë duket se janë më intensivë dhe dramatikë. Disa duket se lëvizin vazhdimisht, ndërsa të tjerë janë më të qetë. Disa janë të gëzuar shumicën e kohës dhe të tjerë janë më seriozë. Të qarit e foshnjave të sapolindura: çfarë të presim Qarja është mënyra kryesore e komunikimit, të një të sapolinduri, për të të treguar se për çfarë ka nevojë. Pra është një tingull që mund të të nxisë në veprim, edhe kur je në gjumë. Nëse je nënë, që e ushqen foshnjën me gji, kjo mund ta nxis refleksin tënd të lirimit të qumështit. Të qarit arrin kulmin rreth gjashtë javë. Kjo periudhë e të qarit intensiv të të sapolindurve do të kalojë. Foshnjat qajnë dhe janë të parehatshëm mesatarisht për gati tre orë në ditë. Disa qajnë shumë më gjatë se kjo. Pjesa më e madhe e këtyre të qarave dhe e rrëmujës duket se ndodh pasdite vonë dhe në mbrëmje, edhe pse çdo ditë ndoshta do të jetë pak më ndryshe. Me kalimin e moshës, do ta keni më të lehtë të kuptoni se çfarë po përpiqet t’ju thotë foshnja nëpërmjet të qarit. Gjithashtu, ka më shumë të ngjarë që qarja e tij të përhapet gjatë gjithë ditës. Kuptueshmëria dhe reagimi ndaj sjelljes së foshnjës suaj të sapolindur Foshnja jote e sapolindur synon ta mësojë se si është bota. Mënyra se si reagoni ndaj sjelljes së saj, sidomos të qarit, i tregon shumë për botën e saj. Për shembull, fëmija mund të zbulojë se kur qan, dikush vjen t’ia japë atë që i nevojitet. Kjo mund të jetë një ndërrim i pelenës, ushqyerje ose përqafim. Nëse ndodh kjo, ai do të mësojë se bota është një vend shumë i mirë. Kur reagoni shpejt për të ngushëlluar të sapolindurin që qan, atëherë ajo në përgjithësi do të qajë më rrallë. Është absolutisht në rregull ta marrësh fëmijën tënd kur ajo qan. Ky veprim ia bën me dije asaj se është e sigurt sepse ju jeni një prind i kujdesshëm dhe i ndjeshëm që e do atë. Nuk mund ta lazdrosh një të sapolindur. Nëse i sapolinduri qan, kjo ndodh sepse ai ka nevojë për ndihmën tënde. Nëse reagoni me qetësi dhe në mënyrë të vazhdueshme, kjo e ndihmon foshnjën të mësojë se bota është një vend i sigurt dhe i parashikueshëm. Të qarat e pandalshme ose të pandërprera Disa foshnja qajnë shumë gjatë një periudhe të gjatë kohe. Duket se asgjë nuk i ngushëllon. Kjo dukuri shpesh quhet kolikë. Kolikë mund të jetë thjesht një sjellje e natyrshme për disa foshnja, veçanërisht në fund të një dite të gjatë dhe pas shumë stimulimeve. Të qarit mund ta ndihmojnë një të sapolindur ta marrë nën kontroll mjedisin e saj. Është sikur fëmija juaj po thotë: “Mjaft! Do të qaj për ta mbyllur botën”. Nëse foshnja qan kështu, mund ta keni shumë të vështirë ta përballoni. Këto ide mund të të ndihmojnë ty dhe foshnjën:
Për më shumë ide, shih udhëzuesin tonë të ilustruar hap pas hapi, për ta qetësuar një foshnjë që qan. Kur të kërkosh ndihmë për sjelljen e të sapolindurve Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të sigurt dhe të mbrojtur. Por të jesh prind mund të jetë një punë e vështirë. Kërko ndihmë nëse mendon se nuk mund t'ia dalësh mbanë. A ka pjesëtarë të familjes ose miq që mund të bëjnë një ndryshim në ecjen e foshnjës që qan? A ka nëna të tjera në afërsinë tuaj, që mund të jenë mbështetëse për njëra-tjetrën? Menaxhimi i të qarit bëhet më e lehtë pasi i sapolinduri mëson më shumë për botën dhe bëhet më i aftë të tregojë se çfarë i nevojitet. Gjithashtu, ju do të bëheni një ekspert në “leximin” e sjelljes së foshnjës suaj. Askush nuk e njeh foshnjën tuaj më mirë se ju, por nëse jeni të shqetësuar për qarjen e foshnjës suaj ose ndiheni se mund ta dëmtoni fëmijën tuaj, bisedoni me mjekun familjar ose me ndonjë profesionist tjetër që mund të ndihmojë.
|