Lidhja dhe afërsia: foshnjat e sapolindura
Rreth lidhjes me të porsalindurit Lidhja dhe përafrimi ka të bëjë me përgjigjen e vazhdueshme ndaj nevojave të të porsalindurit tuaj me dashuri, ngrohtësi dhe kujdes. Kur e bëni këtë, bëheni një person i veçantë, i besuar në jetën e foshnjës tuaj. Lidhja mes jush dhe të porsalindurit tuaj është një pjesë vitale e zhvillimit. Për shembull, kur i porsalinduri juaj e merr atë që i nevojitet nga ju, si buzëqeshja, prekja ose përqafimi, ai ndjen se bota është një vend i sigurt për të luajtur, mësuar dhe eksploruar. Kjo ia jep atij bazën për mirëqenien emocionale dhe aftësinë për t’u përballë me pengesat më vonë në jetë. Lidhja dhe përafrimi gjithashtu e ndihmojnë fëmijën tuaj për zhvillim mendor dhe fizikisht. Për shembull, kontakti i përsëritur njerëzor si prekja, përqafimi, të folurit, këndimi dhe shikimi në sytë e njëri-tjetrit bëjnë që truri i të porsalindurit tuaj të lëshojë hormone. Këto hormone ndihmojnë trurin e foshnjës tuaj të rritet. Derisa truri i tij rritet, ai fillon ta zhvillojë kujtesën, mendimin dhe gjuhën. Kuptimi i lidhjes me foshnjës tuaj të porsalindur sjelljes së tij Foshnja juaj e porsalindur e përdor gjuhën e trupit, për t’u treguar kur ka nevojë për diçka - për shembull, ushqim ose ndërrrim të pelenës. Ajo gjithashtu do ta përdorë gjuhën e trupit për t’ju treguar kur dëshiron të lidhet me ju dhe ta forcojë atë lidhje. Ajo mundet të:
Kur fëmija juaj ka nevojë për një pushim ose ndoshta një qasje tjetër, më të butë, ai mund të:
Kur të mësoni t’i “lexoni” mesazhet e foshnjës tuaj dhe të përgjigjeni në mënyrën e duhur, kjo e inkurajon atë të komunikojë më shumë. Kjo është e mirë për lidhjen tuaj dhe gjithashtu e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë rreth komunikimit, sjelljes dhe emocioneve. Kur i vëreni shenjat dhe gjuhën e trupit të foshnjës tuaj dhe gjithmonë përgjigjeni në mënyra të ngrohta dhe të dashura, ajo do të ndihet më i sigurt. Kjo ju ndihmon të krijoni një marrëdhënie të fortë me fëmijën tuaj. Si të lidheni me të porsalindurin tuaj Lidhja me të porsalindurin tuaj përmes dashurisë së ngrohtë dhe të butë e bën atë të ndihet i sigurt. Këtu janë disa ide:
Ju mund të lidheni me të porsalindurin tuaj duke i dhënë atij gjëra për të parë, dëgjuar dhe ndjerë. Kjo e stimulon trurin e tij dhe e bën atë të rritet mirëfilli. Provoni këto ide:
Kur lidhja dhe përafrimi nuk janë të lehtë Ju mund të jeni lidhur me fëmijën tuaj herën e parë që e keni parë. Por është në rregull dhe normale nëse nuk ndjeni një lidhje të menjëhershme. Lidhja dhe përafrimi ndonjëherë mund të zgjasë me javë ose muaj për ta njohur dhe kuptuar fëmijën tuaj. Këtu janë dhënë disa sugjerime për ta ndihmuar të zhvillohet lidhjen tuaj:
Ju jeni pjesa më e rëndësishme e jetës së foshnjës tuaj. Nëse jeni të shqetësuar për marrëdhënien tuaj me fëmijën tuaj, kërkoni ndihmë. Marrja e ndihmës kur fëmija juaj është i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh për të dy ju. Nëse keni nevojë për të, gjeni mbështetje - nëse jeni mirë fizikisht dhe mendërisht, do ta keni më lehtë ta ofroni dashurinë dhe ngushëllimin që i nevojitet fëmijës suaj. Lidhja me më shumë se një kujdestar Foshnja juaj formon lidhjet e tij kryesore me njerëzit që kujdesen më shumë për të, si ju dhe partneri juaj, nëse keni një të tillë. Ai gjithashtu mund të krijojë lidhje me njerëzit e tjerë që kujdesen rregullisht dhe me dashuri për të dhe e bëjnë atë të ndihet i sigurt. Këta njerëz mund të jenë gjyshërit e foshnjës suaj, kujdestarët me pagesë dhe fëmijët më të mëdhenj. Lidhja me më shumë se një person e ndihmon fëmijën tuaj të mësojë rreth besimit dhe afërsisë me njerëzit. Gjithashtu mund të jetë më të lehtë për ju dhe partnerin tuaj të bëni gjëra të tjera, si punë me pagesë, blerje të ushqimeve dhe punët e shtëpisë. Mes tjerash kjo mënyrë mund t’ju japë një pushim nga të qenit kujdestar. Në shumë kultura, shumë anëtarë të familjes dhe komunitetit janë të përfshirë në rritjen e fëmijëve, me çka foshnjat krijojnë lidhje me shumë njerëz.
|