Stimulimi i zhvillimit socio-emocional: 0-3 muajsh

"Fëmija juaj fiton një ndjenjë sigurie dhe besimi përmes marrëdhënies së tij me ju. Afërsia që ndjeni, koha e kaluar së bashku dhe ndërveprimet, do t'ju ndihmojnë të njihni foshnjën tuaj, gjendjen dhe nevojat e saj".
Body

Rëndësia e afërsisë

  • Qëndroni afër foshnjës. Kur jeni pranë foshnjës, e ndihmoni atë që t'ju ndiejë më fort dhe t'ju zbulojë me shqisat e saj. Ajo pastaj sheh fytyrën tuaj, dëgjon zërin tuaj, ndjen aromën tuaj dhe prekjen. Ajo fillon t’ju njohë dhe t’ju kërkojë. Ajo ndihet e sigurt me ju.
  • Kur foshnja juaj është zgjuar, ka pushuar dhe në humor të mirë, ajo do të ketë dëshirën për t'ju parë. Shfrytëzoni atë kohë. Vëzhgoni sjelljen dhe reagimet e foshnjës. Buzëqeshjet tuaja do ta bëjnë foshnjën tuaj të buzëqeshë. Lëvizjet e buzëve dhe zërit tuaj do të stimulojë foshnjën tuaj që t’i lëviz buzët e saj dhe të prodhoj zëra. Prekjet tuaja do ta qetësojnë foshnjën kur ajo të jetë e entuziazmuar.

Rëndësia e intimitetit

  • Drejtojuni foshnjës duke e thirrur me emër, bisedoni me të dhe këndoni. Ndihmoni foshnjën tuaj të ndiejë dashurinë që ndjeni për të përmes veprimeve tuaja. Jini gjentil.
  • Vërini emër ndjenjave dhe synimeve që shihni në veprimet e foshnjës tuaj. Buzëqeshja e foshnjës që vëreni është e drejtuar  gjithmonë tek ju. E qara e foshnjës është thirrje për ju. Flisni për atë që po bëni, ia bëni me dije foshnjës tuaj se jeni këtu.
  • Ndonjëherë foshnja nuk do të jetë në disponim për kontakt, ndoshta ai do ta kthejë kokën në drejtim të kundërt nga ju, në anën tjetër ose do të qajë. Mos u shqetësoni, ai thjesht ka nevojë për pak pushim. Prisni dhe buzëqeshja do të shfaqet përsëri.