Bisedo me foshnjën tënde

Kur një fëmijë i dëgjon fjalët dhe ka mundësinë të dëgjojë emrat e fenomeneve, përvojave ose aktiviteteve, ai/ajo mëson kuptimet e fjalëve dhe mënyrat e të shprehurit të mendimeve ose ndjenjave të tij/saj. Ne e quajmë këtë proces “ushqimi i gjuhës” dhe shkenca ofron dëshmi të qartë se ky lloj i “të ushqyerit” është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e trurit, si dhe zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve.
Body

Prindërit këshillohen të flasin me foshnjën, të lexojnë tregime, të këndojnë, të emërtojnë çdo gjë që bëjnë ose që bën, sheh ose përjeton fëmija, që nga dita e parë e jetës së fëmijës së tyre. Sa më shumë që prindërit i përsëritin fjalët dhe i lidhin me veprimet dhe gjërat në mjedisin dhe përvojat e foshnjës, aq më e madhe është aftësia e foshnjës për të mësuar. Kur mundësi të tilla janë të pakta, gjegjësisht të folurit dhe fjalët në mjedisin e foshnjës janë të pakta, ndodh e kundërta - regjistrimet në tru zbehen dhe aftësia për të mësuar dobësohet.

Ja çfarë mund të bëni për t’i siguruar “ushqim gjuhësor” foshnjës suaj:

  • mbani mend se të folurit është rrugë e dy anshme - kushtoni vëmendje se sa shpesh e inkurajoni foshnjën tuaj të flasë me ju, flisni me foshnjën tuaj sa më shpesh që të jetë e mundur, ndiqni atë që ai/ajo bën dhe emërtoni atë, përgjigjuni kur ai/ajo ju drejtohet ose tregon interes për diçka
  • sa herë që jeni në kontakt me foshnjën, kur e përkundeni, përkëdheleni, ndërroni pelenat, lani, luani me të - përpiquni të përdorni një ton të ngrohtë zëri kur i drejtoheni foshnjës. Respektoni ritmin e foshnjës: flitni ngadalë dhe jepini kohë foshnjës të përgjigjet. Shikoje foshnjën në sy dhe përpiquni të mbani kontakt me sytë. Tërhiqeni vëmendjen e fëmijës duke ndryshuar tonin ose ritmin e të folurit.
  • ndiqni foshnjën dhe reagimet e tij/saj gjatë bisedës suaj: kur vini re se foshnja nuk është më e përfshirë aktivisht, ndryshoni llojin e komunikimit. Kur foshnja shikon larg, jini të durueshëm dhe jepni atij/asaj një shans për të bërë një pushim dhe “t’i ribashkohet” bisedës. Kur ai/ajo të shikon përsëri, përshëndete me një fytyrë të qeshur dhe me fjalë miratimi. Kur vëreni se foshnja nuk kënaqet më me shkëmbimin, ose ka pasur mjaft biseda - jepini kohë atij/asaj për të pushuar më gjatë dhe një mundësi për ta ndryshuar aktivitetin.

Kur flet me foshnjën, fike televizorin, celularin dhe pajisjet e ngjashme. Shkenca sugjeron se të folurit që vetëm e dëgjon foshnja nuk është mjaft nxitëse.

Nga ana tjetër, mbani parasysh se foshnja është më e gatshme për eksplorim dhe aktivitet kur ai/ajo e ka mbështetjen tuaj dhe vëmendjen e pandashme. Prandaj, le të jenë bisedat tuaja situata që e forcojnë lidhjen mes jush.