Mësimi dhe zhvillimi kreativ i fëmijëve: çfarë të presim
Loja kreative: pse është e rëndësishme për mësimin dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël Drama, muzika, kërcimi dhe arti pamor e nxitin fantazinë dhe imagjinatën te fëmijët. Këto aktivitete i ndihmojnë edhe fëmijët e vegjël t’i zhvillojnë shqisat e tyre nëpërmjet eksplorimit dhe zbulimit. Ata iu mundësojnë fëmijëve të shprehen se si e shohin botën dhe vendin e tyre në të. Fëmijët e vegjël mund ta përdorin një lojë kreative për t’i shprehur ndjenjat e tyre. Ata mund të mos jenë gjithmonë në gjendje të thonë pse ndihen të zemëruar, të dëshpëruar, të lumtur ose të frikësuar. Por në një mjedis inkurajues, ata mund të jenë në gjendje të përdorin aktivitete dhe përvoja për t’i shprehur këto ndjenja duke përdorur bojë, ngjyra, lëvizje, mimikë, gjeste dramatike, këngë ose kërcim. Loja krijuese i lejon fëmijët të provojnë ide dhe mënyra të ndryshme për t’i bërë gjërat. Procesi i bërjes së veprimtarisë është pjesa më e rëndësishme, e jo rezultati përfundimtar. Idetë tona për mësimin dhe zhvillimin kreativ të foshnjave ju mundësojnë të filloni me aktivitete argëtuese dhe krijuese me fëmijën tuaj. Mësimi dhe zhvillimi nëpërmjet dramës Loja dramatike për fëmijët e vegjël ka të bëjë me kopjimin e asaj që e kanë parë të tjerët për ta bërë. Për shembull, vogëlushi mund të flasë me një lugë si të ishte një celular. Ose mund të mbledhë sende në një kovë, sikur të ishte në supermarket. Ky lloj i lojës dramatike e zhvillon imagjinatën. Ndoshta fëmijës i pëlqen të pyesë “Pse?” Shfaqja dramatike e ndihmon vogëlushin t’i kuptojë vetë përgjigjet. Mund ta ndihmojë të marrë përgjigje kreative dhe imagjinative ndaj pyetjeve dhe problemeve. Për shembull, nëse fëmija pretendon se e drejton makinën, duhet të imagjinojë se ku po shkon, kush tjetër është në makinë dhe nëse është në semafor të kuq ose ngjyrë jeshile. Mësimi dhe zhvillimi nëpërmjet artit vizual dhe artizanatit Fëmijët e vegjël i duan veprimtaritë si ngjyrosja e gishtave, ngjitja, pikturat me ngjyra, palosjet apo shqyeja e letrës dhe bërja e skulpturave nga balta ose nga plastelina. Këto aktivitete mund të jenë pak të çrregullta, por janë të mira për ta ndihmuar fëmijën tuaj:
Krijimi i një produkti të përfunduar ose të përsosur nuk është i rëndësishëm. Gjëja kryesore është që fëmija juaj t’i eksplorojë impulset e tij kreative, të shprehet dhe të krijojë diçka. Vogëlushi yt ende mëson për format dhe linjat, kështu që vizatimi i tij juve mund t’u duket si spageti – por për të, është një pemë! Mësimi dhe zhvillimi nëpërmjet muzikës Vogëlushëve u pëlqen të dëgjojnë dhe të vëzhgojnë. Gjithashtu, u pëlqen shumë të përfshihen në muzikë dhe në tinguj muzikorë. Ata shpesh fillojnë t’i këndojnë vetes, ndërkohë që janë të përfshirë në aktivitete të tjera teatrale. Këngët dhe muzika janë forma të mira të vetë-shprehjes. Këndimi e nxit foshnjën të përdorë fjalë dhe e ndihmon ta zhvillojë kujtesën e saj. Duke qenë se kujtesa e saj nuk është e zhvilluar plotësisht, ajo mund të mbajë mend vetëm disa fjalë për një kohë. Por ajo mund t’i vë në veprime fjalët, derisa ju iu këndoni dhe t’i shtoni fjalët që i mban mend. Fëmijët e vegjël kënaqen edhe me instrumentet, sidomos me ato që mund t’i tundin ose t’i godasin. Dhe kur vogëlushi yt i vogël t’i afrohet moshës trevjeçare, ai do të bëhet më i mirë duke luajtur së bashku në një ritëm. Mësimi dhe zhvillimi nëpërmjet kërcimit Fëmijët e vegjël shpesh fillojnë të lëvizin dhe të kërcejnë pa i nxitur ju. Ndonjëherë, mund të duket sikur ata janë në një ekstazë ndërsa ata janë duke kërcyer – ata mund të jenë shumë të zhytur në vetë. Në fakt, shumë gjëra kalojnë nëpër mendjen e vogëlushit tënd ndërkohë që ai kërcen. Ai i eksploron fantazitë, mendimet dhe ndjenjat për muzikën dhe mjedisin e tij. Kërcimi e ndihmon fëmijën tuaj t’i zhvillojë aftësitë e rënda (bruto) motorike, si dhe koordinimin e syve me dorë. Kërcimi i fëmijës mund të përfshijë ecjen, ekuilibrin, hedhjen, ecjen me galop dhe vrapimin në përgjigje të muzikës ose të fjalëve të kënduara. Nuk ka rëndësi nëse ai ndan kohë për muzikën ose i ndjek lëvizjet e vendosura – përjetimi i tingujve dhe lëvizja janë gjëra më të rëndësishme.
|