Kërkimi i fjalëve: aktivitet i shkrim-leximit për fëmijët 2-5 vjeç

Kërkimi i fjalëve është një aktivitet i thjeshtë i shkrim-leximit të përditshëm. Provoni në shtëpi, duke kërkuar fjalë mbi shenjat dhe etiketat. Nëse jeni në gjendje ta merrni fëmijën tuaj për një shëtitje në lagje ose pazar ushqimor, atëherë bëni aktivitetin aty.
Body

Kërkimi i fjalëve: pse është një aktivitet i mirë i shkrim-leximit

Aktivitetet e përditshme si shkuarja në dyqanet lokale janë mënyra argëtuese për ta ndihmuar zhvillimin e shkrim-leximit. Shumë nga këto aktivitete mund të ndodhin edhe në shtëpi, nëse nuk jeni në gjendje të dilni shpesh nga shtëpia. Këto lloje të aktiviteteve të përditshme të shkrim-leximit nuk kushtojnë para shtesë ose nuk marrin kohë shtesë.

Për shembull, kërkimi i fjalëve është një aktivitet i thjeshtë i shkrim-leximit.

Çfarë ju nevojitet për të kërkuar fjalë: aktiviteti i shkrim-leximit gjatë blerjes ose gjatë qëndrimit në shtëpi

Ju nuk keni nevojë për ndonjë pajisje të veçantë. Vetëm shikoni për fjalët rreth jush dhe ndani ato me fëmijën tuaj.

Si të kërkoni fjalë: aktiviteti i shkrim-leximit

  • Nëse planifikoni të blini ushqime, uluni me fëmijën tuaj derisa e shkruani një listë për të bërë pazar. Nëse fëmija është mjaftueshëm i rritur, ai mund ta shkruajë vetë një listë. Ose ai mund të pretendojë të shkruajë një listë, duke shkruar në letër.
  • Flisni për atë që planifikoni të blini, duke përfshirë çdo ushqim që e pëlqen fëmija juaj. Për shembull, “Le të vënë qumësht në listë. Qumështi fillon me shkronjën “q”. Q-umësht”.   (Ju mund ta bëni këtë edhe në qoftë se ju duhet të blini vetëm)
  • Nëse fëmija juaj është me ju në dyqane, tregoni fjalë mbi shenjat e dyqaneve dhe etiketat e produktit. Tregoni fëmijës tuaj se si e përdorni listën, andaj mos harroni asgjë. Fëmija juaj mund të ndihmojë, duke shënjuar gjërat e blera në listë, derisa ju i merrni ato produkte.
  • Nëse jeni duke qëndruar brenda në këtë kohë, shikoni në raftet tuaja të kuzhinës me fëmijën tuaj. Shikoni kutitë dhe kanaçet e ushqimit dhe gjeni fjalë për të thënë.  Shumë paketa kanë fotografi që mund të jenë të dhëna.  Në varësi të moshës së fëmijës suaj, inkurajoni atë që të identifikojë disa fjalë ose shkronja. Pyetni fëmijën tuaj të mendojë se çfarë do të thotë fjala, duke shikuar shkronjën e parë dhe foton e një pakoje. Shihni nëse fëmija juaj mund të gjejë një artikull, që fillon me shkronjën e parë të emrit të saj.

Përshtatja e këtij aktiviteti të shkrim-leximit për fëmijët e moshave të ndryshme

Fëmija juaj më i vogël mund të mos jetë në gjendje t’i njohë shkronjat, por megjithatë mund të argëtohet me fjalë dhe tinguj. Për shembull, ju mund të thoni “B-banane. Ne kemi nevojë për banane”. Mbajtja e gjërave që ti shohë fëmija juaj, kur i emërtoni ato, dhe sigurohuni që ai e shikon fytyrën tuaj, ndërsa ju jeni duke folur. Inkurajoni atë që të përpiqet të bëjë zëra ose të thotë fjalët.

Fëmija juaj më i rritur do të jetë më i mirë në njohjen e shkronjave dhe shenjave. Ajo mund edhe të jetë në gjendje për të lexuar disa sosh. Shihni nëse fëmija juaj mund t’ju tregojë se çfarë është diçka, kur e lexon një etiketë. Ju mund të shikoni më nga afër në një etiketë dhe të tregoni se ku mund t’i lexoni përbërësit ose shtetin nga vjen produkti.