Rreth aktiviteteve të lexim-shkrimitshkrim -leximit për fëmijët e vegjël
Rreth aktiviteteve të lexim-shkrimit
Bisedat, këngët, lojërat me zë dhe fjalë, leximi i librave, shkrimi dhe vizatimi bashkë me fëmijën janë mënyrat më të mira për të hedhur themele të shëndosha në drejtim të lexim-shkrimit fillestar.
Veprimtaritë e përditshme në shtëpi, në dyqan, në librari dhe në mjedise të tjera ku ndodheni me fëmijën tuaj, krijojnë mundësi të shumta argëtuese për zhvillimin e aftësive të lexim-shkrimit që në moshë të hershme.
Për më tepër, që nuk është e nevojshme kohëzgjatja e tepërt e këtyre veprimtarive - pesë minuta disa herë në ditë është, shpeshherë, mëse e mjaftueshme. Koha, mjetet dhe mundësitë e ndryshme do ta ndihmojnë fëmijën tuaj të mësojë. Mund të jetë shumë e thjeshtë të shkruash një listë me artikujt që do të blihen në dyqan, të luash lojëra gjuhësore ose t’i lexosh fëmijës një përrallë para gjumit.
Asnjëherë nuk është vonë të filloni ta përfshini fëmijën tuaj me aktivitete të lexim-shkrimit, madje edhe foshnjat kënaqen të dëgjojnë histori dhe të jenë pjesë e bisedave. Në vijim jepen veprimtari për mosha të ndryshme fëmijësh. Nëse keni disa fëmijë të vegjël të moshave të ndryshme, mund t'i ndërthurni ose t’i përshtasni veprimtaritë sipas interesave dhe aftësive të tyre.
Foshnjat, të vegjlit dhe fëmijët parashkollorë: veprimtari të lexim-shkrimit fillestar
Të folurit dhe këndimi i këngëve
Kur flisni dhe këndoni së bashku me fëmijët e vegjël, ju i ndihmoni të zhvillojnë aftësitë e të dëgjuarit dhe të të folurit. Në vijim, jepen disa ide për t’ia filluar mbarë:
- Përdorni fjalë që rimojnë sa herë që të keni mundësi. Përdorni fraza të njohura ose krijoni vjersha të pakuptimta për gjërat që po bëni - për shembull, 'po vë peshk në pjatën e maceve'.
- Këndoni këngë të njohura me fëmijën tuaj. Vjershat e njohura i mësojnë fëmijës tuaj gjuhën, rimën, përsëritjen dhe ritmin. Mendoni për atë që keni dëgjuar si fëmijë-në gjuhë të ndryshme, por edhe në dialektin tuaj.
- Kur janë të vegjël, përsëritni tingujt që nxjerr fëmija juaj ose krijoni tinguj dhe prisni nëse fëmija mund t'i kopjojë ato. Për shembull, 'Lopa bën muuu. Mund të thuash muuu?'.
- Në kohën e ngrënies, flisni për ushqimin që po përgatisni, mënyrën si po e bëni, si do të jetë shija, si duket etj.
- Flisni për tinguj e zhurma jashtë shtëpisë - për shembull, fëshmërimën e gjetheve, cicërimat e zogjve, boritë e makinave, fluturimin e aeroplanit etj. Pyeteni fëmijën tuaj nëse mund t’i imitojë ato.
- Luani lojëra si 'Unë dalloj...' duke përdorur ngjyrat. Kjo veprimtari mund të jetë argëtuese veçanërisht për fëmijët parashkollorë. Për shembull, 'Unë dalloj me syrin tim të vogël, diçka në ngjyrë të gjelbërt. Çfarë është diçka e gjelbërt që mund të shikoj?'.
Leximi i librave shoqëruar me veprimtari
Edhe kur janë shumë të vegjël, të lexuarit me zë u pasuron fëmijëve fjalorin, u zhvillon aftësinë për të dëgjuar e për të kuptuar dhe i ndihmon të zhvillojnë aftësitë për të lidhur tingullin me shkronjën. Fëmija juaj mund të pëlqejë aktivitetet e mëposhtme:
- Lexoni së bashku libra me rimë dhe fjalë që përsëriten.
- Rreth moshës 3-vjeçare, nxiteni fëmijën të kthejë faqet e librit dhe të flasë për atë që shikon nëpër figura. Ndonjëherë, përdorni gishtin tuaj tregues për të drejtuar sytë e fëmijës tuaj teksa lexoni nga e majta në të djathtë dhe tregojini fjalë ose fraza të caktuara, por sigurohuni që për fëmijën ky veprim është argëtues.
- Veçanërisht për fëmijët e vegjël, zgjidhni libra me hapje të shumta ose libra me prekje për të tërhequr vemendjen e tyre, për t’i prekur dhe eksploruar. Madje, ju mund të krijoni librin tuaj me objektet që fëmija juaj pëlqen të shikojë dhe të prekë.
- Shoqërojeni të lexuarin me ndërveprim me fëmijën, duke i bërë pyetje ose duke komentuar rreth asaj që keni lexuar. Bëni pyetje të tilla si "Çfarë mendon se do të ndodhë më pas?" ose "A të kujtohet kur hipëm në autobus?" etj.
- Lidheni përmbajtjen e historisë së lexuar me ngjarjet e jetës reale. Për shembull, nëse keni lexuar një libër për lojën nën një pemë, mund ta çoni fëmijën tuaj të ulet nën një pemë në oborr dhe të tregojë ku janë degët, gjethet, lulet, frutat etj., siç jepeshin në libër.
- Nxiteni fëmijën tuaj ta interpretojë historinë që po dëgjon. Për shembull, mund t'i kërkoni të kërcejë si kanguri në libër.
Vizatimi dhe shkrimi
Shkarravitjet dhe vizatimi i ndihmojnë fëmijët e vegjël të zhvillojnë aftësi për të cilat do të kenë nevojë më vonë në fëmijëri për të shkruar me lapsa dhe stilolapsa. Në vijim jepen disa veprimtari të thjeshta që mund t’i provoni me fëmijët e vegjël:
- Nxiteni fëmijën tuaj të vizatojë dhe të shkruajë duke përdorur mjete të ndryshme shkrimi, si lapustila, lapsa dhe shkumësa. Ëmija mund të ndihet i/e emocionuar për të bërë shkarravina ose vizatime në kartolinast e ditëlindjes ose duke ngjyrosur figurat me ngjyra të ndryshme.
- Nxiteni fëmijën të provojë disa shkronja ose të shkruajë emrin e vet në të gjitha punët e artit që krijon. Ju mund ta shkruani emrin e fëmijës me një ngjyrë dhe t’i kërkoni ta kopjojë emrin e vet me një ngjyrë tjetër.
- Ndihmojeni fëmijën të përdorë plastelinë për të krijuar shkronjat e alfabetit ose numrat sipas modelit të dhënë.
- Jepini fëmijës tuaj mundësi të përdorë shkronjat e alfabetit, ngjyrat, numrat dhe format në forma të ndryshme - në kuba, shkronja magnetike që ngjiten në frigorifer dhe lojëra formuese.
- Prisni fotografi ose vizatoni objekte dhe orendi shtëpiake, si karrige, tavolinë, vazo me lule, dollap, televizor, derë etj., pastaj shkruani emrat e tyre në copa të veçanta letre. Kërkojini fëmijës tuaj të lidhë emrin e objektit me figurën.
- Nxiteni fëmijën tuaj t'ju tregojë vizatimet që bën dhe ndihmojeni të shkruajë fjalët që përdor për t'i përshkruar ato.
Veprimtari të tjera për leximin dhe shkrimin për fëmijët e moshës parashkollore
Përveç veprimtarive të mësipërme, teksa fëmija juaj i afrohet moshës shkollore, dhe nëse kuptoni se shfaq interes për to, mund të provoni disa prej aktivitetee të mëposhtme:
Aktivitetet e të folurit
- Luani lojëra fjalësh që e ndihmojnë fëmijën të mësojë tingujt. Për shembull, 'Unë dalloj me syrin tim të vogël diçka që fillon me f. Çfarë mendoni se po shikoj? '.
- Pyeteni fëmijën tuaj për fjalët që rimojnë. Për shembull, 'Cilat fjalë të tjera tingëllojnë si zhurma e makinës?'
- Kërkojini fëmijës tuaj të nxjerrë një tingull ose kombinim tingujsh, pastaj mendoni për fjalët që fillojnë me atë tingull.
- Flisni për ngjarjet që kanë kaluar. Kërkojini fëmijës tuaj t'ju tregojë diçka që i pëlqente të bënte në kopsht gjatë asaj jave. Ndonjëherë mund ta shkruani.
- Flisni për të ardhmen. Tregojini fëmijës tuaj se çfarë do të bëni ditën tjetër, në fundjavë, ose kërkojini që t'ju tregojë se çfarë duhet të bëjë para se të shkojë në shtrat.
Leximi i librave me ilustrime
- Lexoni përralla dhe më pas flisni rreth tyre. Pyeteni fëmijën Çfarë tregonte kjo përrallë?' ose 'A të pëlqeu personazhi? Pse?'.
- Fëmijët më të mëdhenj i duan librat me shkronjat e alfabetit - kërkojini fëmijës tuaj t'ju thotë fjalë që fillojnë me të njëjtin tingull si shkronja që po ësoni.
- Kërkojini fëmijës tuaj të bëjë një libër me tregime mbështetur në fotografitë e tij. Me ndihmën tuaj, fëmija mund ta bëjë këtë në kompjuter ose me shkrim në letër. Nëse shfaq interes, ndihmojeni fëmijën të shkruajë të paktën disa fjalë nga përralla.
- Nëse jeni duke ecur jashtë, kërkojini fëmijës tuaj të zgjedhë ose të përsërisë me zë shkronja ose fjalë në tabela, reklama, ose në artikujt e ndryshëm nëpër dyqaneTë njëjtën gjë mund ta bëni me katalogë dhe fletushka reklamuese që ju vijnë në shtëpi.
- Kur shkoni në librari ose në bibliotekë me fëmijën tuaj, motivojeni të zgjedhë libra për t'i marrë në shtëpi. Një pjesë e librarive dhe e liotekave ofrojnë seanca ose klube leximi librash për fëmijë.
Veprimtari vizatimi dhe shkrimi
- Nxiteni fëmijën tuaj të shkruajë emrin e vet dhe emrat e anëtarëve të tjerë të familjes në kartolina urimi ose në fotografi. Pas përdorimit të mirë të të gjithëa shkronjave, fëmija do të jetë gati për të shkruajtur shkronjat e mëdha dhe të vogla të shtypit.
- Nxiteni fëmijën të shkruajë duke improvizuar sikur po shkruan listën e artikujve ose menu restoranti.
- Kërkojini fëmijës tuaj t'ju bëjë një libër, me një fjalë në njërën anë të faqes dhe një fotografi të asaj fjale në anën tjetër. Në të gjitha veprimtaritë e mësipërme ndihmojeni fëmijën sipas nevojës dhe bëjeni edhe më të këndshëm aktivitetin sipas fantazisë suaj.