Zhvillimi i shkrim-leximit

Zhvillimi i shkrim-leximit nënkupton mësimin për tingujt, fjalët dhe gjuhën. Shkrim-leximi është baza për aftësinë e fëmijës suaj për të lexuar, shkruar, komunikuar dhe shoqëruar. Ju mund ta zhvilloni shkrim-leximin e hershëm të fëmijës suaj duke komunikuar me fëmijën atë, duke i lexuar dhe duke luajtur me rimë. Zhvillimi i hershëm i shkrim-leximit ka të bëjë me aktivitetet e përditshme argëtuese si të kënduarit, të folurit dhe luajtja e lojërave.
Body

Inkurajimi i zhvillimit të shkrim-leximit

Zhvillimi i shkrim-leximit është një pjesë vitale e zhvillimit të përgjithshëm të fëmijës suaj. Ai është themeli për t’ia dalë me sukses në shkollë, për t[u shoqëruar me të tjerët, për ta zhvilluar pavarësinë, për t’i menaxhuar paratë dhe për të punuar.

Por, para se fëmija juaj të mësojë të lexojë dhe të shkruajë, ai duhet t’i zhvillojë parimet themelore për shkrim-leximin - aftësinë për të folur, dëgjuar, kuptuar, parë dhe vizatuar. Jepini fëmijës suaj një bazë të pasur përmes “gjuhës gojore”, duke bërë biseda të ngrohta, duke përdorur fjalë interesante dhe duke lexuar me zë të lartë.

Dhe përderisa fëmija juaj rritet, ajo gjithashtu duhet të mësojë për lidhjen midis shkronjave në një faqe dhe të tingujve të folur. Që kjo të ndodhë, ajo ka nevojë për shumë përvojë me:

  • fotografi dhe objekte - si mund t’i përdorni fjalët për të folur rreth tyre
  • shkronja dhe fjalë - format, tingujt dhe emrat e tyre
  • tingujt - si mund t’i rimojnë fjalët, dhe ndërsa ajo rritet, duhet të mësojnë se fjalët fillojnë dhe mbarojnë me ato shkronja, ndahen në pjesë si rrokje, formohen duke përzier tinguj të ndryshëm etj.

Ju mund të ndihmoni në të gjitha këto fusha të zhvillimit të hershëm të shkrim-leximit të fëmijës tuaj duke:

  • komunikuar me fëmijën tuaj
  • lexuar së bashku
  • luajtur me rimë dhe tinguj të tjerë me fëmijën tuaj.

Dhe lajmi i mrekullueshëm është se ju mund ta bëni këtë në mënyra argëtuese për të dy.

Përvojat gjuhësore që kanë fëmijët para fillimit të shkollës formojnë lidhje të fuqishme të trurit. Këto lidhje përdoren për gjuhën, të menduarit dhe të kuptuarit. Pa aktivitete si të folurit, të kënduarit dhe të lexuarit, truri nuk i zhvillon këto lidhje të rëndësishme.

Komunikimi: rëndësia e tij në zhvillimin e shkrim-leximit

Komunikimi paraprak me fëmijën tuaj ndihmon në zhvillimin e aftësisë së fëmijës tuaj për të folur, dëgjuar dhe kuptuar gjatë rritjes.

Çfarë mund të bëni

  • Kopjoni tingujt që i bën fëmija juaj. Është në rregull të përdorni fjalë për foshnjat.  Foshnjat e duan atë dhe kjo i ndihmon foshnjat të kuptojnë se si bashkohet gjuha.
  • Këndoni me fëmijën tuaj. 
  • Flisni me fëmijën tuaj për gjërat e përditshme që bëni dhe shihni së bashku. Për shembull, “Le të lajmë tani”, “Shikoni zogun e kuq” ose “O bobo, çfarë dreke të bukur po hamë”.
  • Flisni për ndjenjat dhe bisedoni nëse fëmija juaj është i lumtur apo i trishtuar.
  • Ndani histori me fëmijën tuaj. Ju mund të ndani histori nga fëmijëria juaj ose t’i tregoni fëmijës tuaj për të kaluarën e familjes tuaj. Ju mund të krijoni me radhë një histori së bashku.
  • Dëgjoni fëmijën tuaj. Nëse ai bën një pyetje, jepini atij mundësinë që të dalë me përgjigje para se të ndërhyni. Për shembull, nëse fëmija juaj thotë: “Çfarë është ajo kuti atje?”, Ju mund të thoni, “Çfarë mendoni se është?”

Leximi: rëndësia e tij në zhvillimin e shkrim-leximit

Lexoni shpesh me fëmijën tuaj. Është më mirë të filloni të lexoni që nga lindja, por kurrë nuk është vonë për të filluar.

Çfarë mund të bëni

  • Zgjidhni libra me struktura që ngritën kur hapet faqja, libra me prekje dhe ndjesi ose libra me fjalë të rimuara ose të përsëritura për fëmijët më të vegjël.
  • Bëjeni së bashku leximin një përvojë të lumtur, interaktive-thoni gjëra të tilla si “Oh, çfarë do të ndodhë më pas?” “E sheh vajzën me top?  Ti ke një top!”
  • Inkurajoni fëmijën tuaj që ta mbajë librin dhe të kalojë në faqen tjetër. Kjo e ndihmon atë të fillojë të kuptojë se libri duhet të jetë në një farë mënyre lart dhe se faqet kthehen gjithmonë në të njëjtin drejtim.
  • Me fëmijët e moshës parashkollore, ndonjëherë rrëshqisni gishtin poshtë fjalëve derisa i lexoni, duke ua treguar çdo fjalë.
  • Tregoni figurat dhe flisni për fotografitë që tregon fëmija juaj.
  • Bëni tingujt e kafshëve ose objekteve të tjera në libër - argëtohuni!
  • Vizitoni bibliotekën. Ka shumë lloje të ndryshme librash që mund të huazoni.

Rima: rëndësia e saj në zhvillimin e shkrim-leximit

Rimimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’ua mësuar fëmijëve lidhjen midis tingullit të një fjale dhe mënyrës se si është shkruar.

Çfarë mund të bëni

  • Luani lojëra që përfshijnë rimë. Lojërat me rima i ndihmojnë fëmijët t’i vlerësojnë tingujt e fillimit dhe të mbarimit - për shembull, “mac, mac, mac”. Këto lojëra mund t’i luani në çdo kohë - në makinë, gjatë blerjeve ose në tryezën e darkës.
  • Luani lojëra që përfshijnë tingullin dhe ritmin e fjalëve. Mund të provoni “kukafshehthi” dhe gjuhë të ndryshme si “Kupa me kapak, kupa pa kapak”.
  • Lexoni libra të rimuar si Macja me kapelë ose Vallëzimi i dinozaurit (Doodledum dancing).

Ju mund të dëshironi të lexoni për më shumë aktivitete, me qëllim të inkurajimit të gjuhës së hershme dhe shkrim-leximin. Nëse jeni të shqetësuar se fëmija juaj mund të ketë vështirësi të hershme të leximit, është një ide e mirë të flisni me një profesionist, si ofruesi juaj i shërbimit shëndetësor ose mësuesi juaj në fëmijëri të hershme.