Leximi për fëmijën dhe leximi me fëmijën
Tregimet i ofrojnë mundësi fëmijës të kuptojë ose analizojë diçka që ai/ajo e ka përjetuar, me qëllim që t’i kuptojë sjelljet e personazheve, si dhe shkaqet dhe pasojat e këtyre sjelljeve. Tregimet ofrojnë një mundësi për fëmijën, që të reflektojë dhe të krijojë lidhje logjike, të flasë, të imagjinojë - ta ndryshojë rrjedhën ose përfundimin e një historie dhe të tjera si këto. Kur e përmendim leximin, zakonisht e para gjë që na shkon në mend është rituali i leximit para gjumit. Personi i rritur e merr librin dhe e lexon me zë. Fëmija mund të marrë pjesë ose jo në këtë aktivitet, por kryesisht synohet që të qetësohet fëmija. Zëri i ngrohtë, afërsia dhe butësia e prindit në këtë aktivitet sigurisht që i kontribuojnë afërsisë me fëmijën. Leximi me fëmijën është ndrysheAi kërkon që fëmija të jetë i zgjuar, i gatshëm për të marrë pjesë aktive, për të filluar dhe për ta udhëhequr aktivitetin e leximit. Leximi me fëmijën duhet të bëhet gjatë ditës, kur fëmija e zgjedh atë aktivitet dhe është gati të eksplorojë nëpërmjet tij. Libri pastaj zgjidhet nga fëmija, dhe, si në çdo lojë, është e rëndësishme për t’i mundësuar fëmijës ta drejtojë vetë aktivitetin e leximit. Është e rëndësishme t’i vlerësosh, njohësh dhe fuqizosh mënyrat e pjesëmarrjes së fëmijës, ta zgjerosh interesin e fëmijës, ta ruash vëmendjen e fëmijës dhe ta bësh të mundur eksplorimin dhe mësimin e vërtetë nëpërmjet lojës me fjalë dhe imazhe. Ju mund të lexoni me fëmijën tuaj në çdo kohë dhe kudoMerrni një libër me vete kur shkoni për një shëtitje, ose për një kontroll pediatrik. Mbani librat në dispozicion të fëmijës që nga ditët më të hershme - vendosini ato diku ku ai/ajo mund t’i arrijë, lërini në çdo dhomë. Keni parasysh se 15 minuta lexim me fëmijën është një sasi e “ushqimit gjuhësor”, që do ta ndryshojë përvojën dhe zhvillimin e fëmijës tuaj!
|