Biseda dhe loja: fëmijët e vegjël
Rreth të folurit të fëmijës së vogëlGjuha e foshnjës suaj do të fillojë të “shpërthejë” së shpejti, edhe nga pak pse fëmija juaj ka mësuar rreth fjalëve, tingujve dhe bisedave që nga lindja. Ju mund të vazhdoni ta inkurajoni foshnjën duke kënduar, duke recituar vjersha nga çerdhja, duke folur, duke lexuar dhe treguar rrëfime. Çfarë duhet të prisni: të folurit e foshnjaveFëmija juaj ndoshta do të fillojë:
Nga ditëlindja e dytë, fëmija juaj ndoshta do të kënaqet t’i emërtojë gjërat e përditshme, si “qen” dhe ‘pijë”. Ajo gjithashtu do të jetë në gjendje ta kuptojë dhe ndjekë një kërkesë të thjeshtë, si “Më sill librin tuaja” ose të përshëndes me dorë “papa”. Deri në moshën tre vjeçare, fëmija juaj ndoshta do të kalojë në fjali të thjeshta, si “Ku shkoi qeni?” Nga tani të huajt ndoshta do të jenë në gjendje ta kuptojnë shumicën e asaj që thotë fëmija juaj, edhe pse ai ende do ta ketë vështirë t’i shpreh disa fjalë qartë. Biseda mund të jetë frustruese për të vegjlit - ata mund të kenë aq shumë për t’ju thënë, por nuk mund t’i nxjerrin fjalët. Nëse ju i ndani kohë fëmijës suaj, ajo do ta arrijë qëllimin. Tentimi dhe bërja e gabimeve janë pjesë të rëndësishme e të mësuarit. Fëmijët e vegjël i përgjigjen më së miri inkurajimit dhe interesit, në vend që të korrigjoni ose të argëtoheni, prandaj përpiquni të shmangni shumë shpesh korrigjimin e gabimeve të foshnjës suaj.
Ide loje për ta inkurajuar të folurit e foshnjësNë sa më shumë fjalë që e ekspozoni fëmijën tuaj, aq më shumë fjalë do të mësojë ai. Këtu janë dhënë disa ide të lojës për ta inkurajuar të folurit e foshnjës:
Koha para ekranit dhe të folurit e foshnjësKoha para ekranit nuk rekomandohet për fëmijët nën 18 muaj, përveç video-bisedave. Pas 18 muajve, fëmija juaj mund të kalojë kohë para ekranit, por është më mirë që ju të shikoni ose të luani me fëmijën tuaj. Periudha të gjata të kohës së kaluar para ekranit kanë qenë të lidhur me një sërë çështjesh shëndetësore te të vegjlit dhe fëmijët parashkollorë, si dhe zhvillimin e ngadalshëm të aftësive gjuhësore, kujtesës afatshkurtër dhe aftësive më të varfra sociale. Shqetësimet rreth të folurit të foshnjës duke folurNëse në moshën 18 muajsh foshnja juaj nuk murmurit shpesh, nuk përdor fjalë kuptimplote ose nuk duket se ju dëgjon, gjegjësisht nuk duket se i dëgjojë të tjerët kur flasin, është ide e mirë ta vizitoni një mjek, pediatër apo infermiere shëndetësore për fëmijë dhe familje. Ju gjithashtu mund të dëshironi të shihni një profesionist të shëndetit të fëmijëve ose të bisedoni me kujdestarin e fëmijës suaj ose edukatorin e kopshtit, nëse nuk mund ta kuptoni të folurit e fëmijës suaj deri në kohën kur ajo është tre vjeç, ose nëse ajo ende nuk flet shumë në këtë moshë.
|