“Sfida më e madhe që e hasin prindërit kur vijnë në shtëpi me një foshnjë të sapolindur, është të mësohen me rutina të reja që funksionojnë në familje, veçanërisht kur vjen fëmija i parë. Rutinat e përditshme: ndërrimi, ushqyerja, bartja, janë një mundësi për ta stimuluar zhvillimin psiko-motorik”.
Body
Sa herë gjatë ditës kryeni rutinë të përditshme?
Një i sapolindur ha çdo 2-3 orë, ju ia ndërroni pelenat të paktën 3 herë në ditë, ia ndërroni fanellën e tij/saj për shkak të vjellave, ju e merrni atë dhe e mbani për të gromësitë ose e mbani atë për ta qetësuar kur qan. Për secilën nga këto aktivitete, ju kaloni minimum nga 5 minuta. Kështu, koha që kalon në kontakt me fëmijën mund të arrijë deri në 4 orë.
Çfarë informacioni shkëmbeni me një të sapolindur nëpërmjet rutinës së përditshme?
Nuhatja
- fëmija e ndjen dhe mëson erën e lëkurës dhe qumështit të nënës,
- qetësimi, rehatimi
Kontakti lëkurë më lëkurë
- presion i thellë që e qetëson atë
- rregullimi i temperaturës së trupit
- relaksim, hapje e grushteve
- qetësimi i ritmit të frymëmarrjes
- gjumë më i qetë
- lulëzimi më i mirë për sa i përket shtimit në peshë
Ndryshimi
- kontakti me sy, ndjekja me sy e personit të angazhuar me të
- dëgjimi i të folurit, duke iu drejtuar atij/asaj në një sipërfaqe më të lartë, me një zë të qetë
- ndryshimi i pozicionit të trupit
Bartja
- presion të thellë qetësues, stimulim i sistemit të prekjes
- rrotullimet e trupit të personit që e mban atë/atë, të njohura që nga koha në bark, qetësimi u asaj; stimulimi i sistemit vestibular
- ndjekja e lëvizjes së syve nëpërmjet lëvizjes së trupit; angazhimi i sistemit vizual
- të folurit e personit shkakton dridhje në trup që ai/ajo i ka dëgjuar në bark, stimulim i sistemit të dëgjimit
Larja
- lëvizje dhe eksplorim më të lirë të skemave motorike
- uji në të cilin ai/ajo qëndron ushtron presion unik në lëkurë, duke qetësuar atë
- kontakti me sy, ndjekja e syve
- lëvizja e duarve mbi trupin e fëmijës gjatë larjes, nënkupton mësimin rreth skemës së trupit, rehatinë për shkak të presionit të thellë qetësues
Shpesh nuk mendojmë për rëndësinë e informacioneve që i merr një fëmijë nëpërmjet aktiviteteve të përditshme nëpërmjet të gjitha shqisave. Përpiquni t’i kryeni të gjitha aktivitetet përreth fëmijës me qetësi dhe ngadalë. Jepini kohë për t’u organizuar, kuptuar dhe përgatitur për aktivitetin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, ju ndërtoni një skuadër me besim, që ia jep fëmijës mundësinë optimale për të mësuar më tej dhe për të lulëzuar.
|