Zhvillimi i lidhjes së fortë emocionale me fëmijën (mosha 3-6 muaj)

Në moshën 3-6 muaj, foshnjat gjithnjë e më shumë përpiqen të flasin në mënyrë aktive me njerëzit rreth tyre, por gjithashtu gjithnjë e më shumë duhet t’i ndajnë interesat e tyre dhe gatishmërinë për të komunikuar me të tjerët - për t’’ angazhuar të tjerët në bisedë.
Body

Për shembull, kur fëmija buzëqesh me ju, ai/ajo dëshiron që ju t’ia ktheni buzëqeshjen. Kur ai/ajo gugatë, në fakt dëshiron që ju t’i përgjigjeni dhe të merrni pjesë në këtë bisedë. Kur e njihni dhe i përgjigjeni këtij lloji të nevojave, foshnja ndihet e sigurt: ai/ajo pranon që e kuptoni atë, se ai/ajo është e aftë ta thotë atë që ai/ajo ka nevojë dhe se ai/ajo është e rëndësishme për ju. Kështu foshnja e forcon lidhjen e tij/saj emocionale me ju dhe bëhet gjithnjë e më e gatshme për ta eksploruar botën rreth tij/saj dhe për t’i përmirësuar aftësitë e tij/saj.

Ja se çfarë mund të bëni për ta forcuar lidhjen emocionale midis jush dhe fëmijës në këtë moshë:

  • vendoseni fëmijën në prehër, në mënyrë që të shikoni në sytë e njëri-tjetrit. Flisni butësisht atij/saj, shikojeni butësisht dhe me buzëqeshje. Mbani kontaktin me sy - pamja në sytë tuaj duhet të jetë e butë dhe e qeshur. Përgjigjuni reagimeve të foshnjës me një buzëqeshje dhe fjalë;
  • tregoni fëmijës për atë që po bëni gjatë kryerjes së gjërave të zakonshme rreth shtëpisë. Tingujt e zërit tuaj do ta qetësojnë fëmijën;
  • kur fëmija përpiqet të “bisedojë” - duke bërë tinguj të ndryshëm - tregoni se po e dëgjoni atë.  Buzëqeshni, tundni kokën, hapni sytë. Bëni pyetje atij/saj, flisni, tregoni një surprizë. Përgjigja juaj do ta nxisë foshnjën të flasë më tej;
  • kur fëmija është i mërzitur, ndihmoni atë të qetësohet. Përqafoni fëmijën, flisni me të butësisht, lëshoni muzikë të qetë dhe relaksuese.