Ju nuk mund ta llastoni foshnjën!

Në muajt e parë të jetës së fëmijës, janë të mëdha nevojat e foshnjës për kontakt me ju (si zëri ashtu edhe prekja). Duke iu përgjigjur atyre, nuk do të krijoni zakone të këqija, përkundrazi - do t’i jepni fëmijës një ndjenjë familjariteti, parashikueshmërie, gjë që do të rezultojë në qetësim. Nëse i përgjigjeni me qetësi dhe vazhdimisht nevojave të fëmijës suaj, foshnja mëson se ai/ajo mund të jetë i/e sigurt, i/e rehatshme dhe fillon t’ju besojë.
Body

Foshnjat, të cilët ende nuk e kanë përvojën e përgjigjes së vazhdueshme dhe të qartë ndaj nevojave të tyre, mësohen se nuk janë mjaftueshëm të aftë për t’i shprehur kërkesat dhe se kujdestarëve të tyre nuk mund t’u besohen. Injorimi i fëmijës që qan ose që është i mërzitur nuk do ta ketë efektin e pritur. Foshnja mund ta ndërpresë të qarin vetvetiu, përderisa ka qenë i injoruar, do të jetë tepër i frikësuar sepse është lënë të qetësohet më vete, ndonëse ai/ajo thjesht ende nuk di se si ta bëjë këtë.

Prandaj:

  • mbani fëmijën tuaj dhe të qëndroni fizikisht afër atij/saj, veçanërisht në ditët e para
  • sa herë që foshnja qan, përgjigjuni si me zë ashtu edhe me prekje
  • sa herë që foshnja flet ose buzëqesh - bisedoni me të, përsëritni tingujt e tij/saj dhe inkurajoni kontaktin me sy me ju
  • sa herë që foshnja tregon interes për diçka - emërtoni atë që ai/ajo bën dhe inkurajoni atij/asaj që të ketë sukses
  • kur foshnja është e shqetësuar - tregoni se ai/ajo mund të qetësohet me ju, me zërin, prekjen, lëvizjet
  • kur fëmija është i gëzuar - buzëqeshni me të dhe shprehni gëzim me zërin tuaj dhe shprehjen e fytyrës
  • kur fëmija është i/e lodhur - tregoni se e kuptoni dhe se ai/ajo mund të fle dhe të pushojë me ju, duke përdorur prekjen dhe tonin e zërit.