Ushtrimet për përdorimin e tualetit: udhëzues praktik
Ushtrimet për përdorimin e tualetit: shenja që fëmija juaj është gati
Mund të vëreni shenja që fëmija juaj është gati për t'u ushtruar për përdorimin e tualetit që nga mosha rreth dy vjeçare. Disa fëmijë tregojnë shenja të gatishmërisë prej kur janë 18 muajsh, kurse disa mund të jenë më të mëdhenj se dy vjet.
Fëmija juaj po tregon shenja të gatishmërisë nëse:
- është duke ecur dhe mund të ulet për periudha të shkurtra kohore
- në përgjithësi po bëhet më i/e pavarur kur bëhet fjalë për kryerjen e detyrave, duke përfshirë të thënit "jo" më shpesh
- po bëhet më i/e interesuar për t'i shikuar të tjerët duke shkuar në tualet - kjo mund t'ju bëjë të mos ndiheni rehat, por është një mënyrë e mirë për t'i prezantuar gjërat
- nuk i ndotë pelenat deri në dy orë - kjo tregon që fëmija juaj mund ta mbajë (kontrollojë) urinën në fshikëz (foshnjat më të vogla ose të porsalindurit e lëshojnë urinën automatikisht)
- ju tregon me fjalë ose gjeste kur e bëjnë jashtëqitjen ose urinojnë në pelenë - nëse mund t'ju tregon para se të ndodhë, atëherë ai/ajo është gati për ushtrime për përdorimin e tualetit
- fillon të mos e pëlqejë të mbajë pelena, ndoshta edhe tenton që ta heq kur ka urinuar ose ka bërë jashtëqitjen në të
- ka jashtëqitje të rregullt, të butë dhe të formuar
- mund t'i tërheqë pantallonat lart dhe t'i lëshojë poshtë
- mund të ndjekë udhëzime të thjeshta si "jepi topin babit"
- tregon mirëkuptim që mos t'i prek gjërat nga vendi i tyre në shtëpi.
Nuk është e thënë që fëmija t'i ketë të gjitha këto shenja për të qenë gati. Do ta kuptoni vetë kur do të jetë koha për të filluar në bazë të trendit (ndryshimeve) të përgjithshëm.
Nëse jeni duke menduar të filloni me ushtrimet për përdorimin e tualetit, mund të t'ju hyjë në punë udhëzuesi i jonë me fotografi për ushtrimet e përdorimit të tualetit. Mund edhe ta printoni dhe ta ngjitni në ndonjë vend të përshtatshëm.
Përgatitja për ushtrimet për përdorimin e tualetit
Nëse mendoni se fëmija juaj po tregon shenja të gatishmërisë për të ushtruar për përdorimin e tualetit, hapi i parë është të vendosni nëse dëshironi të ushtroni me anë të përdorimit të një oturaku apo tualeti.
Përdorimi i një oturaku ka disa avantazhe - mund ta lëvizni dhe fëmija veçse e njeh si objekt dhe për disa fëmijë është më pak e frikshme se sa një tualet. Përpiquni të zbuloni preferencën e fëmijës suaj dhe vazhdoni me atë. Disa prindër e inkurajojnë fëmijën e tyre t'i përdorin të dyjat, si tualetin ashtu edhe oturakun.
Së dyti, sigurohuni që t'i keni të gjitha pajisjet e duhura. Për shembull, nëse fëmija juaj është duke përdorur tualetin, do t'ju duhet një shkallë ku fëmija juaj të qëndrojë. Do t'ju duhet gjithashtu një ndenjëse më e vogël që të përshtatet mirë brenda guasës së tualetit, sepse disa fëmijë nuk shqetësohen që mund të bien.
Së treti, është më mirë të planifikoni ushtrimet për përdorimin e tualetit në një kohë kur nuk keni ndonjë ndryshim të madh në jetën tuaj familjare. Ndryshimet mund të përfshijnë shkuarjen në pushime, fillimin e kujdesit ditor, lindjen e një fëmije tjetër ose zhvendosjen nga shtëpia. Mund të jetë një ide e mirë t'i planifikoni ushtrimet për përdorimin e tualetit shumë kohë përpara ose pas këtyre ndryshimeve.
Gjithashtu, ushtrimet për përdorimin e tualetit mund të shkojë më mirë nëse ju dhe fëmija juaj keni një rutinë të rregullt ditore. Në këtë mënyrë, aktiviteti i ri i përdorimit të tualetit ose oturakut mund të futet në rutinën tuaj normale.
Këtu janë disa këshilla për t'u përgatitur:
- Mësojini fëmijës tuaj disa fjalë për të shkuar në tualet - për shembull, "urina", "jashtëqitja" dhe "duhet të shkoj".
- Kur i ndrroni pelenën e fëmijës suaj, vendosni pelenat e lagura dhe të pista në oturak - kjo mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të kuptojë se për çfarë shërben oturaku.
- Lëreni fëmijën tuaj të përpiqet të ulet në oturak ose në ndenjësen e vogël të tualetit për t'u njohur me pajisjet e reja.
- Lëreni fëmijën tuaj t'ju shikojë juve ose anëtarët e tjerë të besuar të familjes kur jeni duke e përdorur tualetin dhe flisni për atë që po bëni.
- Vishni fëmijës një ose dy herë në ditë trenerka. Kjo e ndihmon fëmijën tuaj ta kuptojë ndjenjën e lagështisë.
- Sigurohuni që fëmija juaj të hajë shumë fibra dhe të pijë shumë ujë në mënyrë që të mos ketë kapsllëk. Kapsllëku mund t'i bëjë më të vështira ushtrimet për përdorimin e tualetit.
Pasi të filloni, ushtrimet për përdorimin e tualetit mund të zgjasin me ditë, javë ose muaj. Gjëja kryesore është të mos e shtyni fëmijën tuaj dhe ta lini të mësojë sipas ritmit të tij/saj. Fëmija juaj do ta kuptojë atë me kohë. Dhe nëse fëmija juaj nuk bashkëpunon ose nuk duket i/e interesuar për të ushtruar për përdorimin e tualetit, thjesht prisni derisa të dëshirojë ta provojë përsëri.
Fillimi i ushtrimeve për përdorimin e tualetit
Është ide e mirë të filloni ushtrimet për përdorimin e me tualetit në ndonjë ditë kur nuk keni në plan të dilni nga shtëpia. Këshillat në vijim mund t'ju ndihmojnë me ushtrimet për përdorimin e tualetit kur të vie dita për t'ja filluar.
Koha
- Uleni fëmijën tuaj në oturak në periudhat kohore ku fëmija ka më së shpeshti jashtëqitje, si p.sh. 30 minuta pas ngrënies ose pasi ta keni pastruar. Kjo nuk funksionon për të gjithë fëmijët - ushtrimet për përdorimin e tualetit fillojnë tamam kur fëmija juaj është i/e vetëdijshëm/e për të kryer jashtëqitjen ose urinën dhe është i/e interesuar të mësojë procesin.
- Kujdesuni për shenjat që tregojnë se fëmija juaj duhet të shkojë në tualet. Shenjat përfshijnë ndryshime në qëndrim, gazrat, qetësia e tij/saj ose lëvizja në një dhomë tjetër pa ndihmën e askujt.
- Nëse fëmija nuk urinon ose nuk e bën jashtëqitjen pas 3 deri në 5 minuta qëndrim në oturak ose tualet, hiqeni nga aty. Gjëja e duhur është të mos e lini fëmijën tuaj të qëndroj i/e ulur në tualet për periudha të gjata kohore, sepse kjo gjë do të ndihet si ndëshkim.
Inkurajoni dhe kujtojani fëmijës tuaj
- Lavdëroni fëmijën tuaj për përpjekjet (edhe nëse progresi është i ngadalshëm), veçanërisht kur ai/ajo është i/e suksesshëm. Mund të thani, 'Bravo që je ulur në oturak'. Kjo ja bënë të ditur fëmijës se po bën një punë të mirë. Gradualisht filloni t'i zvogëloni lavdërimet ndërsa fëmija juaj i mëson pjesët e procesit.
- Në faza të ndryshme gjatë ditës (por jo shumë shpesh), pyesni fëmijën tuaj nëse ka nevojë të shkojë në tualet. Mjafton t'ja përkujtoni butësisht - është më mirë nëse fëmija juaj nuk ndihet nën presion.
- Nëse fëmija juaj nuk ia qëllon guasës së tualetit, përpiquni të mos nervozoheni. Zakonisht fëmijët nuk i bëjnë këto aksidente qëllimisht, kështu që thjesht pastroni atë që e ka bërë fëmija pa dhënë ndonjë koment ose pa u nervozuar.
Pantallonat dhe veshja
- Ndaloni përdorimin e pelenave (përveç gjatë natës dhe gjatë gjumit të ditës). Filloni të përdorni të brendshme ose trenerka gjatë gjithë kohës. Ju madje mund ta lini fëmijën tuaj të zgjedhë disa të brendshme, hap i cili mund të jetë emocionues për ju.
- Vishni fëmijën tuaj me rroba që janë të lehta për t'u hequr - për shembull, pantallona me brez elastik, në vend të kostumeve të plota. Në mot më të ngrohtë, mund ta lini fëmijën tuaj të qëndrojë me të brendshme kur jeni në shtëpi.
Higjiena
- Pastrojeni prapanicën e fëmijës tuaj derisa fëmija juaj të mësojë se si ta bëjë. Mbani në mend që duhet ta fshini nga përpara në mbrapa, veçanërisht tek vajzat.
- Mësojeni djalin tuaj ta shkundë penisin e tij pas urinimit për ta hequr çdo pikë urine. Në fillim të ushtrimeve për përdorimin e tualetit, ndonjëherë ndihmon të gjuani një top pingpongu brenda në guasën e tualetit në mënyrë që djali juaj ta shënjestroj ta godas gjatë urinimit. Ose ai mund të preferojë që të ulet në guasë për të urinuar, gjë që mund të bëj më pak rrëmujë.
- Mësoni fëmijën tuaj se si t'i pastrojë duart pas përdorimit të tualetit. Ky mund të jetë një aktivitet argëtues që fëmija juaj kënaqet si pjesë e rutinës.
Shpeshherë, fëmijët arrijnë moshën 3-4 vjeçare kur ndalojnë së urinuari natën. Një në 5 fëmijë të moshës pesëvjeçare dhe 1 në 10 fëmijë të moshës gjashtëvjeçare ende përdorin pelena gjatë natës. Dhe urinimi në shtrat është gjë shumë e zakonshme tek fëmijët e moshës shkollore. Nëse fëmija juaj urinon në shtrat, ka gjëra që mund të bëni kur ju dhe fëmija juaj të jeni gati.
Ushtrimet për përdorimin e tualetit kur jeni jashtë shtëpisë
Më e lehta është të qëndroni në shtëpi për disa ditë kur filloni ushtrimet për përdorimin e tualetit, por dikur do t'ju duhet të dilni jashtë.
Kudo që të shkoni, është mirë të kontrolloni se ku gjindet tualeti më i afërt. Nëse do të shkoni në një qendër tregtare lokale, pyesni fëmijën tuaj nëse ka nevojë të shkojë në tualet kur të arrini atje. Kjo mund të ndihmojë që fëmija juaj njoftohet me zonën e re.
Është më mirë të merrni një palë të brendshme dhe rroba rezervë për fëmijën tuaj kur jeni jashtë shtëpisë, derisa fëmija juaj është i/e sigurt në përdorimin e tualetit. Është gjithashtu një ide e mirë të mbani qese plastike për t'i futur rrobat e lagura ose të ndotura.
Nëse fëmija juaj shkon në ndonjë institucion të shërbimit të kujdesit për fëmijët, ose në shtëpinë e ndonjë miku/mikeshe ose të afërmve pa ju, njoftoni ata/ato se fëmija juaj është në proces të ushtrimeve për përdorimin e tualetit. Në këtë mënyrë ata/ato mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të përdorë tualetin ose oturakun ashtu siç bëni ju në shtëpi.
Pengesat dhe aksidentet gjatë ushtrimeve për përdorimin e tualetit
Të mësosh të urinosh dhe të bësh jashtëqitjen në tualet kërkon kohë. Është e pritshme të ketë aksidente dhe pengesa – të gjitha këto janë vetëm pjesë e procesit.
Nëse fëmija juaj mërzitet për shkak të ndonjë aksidenti, sigurojeni fëmijën tuaj se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe se nuk ka nevojë të shqetësohet.
Në vijim janë të paraqitura disa ide për t'ju ndihmuar në shmangien e aksidenteve:
- Kushtojini vëmendje nëse fëmija juaj thotë se ka nevojë për tualet menjëherë. Mund të ketë të drejtë!
- Nëse jeni të sigurt që fëmija juaj nuk e ka bërë urinën ose jashtëqitjen për një kohë, kujtojini fëmijës tuaj se mund të ketë nevojë të shkojë. Fëmija juaj mund të jetë aq i/e nxënë duke u marrë me ndonjë gjë që po bën, saqë nuk e kuptojn se duhet shkojnë në tualet derisa të jetë tepër vonë.
- Kontrolloni nëse fëmija juaj dëshiron të shkojë në tualet gjatë një loje të gjatë ose para një daljeje jashtë shtëpisë. Nëse fëmija nuk dëshiron të shkojnë, nuk ka problem.
- Përpiquni të siguroheni që oturaku ose tualeti janë lehtësisht të qasshme dhe të përdorshme.
- Thuani fëmijës tuaj të urinojë pak para se të shkon në shtrat për të fjetur.
Mundohuni të qëndroni të qetë nëse ushtrimet për përdorimin e tualetit duket se zgjasin më gjatë sesa prisni. Qëndroni pozitiv në lidhje me arritjet e fëmijës suaj, sepse fëmija juaj do të arrijë atje përfundimisht. Tensioni ose stresi i tepërt mund të çojë në ndjenja negative dhe mund të rezultojë që fëmija juaj të shmangë shkuarjen në tualet.
Problemet në shëndet
Ja vlenë t'i vëzhgoni problemet e mundshme që lidhen me ushtrimet për përdorimin e tualetit. Shenjat për të cilat duhet kujdesur përfshijnë:
- një rritje ose ulje e madhe e numrit të jashtëqitjeve ose urinimeve
- jashtëqitjet që janë të vështira për tu bërë
- jashtëqitjet e paformuara ose shumë të holla
- gjak në jashtëqitje ose urinë (ndonjëherë shfaqet si urinë e turbullt)
- dhimbje kur fëmija juaj shkon në tualet.
Nëse mendoni se mund të ketë ndonjë problem ose jeni të shqetësuar se si fëmija juaj po përshtatet me ushtrimet për përdorimin e tualetit, konsultohuni me mjekun ose me infermieren e shëndetit të fëmijës dhe familjes.