18 këshilla për t'i bërë ballë sfidave në njësinë e kujdesit intensiv neonatal (NICU/NjKIN)

Njësia  e kujdesit intensiv neonatal (NICU) mund të jetë një mjedis i çuditshëm dhe i vështirë për foshnjën tuaj, për juve dhe familjen tuaj. Përpiquni ta bëni hapësirën NICU tuajën, të kaloni kohë me foshnjën tuaj dhe të ndani kohë për t’u çlodhur. Nëse kujdeseni për veten gjatë kohës që foshnja juaj është në NICU, ju do të jeni më të aftë të kujdeseni për foshnjën tuaj.
Body

Krijoni hapësirën tuaj brenda në NICU

1. Bëjeni që hapësira përreth foshnjës të jetë më personale
Ju mund të sillni gjëra nga shtëpia, t’i përdorni dhuratat e njerëzve, ose të vendosni fotografi tuaja dhe të vëllezërve dhe motrave të foshnjës tuaj për ta bërë hapësirën rreth foshnjës tuaj më ndryshe nga ajo e foshnjave tjera. Por mbani në mend se rrëmuja e tepërt mund ta bëjë të vështirë kujdesin për foshnjën tuaj.

2. Krijoni një hapësirë private
Kur jeni të ulur në NICU, zakonisht jeni të kthyer me fytyrë nga jashtë. Kjo do të thotë se kushdo që kalon mund t'ju shohë. Nëse dëshironi pak kohë private, por gjithashtu dëshironi të qëndroni pranë foshnjës tuaj, kthejeni karrigen tuaj në mënyrë që të jeni të kthyer nga brenda. 

3. Festoni rastet e veçanta
Festimi i një dite të veçantë mund t’ju heq mendjen nga shqetësimet për foshnjën tuaj.

Vizita e foshnjës tuaj në NICU

4. Bëni pyetje dhe qëndroni të informuar
NICU mund të jetë dërrmuese. Nëse nuk jeni të sigurt për ndonjë gjë, është në rregull t’i kërkoni stafit të spitalit t’u shpjegojë me fjalë që i kuptoni. Mund të merrni shënime, që do t’u ndihmojnë ta kujtoni hollësi të rëndësishme.

Ndërtimi i marrëdhënieve me stafin mjekësor mund t’ua lehtësojë parashtrimin e pyetjeve dhe të qëndroni të përditësuar. Mund të zgjidhni të flisni rregullisht me dy ose tre nga stafi mjekësor mbi gjendjen foshnjës tuaj. Koha kur bëhet ndërrimi i turnit të stafit mund të jetë moment i mirë për ta bërë këtë.

5. Përfshihuni me rutinën e foshnjës tuaj
Nëse mundeni, planifikoni të jeni në NICU kur stafi të bëjë “kujdesin” e foshnjës tuaj. Në fillim mund të mësoni e pastaj të merrni pak nga pak kujdesin e foshnjës. Për shembull, mund të ndihmoni ta lani fytyrën e foshnjës, t’i ndërroni pelenat ose ta ripoziciononi foshnjën.

Duke e bërë këtë, ti bëhesh pjesë e jetës së foshnjës suaj. Ai/ajo do të mësojë t’ju njohë, dhe ju do të mësoni se si ta trajtoni foshnjën tuaj në mënyrat që i pëlqejnë më shumë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar siguri në kujdes për të.

6. Ftoni miqtë dhe familjen në vizitë për t’ju mbështetur
Disa NICU, por jo të gjitha, i lejojnë vizitat nga miqtë dhe familja e gjerë. Mbi të gjitha, këta vizitorë janë përkrahja juaj, derisa jeni duke mbështetur fëmijën tuaj.

Është ide e mirë të keni vetëm një ose dy vizitorë në një kohë, sepse vizita nga shumë njerëz në të njëjtën kohë mund të jetë dërrmues për ty dhe foshnjën tuaj.

7. Mbaj një regjistër të zhvillimit të foshnjës tuaj
Ka gjasa që ju do të harroni shumë gjëra për këtë kohë të jetës së foshnjës tuaj – edhe pse kjo mund të duket e paharrueshme tani. Mund të bëni foto ose video ose të mbani një ditar që të të ndihmojë t'i kujtoni këto kohë.

Relaksimi dhe çlodhja brenda dhe jashtë NICU

8. Dilni nga spitali për pushime të shkurtra
Të kalosh orë të gjata në NICU mund të jetë e mërzitshme dhe e lodhshme. Ndani kujdesin me partnerin/en tuaj dhe dilni me radhë nga spitali për pushim. 

9. Gjeni një vend të qetë për t’u çlodhur

10. Mendo për të shkruar një ditar
Shkrimi i ditarit mund t’u jep mundësinë t’i shprehni ndjenjat, të meditoni për atë që po ndodh. Ditari mund të jetë vetëm për ju, ose mund të planifikoni ta ndani me të tjerët në ndonjë fazë më vonë.

11. Merreni një libër për ta lexuar

12. Bëni ushtrime çlodhjeje

13. Ndani kohë për vetveten
Të dilni jashtë me partnerin/en, qoftë vetëm ose me miqtë është mirë për të gjithë.

Ndarja e kohës për veten derisa fëmija juaj është në NICU

14. Merreni gjërat shtruar në raport me veten
Është në rregull të thuash se nuk mund të shkosh në festën e ditëlindjes së një miku/mikeshe këtë vit, nëse nuk e ndjen se mund të shkosh. Nëse kujdesesh për veten, do të jesh më i/e aftë të kujdesesh më mirë për foshnjën tënde.

15. Pranoni ndihmën e familjes dhe të miqve
Ndihma praktike nga miqtë dhe familja mund t'ju lirojë për këto prioritete. 

16. Flisni me dikë
Të kesh një fëmijë në NICU mund të jetë e vështirë dhe është normale të ndjesh emocione të forta si faji, zemërimi, turpi dhe mungesa e shpresës. Është mirë t’i pranoni emocionet e tua dhe të flasësh me dikë që të beson se si ndihesh. 

17. Ushqehuni mirë
Ushqimi i mirë do t’ua rritë nivelin e energjisë. Lëreni urinë, etjen dhe ngopjen t'ju drejtojë për atë që hani dhe pini.

18. Pranoni se do të ketë ngritje dhe rënie.
Vetëdija dhe pranimi se do të ketë ditë të mira dhe ditë të këqija do t’ju ndihmojë të mos ndiheni aq të tronditur dhe të shqetësuar kur ndodhin ditë të këqija.