Sjellja e zakonshme e parashkollorit (3-6 vjeç): Çfarë duhet të prisni?
Në mënyrë që fëmija të eksplorojë pa u penguar, është e rëndësishme t'i jepni kohë të mjaftueshme të: shkojë për shëtitje ose niseni për në destinacionin tuaj me herët. Për më tepër, është e zakonshme që fëmija i kësaj moshe të dëshirojë më shumë pavarësi si në sjellje ashtu edhe në vendimmarrje. Me të vërtetë kanë nevojë për mbështetjen tuaj, ashtu si edhe për mundësitë për të bërë gjërat në mënyrë të pavarur, për të marrë vendime rreth gjërave të rëndësishme për ta (p.sh. çfarë t’i bëjnë shokut si dhuratë për ditëlindjeje, çfarë të veshin në kopsht, ku të shkoni për shëtitje pasdite, etj.). Si mbështetja juaj ashtu edhe këto mundësi e ndërtojnë ndjenjën e vetëbesimit të fëmijës, kështu që me vëmendje pozitive, lavdërim dhe një ndjenjë sigurie me ju - ato bëhen mundësi të mëdha për t’i praktikuar aftësitë e tyre dhe për të eksploruar për shkathtësi të reja.
Në këtë moshë, loja është shumë e pasur dhe imagjinare. Gjatë lojës, fëmija me mjeshtëri eksploron dhe përjeton situatat me të cilat ballafaqohet çdo ditë, ia atribuon sjelljen njerëzore kafshëve dhe kukullave, analizon marrëdhënie, sjellje të ndryshme dhe nxjerr përfundime rreth tyre në lojë - provon pasoja të ndryshme, shfaq ndjenja dhe të ngjashme.
Në këtë moshë, fëmijët vazhdojnë të mësojnë shumë shpejt. Ka mundësi shumë stimuluese të të mësuarit në rutinën e zakonshme të shtëpisë (për shembull në përgatitjen e vakteve, blerjet, planifikimin e kohës së lirë, vizitat dhe socializimin, vendosjen e tryezës...); ata mbështeten në pjesëmarrjen e fëmijës dhe vëmendjen pozitive - aftësitë e prindërve për të mbështetur dhe zgjeruar përvojën e fëmijës, për të lavdëruar angazhimi, kureshtjen, zhdërvjelltësinë e fëmijës...
Fëmijët në këtë moshë vazhdojnë të mësojnë shumë shpejt. Rutinat e zakonshme në shtëpi mund të jenë stimulues të mirë për të mësuar (për shembull: në përgatitjen e vakteve, blerjet, planifikimin e kohës së lirë, vizitat dhe shoqërimi, shtrimin e tavolinës...); aftësitë e prindërve për të përkrahur dhe zgjeruar përvojën e fëmijës, për të vlerësuar angazhimin e fëmijës, kuriozitetin, shkathtësinë, ndikojnë në përkrahjen për pjesëmarrje dhe vëmendjen pozitive të fëmijës.
Fëmijët në këtë moshë përjetojnë shumë efekte pozitive nga aktivitetet e përbashkëta me bashkëmoshatarët. Të luash me bashkëmoshatarët, veçanërisht në grupe të përziera (grupe të moshave të ndryshme), ofron mundësi të shumta për të eksploruar dhe mësuar rreth vetes dhe botës, veçanërisht për marrëdhëniet ndërpersonale. Për këtë arsye, është e rëndësishme që fëmijët në këtë moshë të fillojnë të shkojnë në kopsht. Kur fëmija fillon kopshtin, keni parasysh se do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj për të kuptuar dhe pranuar rolin e ri, rutinat e reja, për tu njohur me të rriturit dhe bashkëmoshatarët që e rrethojnë dhe për të tejkaluar përditshmërinë nga " realiteti i kopshtit" në realitetin dhe rutinat e shtëpisë.
Emocionet e fëmijës janë shumë të forta në këtë moshë, ato ndryshojnë shpejt dhe fëmija ende po mëson t’i kuptojë dhe t’i menaxhojë ato. Prandaj, mund të jetë ende shumë sfiduese për fëmijën që të rregullojë sjelljen në situata sfiduese - kur ka një burim zhgënjimi, frike ose zemërimi. Ju mund ta ndihmoni atë në këtë detyrë të madhe dhe të rëndësishme, duke folur hapur për ndjenjat: duke shprehur dhe emërtuar ndjenjat tuaja të ndryshme, si dhe duke i ofruar fëmijës një emër për ndjenjat e veta ose të bashkëmoshatarëve.