Diversiteti minimal i dietës!

Çdo familje dëshiron t'u sigurojë fëmijëve të tyre kushtet më të mira të mundshme për rritje dhe zhvillim. Kushtet e këqija financiare ose të strehimit, madhësia e familjes ose situatat e papritura dhe urgjente, e bëjnë të vështirë sigurimin e ushqimeve të përshtatshme dhe përgatitjen e ushqimit për një foshnjë.
Body

Këtu janë disa këshilla se si t'i siguroni fëmijës tuaj ushqimet që i nevojiten. Eshtë e rëndësishme të mbani në mendje se ndonjëherë edhe një shtesë e vogël në dietë mund të jetë shumë e dobishme për fëmijën.

  • Shtoni perime të ziera të shtypura dhe një lugë çaji vaj ulliri në purenë e foshnjës.
  • Vitamina A mbron fëmijën nga infeksionet dhe ka një efekt të dobishëm në zhvillimin e shikimit. Përveç qumështit të gjirit, ajo gjendet në perimet me gjethe jeshile të errët (shtoni disa gjethe spinaq ose kale në purenë e foshnjës), përdorni fruta ose perime me ngjyrë portokalli dhe të verdhë, vezët, produkte të bulmetit.
  • Fasule të shtypura pure ose vezët mund të zëvendësojnë mishin.
  • Fëmijët kanë nevojë për ushqime të pasura me hekur, në mënyrë që të përmirësojnë aftësitë e tyre fizike dhe mendore dhe të parandalojnë aneminë. Burimet më të mira të hekurit janë ushqimet me origjinë shtazore - vezët, mishi, mëlçia dhe peshku. Një mënyrë tjetër për të siguruar marrjen e mjaftueshme të hekurit është ushqimi i pasuruar me hekur (drithëra ose formula për fëmijë në ushqimin shtesë ose artificial).
  • Jepini fëmijës ushqim të sapo-përgatitur të paktën një ose dy herë në ditë, dhe ushqimet e tjera mund të jenë të thata dhe të lehta - fruta, bukë, biskota, banane. Përgatisni dhe ruani ushqimin në mënyrë të sigurt/ushqyerja e sigurt e fëmijëve   
  • Qumështi i gjirit është gjithashtu një vakt ideal "i shpejtë".

Nëse keni nevojë për ndihmë financiare ose tjetër, kontaktoni qendrën kompetente për mbështetje sociale.

Nëse keni nevojë për këshilla mjekësore, kontaktoni një pediatër dhe shërbimin e vizitës në shtëpi.